Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 17 maj 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E NËNSHKRIMIT SOLEMN TË MEMORANDUMIT PËR MIRËKUPTIM NDËRMJET KËSHILLIT FEDERAL TË ZVICRËS DHE KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

E nderuara ambasadore Virsh,
Të respektuar nënkryetarë të Kuvendit,
Të respektuar koordinatorë të grupeve të deputetëve,
Kolegë deputetë,
Nëpunës të Kuvendit,
Përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare,
Të nderuar miq,

Më shkakton kënaqësi të veçantë që sot aderojmë drejt nënshkrimit zyrtar të një Projekti të rëndësishëm për zhvillimin e kapacitetit tonë parlamentar. Në këtë solemnitet të vogël, së bashku me shkëlqesinë e  saj Nikoll Virsh, ambasadore e Konferencës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, do ta nënshkruajmë Memorandumin për mirëkuptim me të cilin përkrahet themelimi dhe zhvillimi i Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Janë të njohura synimet tona të përbashkëta për përforcimin e kapaciteteve të gjithëmbarshme parlamentare. Në të vërtetë, ato synime në mesin e vitit të kaluar i vendosëm në Ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ato, veçanërisht, nëpërmjet këtij akti, përcaktohen si prioritet me rëndësi në zhvillimin tonë parlamentar. Me përgatitje më të mirë të procesit ligjvënës, e përforcojmë funksionalitetin dhe autonominë e parlamentit, ndërsa në atë mënyrë e efektuojmë dhe parimin e ndarjes së pushtetit, të sundimit të të drejtës dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë.   

Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2009 e shprehu qartë synimin tonë për reforma demokratike dhe forcimin e kapacitetit tonë institucional.
Instituti parlamentar do të jetë shërbim profesional, i pavarur, analitik dhe  hulumtues, i cili do t’i sigurojë Kuvendit, deputetëve dhe personelit të Kuvendit analiza objektive dhe autoritative; analiza komparative evropiane dhe analiza të ligjeve; qasje në sistemin modern ligjvënës arkivor dhe analizë të ligjeve; qasje në sistemin ligjvënës arkivor dhe bibliotekë hulumtuese. Shërbimi i Institutit për edukatë do të ofrojë trajnime për deputetët, personelin e Kuvendit dhe praktikantët, dhe marrëdhëniet specifike me publikun. Puna e Institutit Parlamentar do të bazohet  në parimin e paanshmërisë, qasjes dhe kredibilitetit me potencial i cili do të siguronte të jetë relevant dhe kompetitiv edhe në korniza më të gjëra.   

Ne presim që me vendosjen e këtij llojin të shërbimit analitik-hulumtues për nevojat e deputetëve do të avancohet dhe roli ligjvënës dhe mbikëqyrës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në atë kuptim, pres dhe debate mbikëqyrëse, realizimi i tij i cili filloi këtë vit, të fitojnë instrument të fortë i cili do ta përmirësojë kualitetin e tyre dhe t’ia përshtat qëllimin. Përforcimi i Kuvendit me resurse të reja njerëzore, që e bëmë në periudhën  kaluar  së bashku me sigurimin e hapësirës së nevojshme për punë për deputetët dhe shërbimin e kuvendit në realizimin e  të cilit vepruam, duhet ta optimalizojë kapacitetin e përgjithshëm parlamentar. Aktiviteti i përmbylljes dhe zhvillimit të zyrave për kontakte të deputetëve me qytetarët, për të cilin përsëri kemi përkrahje nga partneri ynë i Zvicrës, duhet të sigurojë komunikim më intensiv me qytetarët dhe me propozimet, vlerësimet dhe mendimet e tyre.    

Të nderuar,
Krijimi i Institutit Parlamentar të paanshëm dhe profesional, i cili siguron informata, hulumtime dhe analiza, trajnime të brendshme dhe marrëdhënie me publikun, ka përkrahje të gjerë nga të gjitha partitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Në këtë rast do të doja t'i falënderoj nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe të gjithë kolegët tanë dhe nëpunësit, për përkushtimin e tyre, udhëheqjen dhe përkrahjen për ngritjen e Institutit Parlamentar.   

Kuvendi investoi mjete financiare që të sigurojë hapësirë pune përkatëse dhe të re për Institutin Parlamentar në kuadër të Kuvendit.  Planifikohet që renovimi i hapësirës së punës të përfundojë së shpejti. Kuvendi, gjithashtu, gradualisht do ta ndërmarrë mbulimin  e shpenzimeve për Institutin Parlamentar në fillim të vitit 2011.     
Njëzetekatër anëtarë të ekipit të lartë të kualifikuar nga analistët, hulumtuesit dhe trajnuesit, duke përfshirë edhe juristë, ekonomistë, historianë, bibliotekistë dhe specialistë të teknologjive informative, do të sigurojnë shërbime në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe, dhe në mënyrë plotësuese, të punësuarit në Institut do të kenë njohuri nga gjuha angleze ose franceze që në mënyrë përkatëse të kryejnë hulumtime krahasuese dhe shkëmbim me kolegët e tyre evropianë.

Biblioteka hulumtuese e Kuvendit dhe arkiva do të jenë, gjithashtu, të moderuar me ngritjen e arkivimit digjital, librave të reja, publikime dhe botime  parapagesore  nga baza të njohura botërore të të dhënave për hulumtime juridike dhe analiza. 

Të gjitha këto mjete janë të dedikuara për sigurimin e Institutit Parlamentar, me hapësirën e domosdoshme, kuadër dhe resurse teknike për kryerjen e hulumtimeve parlamentare dhe analiza të cilat i nevojiten Kuvendit si përkrahje e domosdoshme e proceseve euroatlantike integruese. 

ë emër të Kuvendit, ju bind se do të sigurojmë përkrahje parlamentare që të sigurojmë proces të hapur, të drejtë, transparent, konkurrues dhe rigoroz të selektimit për punësimin e kuadrit të lartë profesional, kuadrit profesional, i aftë që të prodhojë hulumtim të pavarur analitik dhe krahasues.  Veçanërisht më shkakton kënaqësi që në këtë përpjekje jemi të lidhur me partnerin tonë të dëshmuar,  Agjencinë Zvicerane për bashkëpunim dhe miqtë tanë të Institutit Nacional Demokratik për punë ndërkombëtare (NDI). Integriteti dhe pavarësia e implementuesve janë vlerësuar në shkallë të lartë dhe do t’i forcojnë parimet e Institutit Parlamentar për paanshmërinë, qasjen dhe kredibilitetin  e udhëheqjes dhe përkrahjes së tyre.

Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë rast, që krahas partnerëve tanë zviceran tu falënderohem edhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës, Republikës së Çekisë dhe Republikës së Sllovakisë, për përkrahjen e  tyre të vazhdueshme për zhvillimin parlamentar dhe për këtë iniciativë, si dhe USAID-it, Iniciativës së SHBA-së për Partneritet Demokratik të Kongresit,  Komisionit Evropian, Qendrës Evropiane për Hulumtime Parlamentare dhe Dokumentacion, Fondacionit Vestmister për Demokraci dhe Institutit Parlamentar Çek dhe Sllovak.

Ju faleminderit.

 
a

Na ndiqni në: