Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 08 shtator 2010

FJALIM I KRYETARIT VELANOVSKI NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E 8 SHTATORIT-DITA E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

I  nderuar kryetar i Republikës së Maqedonisë,
Të nderuar koleg deputet,
Të nderuar ministra,
I nderuar Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë
I nderuar kryetarë  i Kishës Ortodokse Maqedonase zotëri zotëri Stefan,
Të nderuar përfaqësues të lartë të bashkësive fetare,
Shkëlqesitë e juaja,
zonja dhe zotërinj,

Në historinë e popullit maqedonas dhe të gjitha qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në synimin, luftën dhe ëndërrimet për shtet të pavarur, tre data të rëndësishme, gjithmonë do të ngelin në kujtesën historike, ato janë dy Ilindenat , Ilindeni i  vitit 1903 dhe, Ilindeni i vitit 1944 dhe tetë shtatori 1991 kur në referendum mbi 95 % të votuesve janë përcaktuar si Republikë të pavarur dhe sovrane të Maqedonisë.

Sot kur shënojmë 19 vjetorin nga kjo ngjarje historike dua edhe njëherë ta shprehi faleminderimin dhe entuziazmin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët në një kohë turbulente të shkatërrimit të ish RSFJ-së dolën në referendum dhe me shumicë të madhe e vërtetuan idenë, synimet dhe përcaktimet e të gjitha gjeneratave të mëparshme të bazuar në dy Ilindenat, ndërsa ajo është Republika e pavarur dhe e mëvetësishme e Maqedonisë si shtet i popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të saj

Gjithashtu, dua të shprehu faleminderim dhe deputetëve nga përbërja e parë e Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, pastaj Qeveria e parë e Republikës së Maqedonisë, si dhe kryetari i parë i Republikës së Maqedonisë, të cilët duke filluar nga kompetencat e tija kushtetuese i vendosen bazat e Republikës së Maqedonisë si shtet i pavarur, sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht.

Vetëm t’ju rikujtoj se pikërisht mbi rezultatet e Referendumit dhe mbi funksionimin efikas të shtetit dhe institucionet shtetërore, nga ana e Komisionit të Badenterit, Republika e Maqedonisë morri rekomandim për njohjen e saj ndërkombëtare.

Zonja dhe zotërinj,
Me pavarësimin e Republikës së Maqedonisë filloi reforma e sistemit shoqëror-ekonomik. Përsëri është kthyer pronësia private si bazë e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Është vendosur ekonomi e tregut si rregullator i vërtet i ngjarjeve ekonomike. Është vendosur sistem juridiko-kushtetues, i cili bazohet mbi të drejtat dhe lirit e njeriut dhe principet e pluralizmit politik si bazë e demokracisë parlamentare.
Është krijuar shoqëri solide civile e cila është bazë mbi interesat e qytetarit, e cila sot është faktor i rëndësishëm në jetën gjithëpërfshirëse shoqërore, ndërsa unë do të thosha dhe partner i vërtet, po edhe kritikues i ashpër i çdo pushteti.Këto procese, kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe demokracisë parlamentare, janë kategori dinamike e cila në vazhdimësi zhvillohet dhe ndërtohet , ndërsa në periudhën e kaluar ne atë në vazhdimësi e bëjmë atë që është shënuar dhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare.
Të nderuar bashkëqytetar,

Në këto 19 vite Republika e Maqedonisë dhe ne qytetarët kaluam përmes shumë vështirësive. Për fat të keq, qysh në fillim si shtet, edhe si popull, u ballafaquam me at problem historik, a ajo është mosnjohja e popullit maqedonas dhe përcaktimit të tij shekullor si shtet të pavarur.

Tani më në fillim të pavarësisë nga pavarësia e jonë ishte imponuar kontesti absurd nga fqiu i jonë jugor me emrin tonë kushtetues, me identitetin tonë nacional kulturor. Në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare na ishte imponuar referenca FYROM, si kusht për pranim në KB dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Referenca e cila, siç tregojnë shumë miq tonë nga institucionet ndërkombëtare, e quajnë të marrëzishme para së gjithash për vet bashkësinë ndërkombëtare.

Kreu i kësaj absurditeti ishte gjithashtu bllokada e Republikës së Maqedonisë të ngelet anëtare e plotfuqishme e NATO-së në Samitin e Bukureshtit edhe pse i plotësuam të gjitha kushtet. A nuk është degradimi i idesë për Evropë të bashkuar dhe për institucionet e saja kur kemi rekomandim për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, fqiu jonë jugor duke shfrytëzuar pozicionin  e tij, thjesht me veto, e bllokoi këtë qëndrim edhe të gjithë tjerëve. Në historinë tuaj kjo nuk është hera e parë që dikush mundohet që ta kontestoj identitetin tonë nacional dhe kulturor. Ndërsa populli maqedonas çdoherë ka pasur sukses ta ruan identitetin e vet nacional, gjuhën e vet, mirëqenien e vet.

Vallë idetë dhe veprat e ilindenëve të parë Goce Dellçev, Dame Gruev, Gjorgje Petrov, vallë lufta kundër heronjve nga Meçkin Kamen, ose të pjesëmarrësve në fushatën e shkurtit dhe të gjithë partizanëve të cilët e korrën fitoren në Luftën e dytë botërore, vallë idetë dhe qëndrimet e Çentos, të Kuzman Josifovksi Pitu, të Bransharovit dhe të shumë tjerëve nuk na obligon të vazhdojmë në ato ide dhe synime.
Pikërisht kjo përvojë historike dhe kujtimi historik, besoj se tek te gjithë ne shton optimizëm dhe siguri se edhe kjo betejë, të cilën e udhëheqim me bisedime do të rezultojë me zgjidhje, e cila nuk do prek identitetin tonë nacional dhe do të  mundësoj integrimin tonë të plotë në familjen evropiane, në të cilën populli maqedonas dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët në aspektin kulturor dhe civilizues i takojnë.

Republika e Maqedonisë sot është subjekt i njohur në skenën ndërkombëtare politike. Si shtet sovran dhe i pavarur anëtare e Kombeve të bashkuara, anëtare e Këshillit të Evropës dhe të shumë institucioneve tjera ndërkombëtare ne shumë aktivisht i plotësojmë detyrimet tona dhe japim kontribut të njohur në tejkalimin e të gjitha atyre kontributeve dhe kërcënimeve në paqen botërore.

Nga lufta kundër kriminalitetit ndërkombëtar, tregtimit të substancave të drogës , tregtisë me njerëz, dhe deri në pjesëmarrjen aktive të pjesëtarëve të armatës tonë në misionet paqësore në Afganistan, para saj në Irak dhe ashtu me radhë.

Kujdes të veçantë i përkushtojmë marrëdhënieve në rajon duke krijuar kushte për realizimin e ardhmërisë së tij evropiane.

Të nderuar miq.

Republika e Maqedonisë është shtet unitar i popullit maqedonas, dhe njëkohësisht edhe mëmëdhe e të gjithë qytetarëve të saj.
Si shoqëri multikulurore dhe multikonfesionale krijuam kushte në të cilën çdo qytetar pa dallim se a është maqedonas, shqiptar ose Rom, turk, Serb, Vlleh, boshnjak, hebraik ose i takon ndonjë etnisë tjetër, Republikën e Maqedonisë ta ndjejnë si mëmëdhe të tyrin  në të cilën njëra palë do t'i gëzoj të gjitha ato të drejta dhe liri të qytetarëve, ndërsa në të njëjtën kohë do të mund ta ruan, zhvillon dhe manifeston identitetin e tij etnik, kulturor dhe gjuhësor.

Këtë na obligon Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, më saktë amendamentet kushtetuese të dala nga marrëveshja e Ohrit, por gjithashtu na detyrojnë dhe standardet evropiane dhe  dokumentet e tjera, para së gjithash, të Këshillit të Evropës, organizatën më të vjetër evropiane në të cilën mu në këtë periudhë Maqedonia kryesonte me Këshillin e ministrave.

Njëkohësisht, standardet evropiane, Kushtetuta dhe ligjet na detyrojnë si individ, ose si pjesëtar të bashkësive të caktuara etnike, të sillemi si qytetar lojal. Lojalitet i cila nuk nënkupton dëgjueshmëri, por, para së gjithash respektim të ligjeve.

