Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 04 tetor 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR ME RASTIN E SHËNIMIT TË NJËMIJENJËQIND VJETORIT TË VDEKJES SË SHËN NAUMIT TË MREKULLUESHËM

 Lumturia juaj, Kryepeshkopi  i Ohrit dhe Zotëri Zotëri Stefan,
Të nderuar anëtar të Shën Sinodit, 
I nderuari deputet,
I nderuar kryetar i Komunës së Ohrit,
Anëtar i respektuar i Akademisë Maqedonase të shkencave dhe arteve,
Zonja dhe zotërinj,

Sivjet kur në Republikën e Maqedonisë, përmes manifestimeve të ndryshme dhe kuvendeve shkencore, shënohet njëmijenjëqind vjetori i  vdekjes së Shën Naumit të mrekullueshëm, veçanërisht na gëzon fakti që në shënim janë përfshirë më shumë shtete të ndryshme, institucione të larta arsimore dhe shkencore, më tutje, Kisha Ortodokse Maqedonase dhe subjekte të tjera, që tregon se, si shtet, si popull, si qytetar, dimë që ta respektojmë, ta ruajmë dhe mbindërtojmë trashëgimin tonë historike dhe kulturore.  

Kur bëhet fjalë për Shën Naumin dhe veprën e  tij, ajo është ngushtë e lidhur me veprën e Shën Kliment të Ohrit, ndërsa megjithatë bazën  veprimit të tij e gjejmë te mësimdhënësit e tyre, Vëllezërit e Shenjtë Kiril dhe Metodij.  Duke i përcjellë vëllezërit e tij në Moravi, Shën Naumi dhe Shën Kliment i Ohrit në të vërtet  e rimëkëmbin dhe misionarin, përkatësisht zgjerimin e mësimit  Krishter, ndërsa në të njëjtën kohë janë edhe themelues të monarkisë.

Të nderuar,

Vendosja e shkrimit cirilik nga ana  e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të përcjellë nga nxënësit e tij Shën Naumi dhe Shën Klimenti, ndërsa pastaj me vendosjen e Shkollës fetare të Klimentit në Ohër, Biblën, jetëshkrimin, lutjet dhe këndimin kishtar të cilat deri atëherë ishin të kapshme vetëm në gjuhën latine dhe greke, bëhen shumë më të kapshme  për popujt slloven në Evropë.

Me këtë janë krijuar bazat gjuhësore për vendosjen, zhvillimin dhe kodifikimin e gjuhëve të nënës së popujve slloven, dhe me të është krijuar pasuri e pamatshme kulturore dhe trashëgimi shpirtërore, e cila sot paraqet pjesë e konsiderueshme e vlerave gjithëmbarshme evropiane, kulturore dhe civilizuese. 

Ndërsa djepi i civilizimit evropian  gjendet këtu, te ne në Maqedoni, në Ohrin e lashtë. E gjithë kjo është bazë mbi të cilën është krijuar identiteti nacional, gjuhësor dhe kulturor i popullit maqedonas.

Duke pasur prestigj vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodi dhe nxënësit e tij dhe ndjekësit Shën Kliment dhe Shën Naum, të cilët i kanë zgjeruar vlerat fetare dhe civilizuese, ne, si trashëgimtar të tyre, nuk kërkojmë ndonjë ekskluzivitet, por si çdoherë në historinë e popullit maqedonas, jemi të hapur ndaj të tjerëve dhe i ndajmë vlerat tona kulturore dhe civilizuese. Njëkohësisht çdoherë kemi ditur ta ruajmë dhe mbrojmë trashëgiminë tonë nga të gjithë ato që kanë tentuar ose mundohen ta mohojnë  identitetin tonë nacional, kulturor dhe gjuhësor.

Zonja dhe zotërinj,

Për jetën dhe veprën e Shën Naumit Çudibërësit, siç e quan populli, sot kemi literaturë shumë të çmuar pas të cilës qëndrojnë emra të shkencëtarëve dhe akademikëve, jo vetëm nga Republika e Maqedonisë, por edhe nga Ballkani, por edhe shumë shtete tjera evropiane. Gjithashtu, shumë shkencëtar dhe hulumtues shprehin se vepra dhe jeta e Shën Naumit ende është sfidë për shumë hulumtime serioze shkencore. Besoj se mu sot, kur shënojmë 11 shekuj nga vdekja e tij, kjo do të jetë motiv plotësues, para së gjithash për të rinjtë, të vazhdojnë ta hulumtojnë veprën e tij dhe të krijojnë vepra tjera shkencore. Shën Naumi dhe vepra e tij kanë qenë të inspiruar dhe motiv për shumë vepra tjera letrare, para së gjithash të shkrimtarëve maqedonas. Fama e tij, mrekullia e tij, sot është futur në veprat e Sllavko Janevskit, Bllazhe Konevskit, Bogomil Gjuzel, Petre Bakevski.

Të respektuar miq,

 Besoj se kur do të përmendet Shën Naumi, asociacioni ynë i parë është manastiri i tij dhe kompleksi i manastireve të cilët ai i ka ndërtuar në pjesën më të mirë të bregut të Liqenit të Ohrit i cili është dedikuar Shën Arhangelit.

Ky manastir, në të cilin para njëmbëdhjetë shekujve Shën Naumi e bën si bazë monarkizmin dhe vendos mjekësi humane, duke shëruar të sëmurë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa sipas traditave sëmundje të lidhura me gjendje psikike, ndërsa njëri nga objektet më të njohura fetare dhe kishtare te ne dhe në Evropë. 

Është interesant fakti se menjëherë pas vdekjes së tij, populli i tij, jo vetëm nga rrethi i Ohrit, por shumë më gjerë, fillon të krijoj tradita dhe legjenda për fuqinë mrekullibërëse të Shën Naumit, për drejtësinë tij, ndërsa e gjithë ajo del nga besimi i tij i fort në zotin dhe mësimin Krishterë dhe dashurisë drejt të afërmit.

Në këtë mënyrë krijohet dhe kulti për Shën Naumin i cili zgjerohet deri në Korçë, ndërsa gjithashtu gjendet dhe në shtetet tjera fqinje, dhe deri në Rumani dhe Hungari. Ky kult për Shën Naumin, gjatë këtyre njëmbëdhjetë shekujve, në vazhdimësi zhvillohet dhe nuk e pranojnë dhe respektojnë përfaqësuesit e besimeve të tjera.

E gjithë kjo edhe një here e tregon madhësinë e Shën Naumit dhe veprës së tij, por edhe nga folklori i popullit maqedonas.

Të respektuar miq,
zonja dhe zotërinj,

Kjo është dëshmi para njëmbëdhjetë shekujve Maqedonia nuk ka qen periferi në botën e atëhershme, përkundër, ajo ka qenë qendër e rëndësishme religjioze, fetare, arsimore, nga i cili në botën e atëhershme krishtere, janë zgjeruar shumë vlera fetare dhe kulturore. Popullim Maqedonas dhe bashkësitë tjera etnike të cilat sot jetojnë në Republikën e  Maqedonisë, mund të   krenohen se në këtë hapësirë kanë jetuar dhe krijuar shumë të mëdhenj siç janë vëllezërit Shën Kirilli dhe Metodij, Shën Naumi dhe Shën Klimenti. Të ju rikujtoj se jo shumë vonë shënuam dhe njëqind vite nga lindja e nënës tonë të lumtur Terezë, e cila, gjithashtu, me besimin e saj të paluhatshëm në mësimin krishterë dhe dashurisë së pamatshme drejt njeriut në historinë botërore, por edhe në mbamendjen tonë historike do të ngel e mbajtur mend si njëra ndër humanistet më të mëdha të shekullit 20.

Sot si trashëgimtarë të tyre jemi të detyruar t’i vazhdojmë dhe t'i mbindërtojmë vlerat të cilët na kanë lënë këto të mëdhenj dhe gjithashtu t'i bartim gjeneratave të ardhshme.

Në fund, më lejoni në emër tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë edhe një here ta shprehi respektin e thellë të figurës dhe veprës së Shën Naumit Çudibërësit. 

Ju faleminderit për përkujdesën.

 
a

Na ndiqni në: