Udhëheqja parlamentare



E enjte, 26 gusht 2010

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, NË MBLEDHJEN SOLEMNE ME RASTIN E 100-VJETORIT NGA LINDJA E NËNËS TEREZË

I nderuari Kryetar i Republikës së Maqedonisë,  
I nderuari Kryetar i mëhershëm i Republikës së Maqedonisë,
I nderuari përfaqësues i familjes Bojaxhiu,
Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, 
Zonja dhe zotërinj, 
Shkëlqesitë e juaja,
Të nderuar miq,

Sot jemi këtu që ta festojmë njëqindvjetorin nga lindja e bashkëqytetares sonë Gonxhe Agnesa Bojaxhiu, e njohur në botë si shenjtëroja e të varfërve, Nënë Tereza.  

"Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqja në botë" - kështu sekretari i përgjithshëm dhe i mëhershëm i Kombeve të Bashkuara, z. Havier Perezi fliste për Nënën Terezë.

Vetëm qindra metra nga kjo Dhomë Ligjvënëse, në Mëhallën e dikurshme Vllahe, ka ekzistuar shtëpia e familjes shqiptare Bojaxhiu, në të cilën para 100 vitesh ka lindur Gonxhe Agnesa Bojaxhiu. Gjithashtu, vetëm qindra metra, sot gjendet Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë, në vendin ku dikur ka ekzistuar kisha Zemra e Shenjtë e Jezu Krishtit, në të cilën vetëm një ditë pas lindjes së saj është kryqëzuar Nënë Tereza

Këtë e përmendi nga arsyeja që vetëm këto dy lokacione, në mënyrë të veçantë e lidhin jetën e shkupjanes së re Agnesa Bojaxhiu dhe humanistes në përmasa botërore Nënës Terezë.  

Ende si fëmijë i tregon karakteristikat e veta të cilat e ndjekin deri në fund të jetës. Kuptohet, në vend të parë është feja dhe dashuria në Zot. Atë dashuri e ndau, në atë kohë, me të afërmit e vet, me miqtë e vet, që më vonë nëpërmjet angazhimit të vet misionar ta ndajë me ata të cilëve më së shumti iu mungonte dashuria, e ata janë shtresat më të varfra në Indi dhe në tërë botën. Karakteristika e dytë e saj e rëndësishme është këmbëngulësia në realizimin e asaj për të cilën ishte përcaktuar ende si fëmijë, t'i shërbejë Zotit dhe ta zgjerojë dashurinë e Zotit në mesin e njerëzve.  

Ashtu sikurse në një intervistë Nënë Tereza thotë, ende në moshën 12 vjeçare filloi të mendojë për thirrjen misionare. Ky përcaktim i saj piqet gjashtë vite dhe në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, në vitin 1928, vajza e re Gonxhe Agnesa Bojaxhiu shkon në Dublin, ku përfshihet në radhët e motrave Loreto.  Atë vit me anije shkoi në Kalkutë, Indi, ku e filloi misionin e vet misionar dhe humanist të cilën do ta mbajë deri në fund të jetës së vet. 

E udhëhequr nga dashuria ndaj njeriut, Nënë Tereza në vitin 1948 në Kalkutë, mori leje ta lëshojë manastirin ku ka udhëhequr shkollë dhe vetë të fillojë të veprojë ndërmjet shtresave më të varfra të Kalkutës që numëron me miliona, në mesin e njerëzve të cilët jetojnë dhe vdesin nëpër rrugë dhe të cilëve më së shumti iu mungon dashuria. Me bindjen e vet të palëkundshme në Zot dhe me këmbëngulësinë e vet, ajo shumë shpejt bëhet e njohur, jo vetëm në Kalkutë dhe në tërë Indinë, por edhe më gjerë në botë. Në vitin 1950, me bekimin e papës, ajo e formoi radhën e vet të motrave Misionare të Mëshirës, të njohura si Misionare të Dashurisë, e të njohur sipas veshjes së vet bardhë-e kaltër.  

Zonja dhe zotërinj,

Edhe pse vetëm 18 vjeçe ajo e lëshoi Shkupin, Nënë Tereza asnjëherë nuk e harroi vendlindjen e vet.  Në vitin 1970 për herë të parë pas 48 vitesh ajo vjen në Shkup, kurse pastaj edhe dy herë e viziton vendlindjen e vet. Në vitin 1980, pushtetet qytetare e shpallin si qytetar nderi të Shkupit, mirënjohje për të cilën Nënë Tereza do të thotë se është njëra ndër mirënjohjet më të dashura, sepse siç thoshte edhe vetë, të mos ishte Shkupi nuk do të ishte as ajo.

Në pyetjen se çka është sipas kombësisë, Nënë Tereza përgjigjet se ajo është shkupjane, e cila i takon tërë botës. M'u në këto fjalë të saj shihet dhe ndjehet fakti se të gjithë ne së pari jemi njerëz, fëmijë të Zotit, pa dallim nëse i takojmë këtij apo atij kombi, apo kësaj apo asaj feje. Karakteristika kryesore e secilit njeri, ashtu sikurse na ka krijuar Zoti, është humaniteti dhe dashuria ndaj të afërmit. Nuk është me rëndësi sa gjëra të mira ke bërë, por është me rëndësi nëse atë që e ke bërë, e ke bërë me dashuri, përkatësisht sa dashuri kemi futur në punën dhe jetesën tonë të përditshme. 

Nënë Tereza deri në fund të jetës së vet në gjithçka fuste dashuri dhe atë e ndante me të gjithë, e më së tepërmi me të varfrit, të cilëve, ashtu sikurse vetë thoshte, dashuria më së shumti iu mungon. M'u në këtë qëndron humaniteti i saj i pamatshëm. 

Zonja dhe zotërinj,

Varfëria, uria, narkomania, tëhuajësimi, për fat të keq edhe sot janë prezent, kurse viktimë më e shpeshte e tyre janë më të rinjtë. Nënë Terezën sot nuk e kemi, mirëpo radha e saj e motrave me praninë dhe aktivitetet e veta në tërë botën e vazhdon luftën kundër këtyre devijimeve sociale dhe parregullsive shoqërore. Është interesant fakti që ende në vitin e hershëm të 1979-ës, në solemnitetin me rastin e ndarjes së Çmimit Nobël për paqe të Nënës Terezë, ajo do të thotë, citoj: "Paradokohe, kur isha në Perëndim, zbulova shumë të rinj që ishin të varur nga droga. E pyeta vetën pse është kjo kështu, përgjigjja ishte - ngase nuk kanë familje të cilët do t'i pranojnë. Babai dhe nëna janë tepër të zënë dhe nuk kanë kohë. Prindërit janë nëpër institucione, kurse fëmijët në rrugë vijnë në kontakt me jetën dhe depërtojnë në gjërat e tilla. Ne flasim për paqen, ndërsa m'u këto punë e prishin paqen."  

Në fjalimin e njëjtë, Nënë Tereza, në mënyrë të rëndomtë, na udhëzon edhe si t'i tejkalojmë këto sprova dhe thotë: "Unë mendoj se në familjen tonë nuk ka nevojë për bomba dhe armë e cila mund ta prish sjelljen e paqes. Ta doni njëri-tjetrin, silleni atë paqe, atë gëzim, atë fuqi që të jetë i pranishëm në shtëpitë e juaja. Ekzistojnë shumë vuajtje, shumë urrejtje dhe shumë mjerime, mirëpo ne me anë të lutjeve tona, me flijimin tonë, fillojmë nga shtëpitë tona.  Dashuria fillon në shtëpi. Pastaj do të jemi të aftë që ta tejkalojmë sherrin që është prezent në këtë botë." 

Në botë edhe sot ka shumë vuajtje, ka shumë urrejtje, përkatësisht mungon ajo dashuri për të cilën fliste Nënë Tereza dhe të cilës ia përkushtoi tërë jetën e vet. 

Dhe përsëri përgjigjja përse është ajo ashtu dhe se si ajo të tejkalohet, duhet ta kërkojmë së pari tek vetja. Pa dallim të pozitës sonë sociale dhe ekonomike, pa dallim të funksionit tonë politik, duhet çdoherë sjelljen tonë ta fillojmë me dashuri dhe me respekt ndaj secilit njeri. Vetëm kështu mundemi edhe si individ edhe si familje apo si shtet të krijojmë kushte më harmonike dhe më të drejta për jetesë.   

Pra, ju mund të keni ligje ideale, mund të keni shërbim të lartë të zhvilluar social dhe institucione sociale, mirëpo ajo nuk është e mjaftueshme për një jetë në harmoni. Për shembull, përse në shtetet me ekonomi më të zhvilluar, me politikë të lartë të zhvilluar sociale, me institucione funksionale sociale, takohemi me një përqindje shumë të lartë të patologjisë sociale, sikurse janë alkoolizmi apo suiciditeti. Atë që dua ta theksojë, është fakti se në botë, pa dallim nëse bëhet fjalë për një Evropë të zhvilluar apo të Afrikës së nënsaharasë, nëse bëhet fjalë për Kalkutën apo dritat e Holivudit, mungojnë ato vlera të cilat në mënyrë joegoiste i jepte Nënë Tereza dhe radha e saj e motrave. E ajo është dashuria ndaj të afërmit dhe solidariteti me mundimin dhe fatkeqësinë e tij. M'u për atë, për radhën e vet të motrave dhe për angazhimin e vet, Nënë Tereza do të thotë, citoj: "Ne nuk jemi punëtorë socialë, edhe pse bota shpeshherë ashtu na shikon. Ne në punën tonë, krahas kujdesit dhe ndihmës, përpiqemi çdokujt t'i dhurojmë dashuri dhe t'ia kthejmë dashurinë ndaj Zotit dhe ndaj të afërmit."

Të nderuar miq, 

Nënë Tereza ishte dhe do të mbetet shembull për përkushtimin joegoist të humanitetit. Përkushtimi dhe kujdesi i saj jetësor për të varfrit, të sëmurët, të diskriminuarit, e vendos në radhën e humanistëve më të mëdhenj në historinë e njeriut, e gjithsesi humanistja më e madhe në shekullin e njëzetë. Pas lajmit për vdekjen e saj, në 5 shtator 1997, kryetari i dikurshëm i Francës Zhak Shiraku do të thotë: "Kjo mbrëmje ka më pak dashuri dhe më pak dritë në botë."  
Mirëpo, qiriri i Nënës Terezë ende ndriçon dhe besojë se do të ndriçojë gjithnjë deri sa neve të gjithëve dhe tërë botës i nevojiten vepra të tilla sikurse veprat e shkupjanes Gonxhe Agnesa Bojaxhiu. 

Zonja dhe zotërinj,

Sot kur e shënojmë njëqindvjetorin nga lindja e Nënës Terezë, fitueses së Çmimit Nobël për paqe dhe të cilën në vitin 2003 papa Gjon Pali i Dytë e shpalli të Lumturuar, besojë se të gjithë ne jemi të gëzuar që rruga e saj jetësore ka filluar këtu në Shkup.   

Jam i bindur se për të gjithë ne, pa dallim të përkatësisë sonë fetare apo kombëtare, Nënë Tereza me humanitetin dhe përkushtimin e saj do të na jetë shenjtore që do të na udhëheq në jetë. 
Në të njëjtën kohë, jemi të gëzuar që Nënë Tereza dhe vepra e saj e ndan dhe e respekton tërë botën, ashtu sikurse e ndajmë veprën e vëllezërve të shenjtë Kirilit dhe Metodit, të cilët e sollën shkrimin, e me atë edhe fjalën e Zotit për shumicën e popujve evropianë.    

Do dëshiroja në fund, të gjithë së bashku, të përkujtohemi në njërën nga të shumtat porosi të Nënës Terezë, e cila në mënyrë të veçantë është më adekuate të përmendet sot, citoj: 

"Mos kërko famë në suksesin e tyre, por tërë atë lërja Zotit me një falënderim të thellë." 
Nga ana tjetër, mossuksesin nuk mund t'ia lëmë atyre derisa ata japin gjithçka nga vetja.  Zoti e shikon njëjtë dashurinë tonë, sepse asgjë nuk është e vogël për Zotin.

M'u për këtë, detyra jonë është që ato vlera humane dhe shpirtërore, të cilat na i ka lënë Nënë Tereza dhe njerëzit e tjerë të shquar nga ky nënqielli ynë, t'i ndërtojmë dhe t'i mbindërtojmë në përditshmërinë tonë. Besojë se qytetarët e Shkupit, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, së bashku me të gjithë njerëzit e mirë në botë, kanë edhe dëshirë dhe kapacitet që ta ruajnë qiriun që e ndezi Nënë Tereza dhe me atë dritë të humanitetit, ndihmës dhe dashurisë, t'i ndriçojnë ata të cilëve iu është më së e nevojshme, të sëmurëve, të varfërve dhe të lënit anash. 

Ju falënderojë.

Click