Të nderuar bashkëqytetar,
Demokracia parlamentare nuk është model ideal politik dhe shoqëror, ndërsa tani për tani, nuk ka më të mirë. Në Republikën e Maqedonisë para nëntëmbëdhjetë viteve , për here të parë, e vendosëm demokracinë parlamentare, përkatësisht u bëmë shtet demokratik dhe parlamentar, për dallim nga më shumë shtete në Evropë ku parlamentarizmi matet me shekuj.

Megjithatë nëse njeri i cili ka punësuar 18 vite konsiderohet si i moshës madhore dhe tërësisht i përgjegjshëm  për sjelljen e tij pyetem se ne si shoqëri, si subjekte politike, i kemi tejkaluar këto sëmundje të fëmijëve të parlamentarizmit, prandaj tani më kemi hyr në moshën madhore.

E pakontestueshme është se në periudhën  e kaluar janë bërë hapa të mëdhenj në miratimin e principeve të demokracisë parlamentare.
Vetëm  të kujtoj se në raportin pozitiv të vitit të kaluar të Komisionit evropian në të cilën veçanërisht theksohet roli i Kuvendit, ndërsa mu në parlament praktikohet demokracia, dhe jo në rrugë.

Në këtë rast , gjithashtu dua ta theksoj dhe ndihmën e madhe të Këshillit të Evropës, të OBSE-së, të institucioneve evropiane  dhe të shumë miqve tonë ndërkombëtare të cilët në të vërtet, në të gjitha këto vite, na ndihmuan në zhvillimin e demokracisë parlamentare te ne.
Demokracia parlamentare nuk nënkupton disi liri të pakufizuar dhe të drejta absurde, por përgjegjësi për protezat e tij të nënkuptuar në një kontest më të gjerë shoqëror dhe shtetëror.

Shumica qeverisëse duhet të jetë përgjegjëse dhe të krijoj kushte opozita politike çdoherë të mund lirisht dhe në mënyrë transparente t’i artikuloj qëndrimet e veta politike, argumentet e tija , meqenëse pas tij qëndrojnë qytetarët. Sigurisht duhet të tregohet dhe hapja e argumenteve të opozitës. Ndërsa shumica qeverisëse, pa dallim të cilës do opsioni politik i takon, është e detyruar ta realizoj programin e tij, meqenëse mu me atë program nga qytetarët e ka marr besimin dhe këtë fakt opozita doemos ta respektoj.

Ato janë principe themelore të demokracisë parlamentare mbi të cilat funksionojnë shtetet e Evropës dhe mbi të cilat zhvillohet dialogu politik, si garë politike ose, nëse doni, luftë ndërmjet partive politike. Koha kur gjendjet shoqërore ndryshonin me metoda revolucionare dhe me to fitohej pushteti që moti është tejkaluar, siç është i papranueshëm dhe radikalizmi politik, të paktën në Evropë. Qytetarët janë subjekt i vetëm i cili në zgjedhjet parlamentare do të vendosin argumentet dhe programet e të cilave për to janë të mira dhe sigurojnë të tanishme kualitative, por edhe të ardhme të qartë.

Zonja dhe zotërinj,
Të respektuar miq,

Me Referendumin e 8 shtatorit 1991 në të cilën mbi 95 % të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë u përcaktuan për shtet të pavarur dhe të mëvetësishëm u përmbyll me synimin e shtet formues dhe përcaktimin për shtet të pavarur, të bazuar në dy Ilindenat.

Me këtë është bërë hapi i parë drejt integrimeve euroatlantike si përcaktim strategjik. Integrimet euroatlantike, përkatësisht anëtarësimi në UE dhe NATO, veçanërisht për shtetet të cilat dolën prej sistemit njëpartiak, para së gjithash synojnë reforma themelore në të gjitha sferat dhe harmonizimin me legjislacionin evropian. Nuk do të flas për atë se kush sa ka bërë, por dua ta theksoj faktin se Republika e Maqedonisë qysh në Samitin e NATO-së në Bukuresht duhej të marr statusin e anëtares së plotfuqishme dhe të ju rikujtoj vjet nga ana e Komisionit Evropian morëm rekomandim për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me Unionin Evropian.

Ne sot nuk jemi anëtarë të NATO-së, nuk kishte datë për bisedime vetëm për një kontest absurd i imponuar nga fqiu jonë jugor, ndërsa ai është emri jonë kushtetues. Kontest i cili sipas Rezolutës së Kombeve të bashkuara nuk guxonte t’i bllokoj përcaktimet tona euroatlantike,Mu për atë dhe si shtet pranuam bisedime në kuadër të Kombeve të bashkuara për gjetjen e zgjidhjes së këtij kontesti apsurd. Gjithashtu, në nivel të shtetit kemi koncenzus politik se zgjidhja e kompromisit nuk guxon të prej në identitetin nacional , kulturor dhe gjuhësor të popullit maqedonas.

Të nderuar,
Në kohën e fundit mu në vend kontesti me emrin, dhe vet procesi i bisedimeve, u bën vegël e disa subjekteve politike për marrjen e poenëve ditor politik. Si ndryshe të kuptohen deklaratat se kjo Qeveri dhe kjo shumicë parlamentare nuk guxojnë ta zgjidhin këtë çështje , meqenëse frikohen nga legjislacioni dhe standardet evropiane. Dhe me të vërtet , pyetem si Bashkimi Evropian rekomandon për herë të parë marrjen e datës, nëse kjo Qeveri dhe kjo shumicë parlamentare nuk ka bërë shumë reforma dhe nuk sjell qindra ligje të cilët në mënyrë popullore i emërojmë ligje me flamurin evropian.

Për fat të keq, qëndrimet ditore-politike nuk mbarojnë vetëm në skenën evropiane, por barten edhe në Brukseli, përkatësisht në skenën ndërkombëtare. Pra atëherë të mos befasohemi kur  miqtë tanë evropianë  publikisht na paralajmërojnë që në Bruksel veprohet bashkërisht dhe njëzëri dhe për të mirën e shtetit, ndërsa jo për këtë apo për atë opsion politik  apo parti politike.

Unë nuk mendoj se disa prej nesh janë patriotë dhe jo të tjerët, por unë mendoj se disa, për fat të keq, nuk ka ndjenja për vendin e tyre ashtu siç e kishin Iluministët  në vitin1903, ose siç kishin ato të Ilindenit të dytë siç e kishte Cento.

Shumë më lehtë është të kesh një qëndrim negativ. Shumë më lehtë është të manipulosh me statusit ekonomik dhe social se sa të keni kritika të argumentuara dhe konstruktive deri te puna e kryer apo e ndërtuar. Ndërsa  nga ana tjetër, institucionet financiare ndërkombëtare e pranojnë se politika ekonomike e kësaj qeverie jep rezultate të mira dhe se për dallim nga shumë vende të zhvilluara ,kriza globale ekonomike tek ne  nuk ka shkaktuar pasoja të tilla tektonike siç ka ndodhur në shumë vende, por dhe me fqinjët tanë.

Pra, sot, kur kemi shënuar 8 Shtatorin dua  të apelojë deri te të gjitha subjektet politike në realizimin e integrimit tonë Euro-Atlantik në procesin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit,  të tregojnë më shumë unitet . Dua që të apelojë edhe te të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën që të jenë më të efektshme dhe mbi të gjitha për të mirën e qytetarëve që t’i kryejnë detyrat e tyre.

Unë besoj se shumë prej nesh e dinë këtë thënie të famshme të Kryetarit të Amerikës Xhon Kenedi  të mbajtur në fjalimin e tij  inaugurues se ne nuk duhet vazhdimisht të pyesim se çka bërë shteti për ne, por duhet të pyesim se çfarë ne kemi bërë për shtetin. Por besoni se të gjithë ne në jetën tonë të përditshme mund të bëjmë më shumë për vete dhe për shtetin tonë.

Vetëm kështu mundemi në një kohë të arsyeshme t’i zgjedhim çështjet e hapura dhe e vetmja mënyrë që më shpejtë të finalizohet procesi jonë i integrimit Euro-Atlantik .

Unë besoj se si shtet, si qytetarë kemi kapacitet për ta bërë këtë. Ne të gjithë që jetojmë këtu jemi pjesë të Evropës në të cilën, jo vetëm gjeografikisht, por ne i përkasim qytetërimit dhe kemi bërë një kontribut në zhvillimin historik dhe kulturor të Evropës.

Maqedonia Evropiane të nderuar miq, ja kemi borxh  paraardhësve tanë, por shumë më tepër për gjeneratat e ardhshme.

Gëzuar 8 Shtatorin!

Faleminderit për vëmendjen tuaj.

Click