Udhëheqja parlamentare



E enjte, 11 nëntor 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E NJËZETË VITEVE TË ZGJEDHJEVE TË PARA PARLAMENTARE

Të nderuar anëtar të përbërjes së re parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,
Të nderuar kolegë dhe deputetë të përbërjes aktuale të Kuvendit,
Zonja dhe zotërinj,

Zgjedhjet e para parlamentare, të mbajtura para njëzetë viteve, sipas meje paraqesin, së bashku me Referendumin e 8 shtatorit, përmbylljen e idesë shekullore dhe synimin e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për shtet të pavarur dhe të mëvetësishëm,i cili bazohet mbi principet e demokracisë parlamentare, të drejtat  dhe lirit e njeriut,sundimin e së drejtës, respektimin e drejtës së privatësisë, dhe të legjislacionit të tregut.

Në të njëjtën kohë zgjedhjet e para parlamentare, ndërsa më vonë konstituimi i parlamentit të parë plural, faktikisht dhe në mënyrë   juridike kushtetuese, gjithashtu shtetformuese, fillon procesi i ndërtimit të shtetit të pavarur, në miratimin dhe implementimin  e principeve demokratike, dhe me atë realizimin e përcaktimeve tona strategjike. Krijimin e shoqërisë demokratike në të cilën qytetari do të jetë bartës i pushtetit, më tutje përfshirjen  e Republikës së Maqedonisë si subjekt i njohur por edhe përgjegjës në organizatat ndërkombëtare dhe në ato korniza përcaktimi i ynë strategjik, ndërsa ato janë integrimet euroatlantike.

Para njëzetë viteve, në ditën e sotme, mbi 84%  të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote dolën në votë në zgjedhjet e para shumëpartiake.  Të ju rikujtoj votohej sipas modelit të shumicës, ndërsa Republika e Maqedonisë ishte e ndarë në dhjetë njësi zgjedhore. Në zgjedhjet morën pjesë 1.115 kandidatë nga 18 parti politike, kandidatë të përbashkët të partive të caktuara politike, Ndërsa kishte 45 kandidatë të pavarur.

Në rrethine dytë të zgjedhjeve në Kuvendit e parë shumëpartiak me grupe të tija partiake hynë këto subjekte politike:
VMRO-DPMNE me 38 deputetë është partia më e madhe parlamentare, MSK Partija për transformim demokratik përkatësisht LSDM-ja ka 31 deputetë, Partia për Prosperitet demokratik morri 17 vende të deputetëve dhe pesë deputet nga lista e përbashkët me Partin demokratike popullore, Aleanca e forcave reformuese morri 11 deputetë, plus pesë deputetë në listën e përbashkët me Palën demokratike progresive, MË TUTJE Partia Socialiste me gjashtë deputetë, dhe gjithashtu në listat e përbashkëta me Partin për emancipim të tërësishëm të Romëve një deputet dhe një deputet në listën e përbashkët  me Forcat Reformuese të Maqedonisë dhe Palës së re demokratike. Në përbërjen e re demokratike hyrën dhe tre deputet të pavarur.

Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar koleg,

Dalja e këtillë e qytetarëve, sipas meje vetëm e  vërteton ndjenjën lartë, dëshirën si dhe përgjegjësin e qytetarëve për shtet të pavarur të Republikës së Maqedonisë. Më 8 janar 1991 mbahet mbledhja konstitutive e parlamentit të parë në të cilën si kryetar i parë i Kuvendit është zgjedhur kolegu i respektuar Stojan Andov i cili sot së bashku me kolegët Tito Petkovski dhe Lubisav Ivanovski Xingo, janë këtu mes nesh si deputet, ndërsa unë shpresoj se do t’i shohim edhe më tutje.
Ju deputetët nga përbërja e parë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në vete e morët detyrimin dhe përgjegjësin ato synime dhe përcaktime t’i realizoni përmes miratimit të bazës juridike-kushtetuese për bazë  Republikë të pavarur të Maqedonisë.
Të ju rikujtoj, në disa akte të rëndësishme të cilët ishin miratuar atëherë E para është Deklarata  për sovranitetin me të cilin definohet platforma politike e Republikës së Maqedonisë.

