Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 3 dhjetor 2009

FJALA E KRYETARIT VELJANOVSI NË SALLËN UNIVERZALE NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT–DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE ME INVALIDITET

Zonja dhe zotërinj,
Shkëlqesi,
Të respektuar të pranishëm,

Sot në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Invaliditet. Qëllimi themelor i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Invaliditet është që edhe një herë të rikujtojmë se këta bashkëqytetarë tanë janë këtu mes nesh. Ndërsa njëkohësisht është që të shikojmë që të gjithë ne si individë dhe si institucione, përkatësisht si shtet në tërësi, kemi bërë për këta qytetarë tanë që në tërësi të përfshihen në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Ky është detyrim yni ligjor, ndërsa më tepër është detyrim moral, nëse si individ dhe si institucione humaniteti për ne është vlerë e vërtetë humane e jo vetëm deklarative.

Të dashur miq,
Nëse shikojmë në aspektin ligjor, Republika e Maqedonisë numërohet në ata shtete të cilët shumë mirë e kanë rregulluar këtë problematikë. Dua të kujtoj se para do kohësh miratuam Ligjin për përdorimin e gjuhës së shenjave, ndërsa para saj e miratuam Ligjin për organizatat për invalidë, si dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësimin e invalidëve. Megjithatë, si shtëpi ligjdhënëse me vetë miratimin e ligjeve nuk e kemi kryer punën. Është e nevojshme të përcillet se si këto ligje zbatohen në përditshmëri, ku shfaqen moskonsekuencar në ligj, por edhe si ato të përmirësohen.

Kur flasim për gjendjen dhe integrimin shoqëror të personave me invaliditet, dimension shumë i rëndësishëm është procesi arsimor, përmes të cilit ata mund të arsimohen si t’i arrijnë shkallët më të larta akademike.

Në Republikën e Maqedonisë në kuadër të Fakultetit Filozofik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi"  tani më 15 vjet vepron Instituti për Defektologji.

Ky institut, i cili sot gjithashtu, në mënyrë solemne e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Personave me Invaliditet, arsimon kuadër kualitativ të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë përfshirë në procesin edukativ dhe edukativo-arsimor të personave me invaliditet. Sot kur jetojmë në botën globale, arsimimi është parakusht që të sigurohet jetesë kualitative. Por, njëkohësisht përmes procesit edukativ duhet të gjithë të kuptojnë dhe të pranojnë se personat me invaliditet nuk janë të ndryshëm nga të tjerët. Këtu e shoh edhe rolin e sektorit joqeveritar, ndërsa siç thash, këtu është edhe përgjegjësia e secilit nga ne si individë.

Të respektuar,
Pa dallim, mendoj se është më e rëndësishme kur flasim për të drejtat e njeriut me invaliditet, t’i  tejkalojmë ato stereotipa dhe paragjykime të cilat për fat të keq janë të pranishme.

Personave me  handikap nuk u duhet  ngushëllimi ynë ose ndonjë mëshirë. Ne duhet t’u tregojmë dhe t'u dëshmojmë se ata janë të njëjtë si personat e tjerë.

Zaten, nuk është sukses i vërtetë edhe arritja e nxënësve të Shkollës për persona me nevoja të veçanta "Ardhmëria’’ të cilët sivjet në festivalin në Poloni zunë vendin e parë.  Ç'të thuhet për arritjen e bashkëqytetarit tanë Dejan Zafirovski, i cili me biçikletë arriti deri në Nicë, ose për artin e pikturës së Roza Mojsovska, e cila sot është e njohur si te ne, ashtu edhe në rajon në dhe më gjerë. 

Mbetet vetëm t’i falënderohen për synimet dhe arritjet e tyre, sepse jo vetëm që tregojnë se personat me handikap janë të njëjtë si ne të tjerët, por me arritjet veta e promovojnë shtetin tonë dhe të gjithë qytetarët e tij në gjithë botën. Unë sonte përmenda vetëm disa të cilët me punën, me vullnetin dhe me talentin e tyre kanë arritur rezultate kulmore, ndërsa jam i bindur se të gjithë jemi dëshmitarë se personat me handikap në vendet e tyre të punës, në procesin arsimor, në angazhimin e tyre shoqëror, ose thjeshtë thënë, në përditshmëri, në asgjë nuk mbesin pas tjerëve.

Të nderuar miq,
Sot në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Invaliditet. Sonte këtu të gjithë jemi të lumtur dhe të kënaqur. Besoj se këtë energji pozitive të gjithë e ndjejmë. Unë do të doja që çdonjëri prej nesh që është këtu, si dhe ata që e përcjellin transmetimin televiziv, këtë energji pozitive ta mbajnë 365 ditë. Më besoni, ajo na duhet të gjithë neve.

Ju faleminderit.

 
a

Na ndiqni në: