Udhëheqja parlamentare



E hënë, 07 qershor 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVSKI, NË KONFERENCËN E TETË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË APEJL

I nderuar kryetar,
të nderuar kolegë,
zonja dhe zotërinj,

Së pari dua të shprehë faleminderim Kuvendit të lartë popullor të Kuvendit të Republikës së Turqisë dhe të Kryetarit, z. Mehmet Ali Shahin, për organizimin e shkëlqyer të këtij takimi tonë, si dhe për sinqeritetin dhe mikpritjen. Vet iniciativa që kjo mbledhje parlamentare t'i dedikohet çështjes me interes padyshim parlamentar-përparimin e dimensionit parlamentar të bashkëpunimit në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (APEJL), më jep të drejtën të besoj se Konferenca, do të jetë shënuar dhe si fillim i procesit të fazës së re, në vazhdimësi në bashkëpunimin tonë rajonal

Pas diskontinuitetit në bashkëpunimin parlamentar në nivelin më të lartë në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe Konferencës së pa mbajtur  në Kishinjev, pala turke me angazhimin e tij bën intervenim e cila mund të quhet ''bajpas'' i llojit të vet. Intervenimet e tilla ‘’bajpas’' kemi pasur edhe më parë: Ndërmjet konferencave në Athinë më vitin 1997 dhe Shkup 2001, ndërmjet Tiranës 2002 dhe Sarajevës 2004 dhe ashtu me radhë. Megjithatë, pas ''bajpasave'' në numër , çdo organizëm, përkatësisht proces i bashkëpunimit, gjendet në rrezik të madh për vet ekzistencën e tij. Për atë, sot gjendemi para detyrës qenësore si ta revitalizojmë bashkëpunimin parlamentar në rajon.

Nëse para neve e kemi përvojën e bashkëpunimit të mirë rajonal të parlamenteve në pjesët tjera të Evropës, shpesh bëjmë mosvënie re se kontaktet e rregullta në nivelin më të larët parlamentar nuk janë me rëndësi të posaçme. Vetëm t’ju rikujtoj se në konferencën jo të largët  të kryetarëve të parlamenteve të shteteve -anëtare të UE-së, në të cilën si vende - anëtare morën pjesë Republika e Maqedonisë, Republika e Turqisë dhe Republika e Kroacisë, ishte theksuar se bashkëpunimi parlamentar është njëri nga shtyllat e Marrëveshjes së Lisbonës, dhe me atë dhe e ardhmja e Unionit Evropian.

Zonja dhe zotërinj,

 Republika e Maqedonisë, si shtet i mëvetësishëm dhe i pavarur, që nga fillimi i dha dhe i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, në pajtim me principet dhe standardet e përgjithshme të pranueshme ndërkombëtare. Ato te ne nuk konsideroheshin si ndonjë detyrim i imponuar plotësues, por si nevojë vitale për marrëdhënie të qëndrueshme dhe të zhvilluara, me të gjitha popujt fqinj dhe shtete. Bashkëpunimi rajonal multilateral paraqet trend të përgjithshëm në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, si pjesë e procesit të globalizimit. Rajoni i jonë në këtë hyri me vonesë të caktuar, por ajo sot është kompensuar me një numër të madh të iniciativave, proceseve dhe takimeve. Bashkëpunimi parlamentar duhet shumë fort të kontribuoj në krijimin e atmosferës së re në marrëdhëniet e ndërsjella, gjithashtu të përkrahur nga publiku më i gjerë, biznes bashkësia dhe shoqëria civile.

Konsideroj se është koha, keqkuptimet, paragjykimet, mos-toleranca, ksenofobia nga e kaluara të jenë mënjanuar nga hapësirat tona.
Konsideroj se është koha, keqkuptimet, paragjykimet, mos-toleranca, ksenofobia nga e kaluara të jenë mënjanuar nga hapësirat tona. Në bashkëpunimin tonë rajonal duhet të nisemi nga fakti se ‘’ka më shumë punë të cilat na bashkojnë se sa na ndajnë’’. Ndërsa mu ata të bëhen bazë e lidhjeve të mira ndërmjet kulturave, nacionaliteteve dhe religjioneve të ndryshme. Realizimin me sukses të kësaj detyre të ndërlikuar ka rëndësi të veçantë për vendet ballkanike, si dhe për Evropën në tërësi. Jemi të bindur se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha vendet e tjera në rajon, disponojnë me kapacitet që atë ta realizojnë. Ndërsa ajo është rruga e vetme në një periudhë  të arsyeshme kohore të rajonit që t’i kyçemi fqinjëve tanë të cilët tani më janë anëtarë të UE-së përkatësisht dhe në mënyrë institucionale të bëhemi pjesë e familjes europjane. Ne, edhe gjeografikisht dhe civilizuese, si dhe kulturore i takojmë Evropës.

Në të vërtet, babai i bashkimin evropian, Robert Shuman, që në vitin e largët 1950 ka treguar shumë herët se ‘’Evropa nuk do të ndërtohet menjëherë dhe si ndërtim harmonik-ajo do të ndërtohet përmes realizimeve konkrete, duke krijuar së pari solidaritet faktik’’.  Për fat të keq, mu kjo mungesë e atij solidariteti faktik, për të cilën ka folur Shuman, dhe paragjykimeve absurde për Republikën e Maqedonisë, është vendosur edhe një problem irracional bilateral, ndërsa ai është, të gjithë e dini, emir jonë kushtetues. Mu për atë, ne sot nuk jemi anëtare e NATO-së, ne nuk kemi datë për fillimin e bisedimeve me UE-në, edhe pse vitin e  kaluar morëm rekomandim.

Megjithatë, dua edhe në këtë konferencë të theksoj se Republika e Maqedonisë nuk heq dorë nga përcaktimi i tij strategjik, ndërsa to janë integrimet euroatlantike. Gjithashtu, nuk heqim dorë edhe nga bisedimet me fqinjin tonë jugor rreth gjetjes së zgjidhjes për kontestin e imponuar. Me atë rast, dua të theksoj se ajo zgjidhje nuk mundet të prek në identitetin nacional, kulturor ose gjuhësor të popullit maqedonas.

Zonja dhe zotërinj,
të respektuar miq,

Anëtarësimi në EU imponon realizimin e shumë reformave themelore. Në Republikën e Maqedonisë, ky proces i reformave dhe harmonizimit me të drejtën evropiane, nuk  e kuptojmë si detyrë e imponuar nga ana e burokratëve të Brukselit dhe faktorëve tjerë të jashtëm. Në të kundërtën, në atë shohim si detyrim fondamental drejt qytetarëve tanë. Kuvendi, si përfaqësues i vërtet i qytetarëve, ka ekskluzivisht rol të rëndësishëm në vendosjen e principeve, standardeve dhe vlerave të korpusit evropian në jetën e përditshme. Dua t'i theksoj se në shumë rajone kemi bërë hapërim të madh në miratimin dhe zbatimin e standardeve evropiane dhe jemi të përgatitur përvojat tona t'i ndajmë me të gjitha shtetet në rajon.

Në të njëjtën kohë, jemi të vetëdijshëm për pozicione të ndryshme të vendeve të caktuara në këtë proces, por ajo nuk i eliminon mundësit për ndërtimin e bashkëpunimit të suksesshëm bilateral dhe rajonal. Në atë kuptim, i përshëndesim deri tani format e gjertanishme të vendosura të bashkëpunimit rajonal, në kuadër të cilave janë të ngritura iniciativa në numër dhe projekte konkrete në domenin e energjetikës, ndërtimit dhe modernizimit të infrastrukturës dhe lidhjes së ndërsjellë të transportit, përkatësisht të zhvillimit ekonomik dhe social.  Është me rëndësi bashkëpunimi në sferën e drejtësisë dhe të drejtave njerëzore, bashkëpunimin  në sferën  sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit  dhe kriminaliteti të organizuar, bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. Roli i parlamenteve është që ti përkrahin , nxisin dhe kontrollojnë këto aktivitete të përbashkëta të harmonizuara, ndërsa bashkëpunimi rajonal parlamentar të jetë ombrellë e ashtuquajtur e të gjitha aktiviteteve.

Lidhur me çështjet e ndjeshme ekonomike-sociale, mu tani gjendemi para sfidave të reja të mëdha. Kriza ekonomike-financiare nuk është e izoluar dhe i prek të gjithë. Me të drejt është thënë se edhe e mira edhe e keqja asnjëherë nuk ngelin vetëm te fqinjët, por barten dhe ndahen me fqinjët. Unioni Evropian aderoi drejt ndërtimit të strategjisë për tejkalimin e krizës dhe zhvillimit të mëtejshëm evropian.

Në pyetje është strategjia afatgjate në të cilën në afat të gjatë do të siguroj ekonomi të qëndrueshme  të tregut, sektor i shëndetshëm financiar dhe zhvillim i mirëmbajtur. Nëse  me të vërtet i respektojmë interesat e qytetarëve dhe shteteve të Evropës Juglindore dhe ne duhet të japim kontribut të vetin për konsolidimin dhe reformat strukturale të cilat duhen ta forcojnë stabilitetin evropian dhe të mundësojnë zhvillimin edhe të rajonit tonë. Me atë rast do të ishte me interes ndërmjet veti të shkëmbejmë përvoja për zgjidhjet dhe gabimet në ballafaqimin me krizën ekonomike,e cila është sfidë aktuale për  gjithë ne.

Përkrahja nga bashkësia ndërkombëtare të rajonit tonë ende është e domosdoshme në sfera të ndryshme, nga ekonomia deri te siguria. Megjithatë, impulsi dhe idetë për bashkëpunimin rajonal më së miri i shprehin interesat dhe nevojat e vërteta, nëse vjen nga ne vet, përkatësisht nga vet rajoni. 

Me caktimin e konferencës së sotme të tetë të kryetarëve të parlamenteve, në procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore është dhënë impuls i ri i cili është i përmbajtur në Propozimin-deklaratën finale. Ajo nënkupton institucionalizimin e mëtutjeshëm, i cili duhet të na sjell deri në krijimin e kuvendit parlamentar, ku rajonet e tjera atë më tani e kanë. Ideja nuk është e re, por e pranishme që nga fillimi i bashkëpunimit tonë dhe ishte shënuar si njëra nga pikat që nga Konferenca e parë, të mbajtur në Athinë më 1997. Ideja, edhe atëherë, edhe sot, parimisht ishte e pranueshme. Megjithatë, çështja e transformimit të bashkëpunimit parlamentar kërkon vazhdimësi në plotësimin e asaj që është paraprakisht e arritur dhe qasje pragmatike në plotësimin dhe ndërtimin, sipas sistemit hap pas hapit.

Disa çështje tani më janë apsolvuar. Kemi Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim ndër parlamentar në Evropën Juglindore, si dokument bazik i nënshkruar nga kryetarët e parlamenteve në Sofje më vitin 2008, me të cilin janë përcaktuar mekanizmat dhe format e bashkëpunimit: Konferenca të rregullta vjetore të kryetarëve të parlamenteve dhe të tjera të përmbajtura në pikën 3, të cilat realizohen dhe udhëheqin në principin e rotacionit i cili duhet të jetë ruajtur. Është krijuar Sekretariati rajonal për bashkëpunim parlamentar në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore,me rrjetin e koordinatorëve nacional dhe bashkëpunimit të afërt në Këshillin për bashkëpunim rajonal në Evropën Juglindore.  Çështja e cila është para nesh është si ajo të funksionoj me kapacitet të plotë dhe me statut të definuar të përfaqësuesve të angazhuar të parlamenteve të tjera, përveç atyre të vendit nikoqir.

Bëhet fjalë për çështje të cilët kërkojnë zbatimin e procedurave përkatëse nacionale, veçanërisht nëse përmbajnë dhe implikime financiare.  Në deklaratën finale me të drejtë theksohet në nevojën e formimit të Grupit të Punës, me qëllim që t'i përcaktoj modalitetet e dimensionit parlamentar  të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe për atë të sjellë raport në Konferencën e ardhshme, Konferencën e  nëntë. Nga ana jonë, japim përkrahje të plotë për atë.

Besoj se kemi kapacitet dhe vullnet, dhe gjithashtu edhe interes gjithë këtë ta realizojmë. Për atë, jam i bindur se para neve është një periudhë e lidhur me realizimin  suksesshëm të procesit të filluar këtu në Angli.

Ju faleminderit për kujdesin.

Click