Parlamenti i parë plural e zgjodhi dhe kryetarin  e parë të Republikës së Maqedonisë z. Kiro Gligorov dhe e zgjodhi dhe qeverinë e parë të Republikës  së Maqedonisë me krye me akademikun Nikolla Klusev.

Ju e miratuat kushtetutën e Parë të Republikës së Maqedonisë, himnin dhe flamurin, pastaj e shkruajtët,e zbatuat dhe e realizuat Referendumin si të pavarur dhe mëtutje.

Të nderuar koleg,

Besoj se rol historik, si dhe juridik kushtetues dhe kontribut në përbërjen  e mandatit të parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të jetë lëndë e hulumtimeve serioze historike dhe juridike, me pak me siguri do ta  puroj shkencën historike dhe juridike Maqedonase. Unë shkurtimisht do të ndalesha në të tanishmen të cilën e ndërtojmë mbi bazat të cilat ju i vendosët. Qysh para 20 viteve si njëra ndër përcaktimet strategjike  ishte përcaktuar përfshirja e RM-së si anëtare e plotë e UE dhe NATO-së, duke u nisur nga fakti se Republika e Maqedonisë populli maqedonas dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë historikisht , në mënyrë kulturore dhe civilizuese i takojmë familjes së madhe evropiane.
Vetëm të ju rikujtoj dje formalisht më është dorëzuar raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë Për mua si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është shumë me rëndësi që këtë vit Maqedonia morri raport pozitiv dhe rekomandim për marrjen e  datës, ndërsa raporti, si dje veçanërisht e theksoi rolin pozitiv dhe përparimin e Kuvendit të RM-së në këto procese integruese. Ajo tregon se këto themele të demokracisë parlamentare të cilët ju i parashtruat në vitet e ardhshëm me sukses mbindërtohen dhe zhvillohen. Të nderuar, Republika e Maqedonisë me Kushtetutë të cilën ju e miratuat, ndërsa pastaj me amendamentet kushtetuese të cilët dolën nga Marrëveshja e Ohrit është e definuar si shtet unitar, ndërsa njëkohësisht si shoqëri multietnike dhe multikulturore. Mu ne në kuvendin e Republikës së Maqedonisë i miratuam të gjitha aktet e nevojshme ligjore në të cilën janë të inkorporuar në amendamentet kushtetuese nga Marrëveshja e Ohrit.

Dhe në fund do të ndalesha në një dimension të ri të cilin, hajde të lavdërohem, në tërësi është rezultat i përbërjes së tanishme aktuale parlamentare. Ajo është e ashtuquajtura E-parlament.

Sot gjithçka çka  që bëhet në Kuvend nga hyrja në procedurë të kuvendit të ligjit, përmes miratimit të amendamenteve, dhe deri më miratimin dhe botimin e tyre udhëhiqet në formë elektronike. Kontributin, me të cilin Kuvendi i RM-së numërohet në kreun evropian kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e internetit dhe teknologjive bashkëkohore të komunikimit.

Të nderuar koleg,

Më lejoni në fund edhe një here të ju falëminderohem për kontributin tuaj të madh, për guximin tuaj në ato kohëra para njëzet vjetëve , të cilët ishin shumë me turbulenca dhe arma dëgjohej në hapësirat e shtetit të mëparshëm të përbashkët, ta bartni dhe realizoni procesin e pavarësimit edhe atë në mënyrë të qetë dhe me sukses t'i vendosni themelet e demokracisë parlamentare te ne. Të gjithë juve ju dëshiroj, para së gjithash, fat personal dhe shëndet të mirë, me një dëshirë të përbashkët në një afat kohor të arsyeshme  të gjithë së bashku ta festojmë anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në integrimet euroatlantike.

Ju faleminderit.

Click