Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 2 gusht 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI PARA PËRMENDORES SË METODIJA ANDONOV -ÇENTO

Të nderuar anëtar të familjes Çento,
Zonja dhe zotërinj,
Përfaqësues të vlerësuar të Luftës nacionalçlirimtare,
Të nderuar miq,

Sot, kur në Meçkin Kamen, në Pelinçë dhe në mbarë shtetin shënohen dhe festohen të dy Ilindenat, u mblodhëm këtu që t’i japim respekt Metodija Andonov Çento, kryetarit të Parë të Presidiumit të KAÇKM-së.   Njeri i cili gjatë gjithë jetës së tij luftoi për realizimin e idealeve të dy Ilindenave, për liri dhe pavarësi të Republikës së Maqedonisë, si shtet i popullit maqedonas  dhe i gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësisë  së tyre nacionale ose fetare.

Është i lindur në Prilep, më 18 gusht 1902, Metodija Andonov Çento qysh në rinin e tij të hershme e pranoi dhe deri në fund të jetës së tij lufton për kauzën nacionale maqedonase.

Sot , këtu para përmendores së tij besoj se të gjithë iu mahnitemi fuqisë së tij morale, të qëndrueshmërisë së tij gandiane me të cilin luftonte.  Edhe pse në mbledhjen e parë të KAÇKM-së ai ishte zgjedhur kryetar i parë i Presidiumit, Çento shumë shpejtë vjen në konflikt me kreun e partisë pikërisht  për këto çështje që janë të lidhura me shtetësinë e Maqedonisë në kuadër të Federatës Jugosllave.  
Në përgatitjet për kushtetutën re të Federatës Jugosllave, Çento kreut shtetëror jugosllave dhe partiak shumë qartë ua bëri me dije se ai synon në Kushtetutë të vendoset e drejta e vetpërcaktimit  me të drejtë të pavarësimit, si dhe pavarësi  më të madhe ekonomike të njësive federale. Mu për atë ishin shkaqet e kreut të atëhershëm partiak të Maqedonisë të ngritin kurth të vërtet kundër Çentos. Principiel siç ka qenë çdoherë Çento nuk ka heq dorë nga qëndrimet e tija dhe më 16 shkurt 1946 jep dorëheqje nga të gjitha funksionet e tija dhe kthehet përsëri në Prilep.

Të vetëdijshëm, dhe në të njëjtën kohë edhe të frikësuar nga pikëpamja e lartë morale dhe politike dhe qëndrueshmëria e tij për realizimin e idealeve shekullore të popullit maqedonas për shtetin e tyre i cili do të jetë demokratik, qeveria e tij njëpartiake në maj të vitit 1946 fshehurazi  e burgos. 

Në nëntor të njëjtin vit në procesin e montuar gjyqësor Metodija Andonov Çento është gjykuar me 11 vite burgim të rreptë.  Edhe pse gjatë procesit gjyqësor, ndërsa gjatë kohë së mbajtjes së dënimit me burg, qeveria disa here i propozon të heq dorë nga idetë e tija dhe të kërkoj amnisti, Metodija Andonov Çento refuzon, pa mos menduar për veten, pa mos menduar në familjen e tij dhe të katër fëmijëve të tij, që qartazi tregon se çfarë personaliteti ka qen  ai.  Edhe gati pas 10 vite të mbajtur në burg, më shtator të vitit 1955, me shëndet tani më të rrezikuar qeveria  e atëhershme e liroi me kusht. Por me atë vuajtja dhe maltretimi i tij nuk pushoi. Nuk i lejuan të shkoj në shërim jashtë vendit dhe me vuajtje të tmerrshme  vdes më 24 korrik 1957.

Zonja dhe zotërinj,
të respektuar miq,

I përmenda këto pjesë të biografisë së kryetarit të parë të KAÇKM-së Metodija Andonov Çento, me qëllim që të pyetemi pikërisht për këtë ditë , Ilindeni, kur jetojmë në Maqedoninë e pavarur, të lirë de demokratike, a na mungon mu ajo vetëdije për shtetësi ku në vete e barte dhe manifestonte Çento. Kjo është më e rëndësishme tani, kur duam që t’i realizojmë përcaktimet tona euroatlantike.  Përcaktime që janë mbindërtim logjik të ëndrrave dhe synimeve të Goce Dellçev, Dame Gruev, Brashnarov,Shatev, Çento dhe shumë tjerë me radhë.   Për fat të keq, edhe pse i plotësuam kushtet për anëtarësim në NATO, edhe pse vitin e kaluar morëm  rekomandim për fillimin e bisedimeve me Unionin Evropian  na ndodhim bllokada.

Ndërsa shkaku për këtë është vetëm një identiteti  nacionalitet, kulturor dhe gjuhësor i popullit maqedonas. Në historinë tuaj kjo nuk është hera e parë që dikush mundohet që ta kontestoj identitetin tonë nacional dhe kulturor.  Ndërsa populli maqedonas çdoherë ka pasur sukses ta ruan identitetin e vet nacional, gjuhën e vet, mirëqenien e vet.

Pikërisht kjo përvojë historike dhe kujtimi historik, besoj se tek te gjithë ne shton optimizëm dhe siguri se edhe kjo betejë, të cilën e udhëheqim me bisedime do të rezultojë me zgjidhje, e cila nuk do prek identitetin tonë nacional dhe do të  mundësoj integrimin tonë të plotë në familjen evropiane, në të cilën populli maqedonas dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët në aspektin kulturor dhe civilizues i takojnë.

Të nderuar,

Çento ishte demokrat, dhe i denjë, por maqedonas pakompromis i përcaktuar nacional.  Me këto vlera të tija ngelet përgjithmonë në historinë e popullit maqedonas dhe shtetit, por  në të njëjtën kohë na la edhe detyrim neve dhe gjeneratave të reja si duhet ta mbrojmë shtetësinë tonë dhe identitetin nacional. Për atë duhet vazhdimisht të kthehemi dhe të mësojmë nga ai

Ju faleminderit.

 
a

Na ndiqni në: