Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 13 shtator 2010, Ohër

FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN PËR E-DEMOKRACI

 Të nderuar zonja dhe zotërinj,
 Të nderuar kolegë deputet,
 Të nderuar ministra,
 Shkëlqesi,
 Të nderuar mysafir,

Jetojmë në shekullin në të cilin proceset e globalizimit shpejt zhvillohen dhe i përfshijnë të gjitha sferat nga jeta jonë e përditshme nga politika, ekonomia, kultura, sporti, argëtimi dhe rekreacion, dhe deri në atë komunikim të thjesht, personal të përditshëm. Përkatësisht bëhet fjalë për procese në të cilët është i përfshirë edhe njeriu si individ dhe institucionet shtetërore, subjektet ekonomike dhe gjithashtu organizatat ndërkombëtare.Vegël kryesore në këto procese të globalizimit janë teknologjitë e reja të komunikimit, ndërsa para së gjithash interneti.  A nuk është për habitje kur rini në shtëpi dhe komunikoni nëpërmjet internetit me miqtë ose familjarët tuaj të cilët jetojnë në anën tjetër të botës.  A nuk është përfitim kur vini në zyrë dhe në monitor keni informata për të gjitha ndodhitë dhe ngjarjet e mundshme, ose shikoni se çmimi i prodhimit tuaj ritet ose bie të tregun botëror dhe keni mundësi në të njëjtin moment të reagoni në mënyrë përkatëse.  

Edhe konferenca e sotme nëse gjykojmë sipas përbërjes së pjesëmarrësve i reflekton ato procese të globalizimit, sepse sa që pash në listën e pjesëmarrësve na ka në të gjitha meridianët. 

Të nderuar,

Republika e Maqedonisë para katër vite nuk mund të lavdërohej me shfrytëzim më të madh të internetit si vegël në përditshmërinë e qytetarëve tonë ose në institucionet.  Me projektin e Qeverisë “Kompjuter për çdo fëmijë”, mendoi se filloi trendi i vërtetë pozitiv i cili edhe sot vazhdon në pushtimin e teknologjive bashkëkohore për komunikim dhe shfrytëzim të internetit.   Gjithsesi pas kësaj vijonin edhe masa tjera të organizuara dhe rezultati është këtu. 

Sot, Republika e Maqedonisë është në gjysmën e parë të shteteve evropiane sipas numrit të shfrytëzuesve të internetit.  Gjithashtu këtë trend e pranuan edhe institucionet shtetërore, ndërsa gjithashtu ndërmjet tyre edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me realizimin e projektit E-parlament. Projektin e realizojmë së bashku me kompaninë Nekstsens, e cila është autore e softuerit.  Këtë veçanërisht e theksoi sepse bëhet fjalë për firmë vendore, përkatësisht për prodhim vendor dhe dituri e futur e cila konsideroi mund të jetë konkurrente të gjithë tregjet.

Me zbatimin e E-parlamentit në tërësi i gjithë procesin ligjvënës në Kuvend e udhëheqim në mënyrë elektronike.   Në praktikë ajo do të thotë se nga hyrja e ligjit në parlament të gjitha fazat në procedurën ligjvënëse të parapara me Rregullore zhvillohen në mënyrë elektronike, ndërsa në të vërtet do të thotë se deputetët kanë mundësi ta përcjellin dhe të marrin pjesë në procesin ligjvënës edhe jashtë nga Kuvendi dhe gjatë kohës së udhëtimeve zyrtare jashtë shtetit.

Gjithashtu me futjen e E-parlamentit çdo deputet, si dhe të punësuarit në Kuvend mund në mënyrë shumë efikase ta përcjellin lëvizjen e çdo ligji ose dokumenti ose akt tjetër i cili është në procedurë të kuvendit.  E gjithë kjo nga ana tjetër e forcon efikasitetin dhe kualitetin e vet procesit ligjvënës, ndërsa në të njëjtë kohë ka edhe efekte ekonomike.

Zonja dhe zotërinj,

Nën dy, dimension po aq i rëndësishëm i cili del nga zbatimi i E-parlamentit  është forcimi i transparencës së shtëpisë ligjvënëse.  Vegël kryesore për arritjen e këtij qëllimi është ueb faqja e kuvendit e cila është e lidhur me sistemin e E-parlamentit nga ku i nxjerr të dhënat në lidhje me materialet nga procedurën ligjvënëse dhe e cila çdo ditë krahas në gjuhën maqedonase azhurnohet në gjuhën shqipe, angleze dhe frënge.  Me atë është mundësuar në të njëjtën përpos agjendës ditore, si për mbledhjet e planifikuara, ashtu edhe për të gjitha komisionet e kuvendit dhe trupa tjera punues mund ta gjeni edhe çdo ligj i cili hyn në procedurë të kuvendit, si dhe dokumente, akte dhe raporte tjerë të cilët janë temë debati në Kuvend.  Gjithashtu, mund të përcillen të gjithë amendamente e propozuar nga ana e deputetëve, debatet nëpërmjet stenogrameve në komisionet e kuvendit si dhe konkluzionet, dhe deri në miratimin e ligjit në seancë plenare.  Përkatësisht, çdo i interesuar mund nëpërmjet ueb faqes tonë ta përcjellë të gjithë procesin ligjvënës.  Gjithashtu, mund të fitohen informata për aktivitetin ndërkombëtar të deputetëve, përkatësisht bashkëpunimi ndërkombëtar të cilin si parlament e kemi vendosur me parlamentet në Evropë dhe më gjerë.

Mëtejmë, në ueb faqen mund t’i gjeni përbërjet parlamentare të të gjitha periudhave të deritanishme mandatare, me të dhëna biografike bazë për çdo deputet aktual por edhe i mëparshëm.  Në rrjedhë është digjitalizimi i stenogrameve nga të gjitha mbledhje e planifikuara nga përbërja e parë parlamentare, deri sot, që paraqet bazë e rëndësishme e të dhënave e cila besoi se do të gjejë zbatim edhe në veprimtarinë shkencoro-hulumtuese për ata të cilët duan ta hulumtojnë parlamentarizmin në Republikën e Maqedonisë.  

Nëpërmjet të ueb faqes tonë çdo qytetar mund të drejtohet deri te deputeti i tij me mendime dhe propozime të tija.
Pikërisht implementohet edhe striming nëpërmjet të cilit mund drejtpërdrejtë ta përcillni punën e mbledhjeve të planifikuara.
Në ueb faqen tonë mund të gjeni informata aktuale për punën e shumë institucioneve ndërkombëtare nga Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe ashtu më tej.  Nëpërmjet ueb faqes tonë u janë të kapshëm linke nga të gjitha institucionet shtetërore, si dhe nga parlamentet e të gjitha shteteve në botë.

Fakti se sipas hulumtimeve të mendimit publik pikërisht interneti, përkatësisht ueb faqja tonë arin në majë të medieve nëpërmjet të cilës qytetarët marrin informata për punën e parlamentit që flet se paramendimin me sukses e realizojmë në kornizat e sistemit E-parlament, me përpjekje të vazhdueshme për avancim dhe mbindërtim.

Këto rezultate tona në periudhë relativisht të shkurtër kohore morën nota të larta nga ana e bashkësia ndërkombëtare.  Vitin e kaluar morëm pjesë në konferencën botërore të E-parlamenteve në Uashington e përkushtuar në këtë temë, konferencë e organizuar nga Dhoma përfaqësuese e SHBA-së në të cilën projekti tonë E-parlament, i prezantuar nga kolegu Jani Makraduli ishte i vlerësuar si një ndër më të mirët.  

Zonja dhe zotërinj, 

 Implementimi dhe funksionimi i E-parlamentit mendoi se është evitim i cili është në funksionin e zmadhimit të efikasitetit të demokracisë parlamentare, të transparencës më të madhe në punën e parlamenteve, ndërsa me të në interaksion të vërtet dhe efikas ndërmjet parlamentit si shtëpi ligjvënës dhe qytetarët dhe sektori joqeveritar.   Në tërësi ajo është edhe baza e demokracisë. 

Në maj këtë vit në takimin e rregullt të kryetrarëve të parlamenteve të shteteve anëtare të Unionit Evropian në të cilën si shtet kandidat mora pjesë edhe unë një pikë nga debati i ishte përkushtuar pikërisht kësaj teme.  Prandaj si shtet kandidat për anëtarësim në UE ne duhet zakonisht dhe sa më shumë t’i shfrytëzojmë dhe zbatojmë këto teknologji bashkëkohore të komunikimit.  Në të njëjtën kohë si shtet doemos duhet të krijojmë kushte për zhvillimin e prodhimeve të vendit, para së gjithash të softuerit të cilat jo vetëm që do t’i kënaqin nevojat e vendit, por do të jenë të orientuara edhe më mënyrë eksportuese . 

Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar miq,

Në fund do të doja të kthehem edhe në një aspekt tjetër kur flasim në këtë temë.  Në historinë njerëzore kemi shembuj të panumërta kur arritjet e reja shkencore dhe teknologjike kanë qenë të keqpërdorura në mënyrë të ndryshme.  Dhe pikërisht kur flasim për teknologjitë bashkëkohore të komunikimit, mundësia për keqpërdorimin e tyre është një nga sfidat për parlamentet nacional.  Pikërisht keqpërdorimi në komunikimet prek në të drejtat themelore të njeriut, ndërsa me të vihet në pyetje demokracia parlamentare në tërësi.  Vetëm të përkujtojë “Vëllai i madh” nga Orvell është i shkruar në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, ndërsa bazohet pikërisht në teknologjitë e komunikimit.   Prandaj si parlamente doemos duhet në procesin e miratimit të ligjeve, por edhe më shumë në procesin e kontrollit parlamentare mbi zbatimin e ligjeve dhe në përgjithësi mbi kontrollin e pushtetit ekzekutiv të jemi shumë të zgjuar dhe së bashku me institucionet tjera para së gjithash me avokatin e popullit, si dhe sektorin joqeveritar që të pengojmë çfarëdo qoftë keqpërdorim në shfrytëzimin e këtyre kanaleve të komunikimit. 

Në fund lejomëni edhe një herë të shpreh mirënjohje deri te organizatorët e kësaj konference dhe njëkohësisht t’u dëshirojë punë të suksesshme. Të gjithë mysafirëve u dëshirojë mirëseardhje, qëndrim të këndshëm në Republikën e Maqedonisë dhe shpresojë do të keni mundësi në ditët që vijojnë të shikoni të paktën një pjesë nga trashëgimia tonë e pasur kulturore dhe historike pikërisht këtu, në Ohër.

Ju faleminderit.

 
a

Na ndiqni në: