REFERIMI I KRYETARIT TRAJKO VELANOSKI NE AKADEMINE SOLEMNE ...



27.01.2009

REFERIMI I KRYETARIT TRAJKO VELANOSKI NË AKADEMINË SOLEMNE TË SHËN SAVËS, BOM

Me të vërtet më paraqet kënaqësi të madhe sonte , këtu me ju si bashkëqytetarë, pjesëtar të bashkësisë etnike serbe, ta ndiejmë festën e madhe të popullit serb "Ditën e arsimit", me të cilin shënohet data e flakjes së fuqive të Shën Savës në vitin e largët 1594.

Lexo më shumë

TRAJKO VELJANOSKI PARA SHOQATES SE KROATEVE NE RM 22.02.09...



22.02.2009

FJALIM I KRYETARIT TRAJKO VELJANOSKI PARA SHOQATËS SË KROATËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Me të vërtetë më paraqet  kënaqësi të madhe, për mua që sot jam me ju në Kuvendin tuaj vjetor,  në të cilin i mblidhni rezultatet tuaja, por edhe do t’i aprovoni  programet tuaja për të ardhmen.

Lexo më shumë

TRAJKO VELJANOSKI, po povod 5 godini od Boris Trajkovski 2...



E enjte, 26.02.2009

REFERIMI I Z. TRAJKO VELJANOSKI, KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME RASTIN E PESËVJETORIT TË HUMBJES SË JETËS TË KRYETARIT BORIS TRAJKOVSKI

Kaluan pesë vite nga momenti kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë e humbën njeriun e shquar, i cili ishte personi krijues dhe zemërgjerë - virtytet që ndonjëherë na mungojnë aq shumë në politikë. Kaluan pesë vite nga momenti kur bota humbi personin më të rëndësishëm politik, i cili në mënyrë të barabartë kujdesej për popullin e tij, por edhe për të gjithë popujt në tërë botën. Personaliteti, i cili duke punuar për suksesin e Maqedonisë, përpiqej për një botë të re dhe më të mirë, e cila moto do të jenë feja, shpresa dhe dashuria,ndërmjet të gjithëve dhe për gjithçka.

Lexo më shumë

REFERIM TRAJKO VELJANOSKI ME RASTIN E HAPJES ...



E enjte, 26.02.2009,

REFERIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI ME RASTIN E HAPJES TË BIBLIOTEKËS SË KUVENDIT

Çdo njeri sipas natyrës së tij synon kah dituria. Secila familje, përsëri, në shtëpinë e vetë ka këndin që jep ngrohtësi të veçantë, rafte ku janë të vendosura librat e adhuruara nga ku për herë të parë jemi njoftuar me diçka të re, dhe prej nga i kemi zgjeruar horizontet tona shpirtërore. Shtëpia jonë parlamentare prej sot fiton hapësirë të këtillë reprezentative, me shumë kënde, që duhet të bëhet hallkë e rëndësishme në përforcimin e kapacitetit hulumtues të Parlamentit.

Lexo më shumë

TRAJKO VELANOSKI NE KONFERENCEN NE PARIS 27.02.09...



E premte 27. 02.2009, Paris

REFERIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË SHTETEVE ANËTARE TË UNIONIT EVROPIAN NË PARIS

Në fillim të këtij shekulli, Republika e Maqedonisë u ballafaqua me një nga krizat më të mëdha në historinë më të re. Konflikt që bazohej mbi çështjet etnike, i cili me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe me determinimin historik të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për bashkëjetesë dhe tolerancë ndaj tjetrit dhe të ndryshmit, e zgjidhëm me Marrëveshjen kornizë. Dhe pikërisht nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje fillon roli dhe përgjegjësia e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për implementimin Kushtetues të saj, dhe zbatimin në praktikë.

Lexo më shumë

Obrakanje Trajko Veljanoski po povod 60 godisnina na Soveto...



E martë 05. maj. 2009

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË MBLEDHJEN SOLEMNE ME RASTIN E SHËNIMIT TË 60 VJETORIT TË THEMELIMIT TË KËSHILLIT TË EVROPËS

I nderuari kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtarë të Qeverisë, Të nderuar kolegë deputetë, shkëlqesi, zonja dhe zotërinj, “Unë i shoh këto 12 yje si përkujtues se bota mund të jetë më e bukur nëse kemi guxim që kohë pas kohe të shikojmë në drejtim të tyre”. Këto fjalë para 19 vjetësh nga foltorja e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës i shqiptoi Vacllav Havel. Sot, miq të nderuar, në Këshillin e Evropës shkëlqejnë 47 yje të cilat i bashkojnë rreth 800 milionë evropianë. Ideja për Evropën e bashkuar dhe formimin e trupit përfaqësues, i cili do të jetë i autorizuar të flasë, përkatësisht të veprojë në emër të gjithë Evropës, rrjedh qysh prej shek. XIX. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore u paraqitën një numër i madh i lëvizjeve dhe organizatave, të cilat u përpoqën për bashkimin e Evropës. Në vitin 1947 këto grupe u bashkuan dhe formuan “Komitetin Ndërkombëtar të Lëvizjeve për Bashkimin e Evropës”, qëllimi i të cilit ishte koordinimi i aktiviteteve dhe rritja e efikasitetit të lëvizjeve të ndryshme evropiane. Rezultat i kësaj ishte Kongresi i njohur në Hagë, i mbajtur më 17 maj 1948, i njohur si Kongresi për Evropën.

Lexo më shumë

EKSPOZE E KRYETARIT TE KUVENDIT TRAJKO VELJANOSKI NE KUVEND...



E enjte, 05.03.2009

EKSPOZE E KRYETARIT TË KUVENDIT TRAJKO VELJANOSKI NË KUVENDIN POPULLOR TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË

Për mua është nder i madh që kam mundësi nga foltorja e shtëpisë ligjvënëse demokratike më të lartë të Republikës së Bullgarisë t’u drejtohem juve, përfaqësues legjitimë të qytetarëve të Republikës së Bullgarisë. Ky nder dhe kënaqësi por njëkohësisht edhe përgjegjësi, është  më e madhe nëse merret parasysh fakti se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë janë shtete fqinje miqësore, të cilat kanë lidhje shumë të zhvilluara politike, ekonomike dhe kulturore, e deri te marrëdhëniet e rëndomta njerëzore të përditshme, të cilat i kanë vendosur qytetarët tanë.

Lexo më shumë
12   
Click