Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E shtunë 12 Qershor 2010, Limasol, Qipro

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. Z. TRAJKO VELJANOSKI NË KONFERENCËN EUROPIANE TË KRYETARËVE TË PARLAMENTIT

I nderuar kryesues,
Zonja dhe zotërinj,
Ekselenca juaj,

Diskriminimi si një fenomen  është i vjetër aq sa qytetërimi i njeriut . Ajo zakonisht edhe në formë më të ashpër , manifestohet përmes diskriminimit në bazë racore, etnike apo fetare, por nuk duhet të neglizhohen edhe format e tjera të diskriminimit, si shkelja e ashpër e të drejtave dhe lirive të njeriut. Sipas përvojës së keqe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me formimin e Kombeve të Bashkuara dhe më vonë me themelimin e Këshillit të Evropës janë sjellë aq shumë dokumente ndërkombëtare me të cilat mbrojtja nga çdo formë e diskriminimit paraqet standard në përgjithësi dhe përgjegjësi për çdo shtet. Duke pasur parasysh se si parlament i ratifikuam këto  dokumente ndërkombëtare, ndërsa pastaj sjellim ligje, përgjegjësia jonë është e rëndësishme kur bëhet fjalë për mbrojtje nga çdo formë e diskriminimit.

Zonja dhe zotërinj,

Maqedonia është një shtet unitar, ndërsa njëkohësisht është një shoqërie shumetnike, shumëkulturore dhe multikonfesionale. Për këtë shkak do të dua të përqendrohem pikërisht në pozitën e bashkësive etnike,  përkatësisht në ndërtimin e shoqërisë në të cilën çdo anëtar i ndonjë bashkësie etnike nuk do të ndjehet i diskriminuar vetëm sepse nuk është anëtar i shumicës së popullit maqedonas. Sigurisht, gjithçka fillon me një qëllim normativ, përkatësisht me Kushtetutën dhe ligjet të cilat krijojnë kuadrin ligjor për integrimin e plotë të komuniteteve etnike, si dhe mbrojtje nga çdo formë e diskriminimit. Kështu, që ka kohë që e kemi sjellë  dhe ligjin e diskriminimit, e cila është pjesë e korpusit të standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të Këshillit të Evropës.

Kuvendi ka dy trupa të përhershëm detyra kryesore e të cilëve janë pikërisht  këto çështje.

I pari është Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të cilën qytetarët mund të drejtohen në qoftë se ata mendojnë se u janë shkelur të drejtat, apo nëse shfaqen dukuri të ndonjë lloji të diskriminimit. 

Trupi i dytë parlamentar është Komiteti për marrëdhënie midis komuniteteve, detyra kryesore e të cilit është që të shqyrtojë të gjitha çështjet në lidhje me komunitetet etnike dhe të propozojë zgjidhje, dhe parlamenti është i detyruar të shqyrtojë dhe të vendosë mbi propozimet e tyre. Prandaj  në këtë periudhë të kryesimit të Maqedonisë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës pikërisht çështja e mbrojtjes së pakicave kombëtare dhe integrimin e tyre të plotë është një nga prioritetet tona.

Në çdo rast, Republika e Maqedonisë ka vendosur standarde të larta dhe ka arritur rezultate shumë të mira në drejtim të parandalimit të diskriminimit mbi baza racore, etnike apo fetare në mënyrë paralele edhe në sferat e integrimit të komuniteteve minoritare dhe etnike. Ne jemi gati të ndajmë përvojën tonë me të gjithë, por edhe të mësojmë diçka të re dhe më të mirë.

Zonja dhe zotërinj,

Përgjegjësia jonë, si parlament, nuk përfundon me miratimin e ligjeve, sidomos kur është fjala për këtë çështje të ndjeshme.  Është aq me rëndësi dhe funksioni mbikëqyrës që si parlament, e kemi, sidomos nëse merret parasysh se diskriminimi i çfarëdo lloji i njohur mund të jetë shumë delikat. Prandaj, si parlament duhet të përforcojmë bashkëpunimin me sektorin joqeveritar, Avokatin e popullit dhe institucionet tjera, por edhe t’i shfrytëzojmë përvojat e vendeve të tjera. 

Duhet pas parasysh se diskriminimi i çfarëdo lloji zakonisht buron nga stereotipi dhe paragjykimet. Unë besoj se të gjithë do të pajtohen se paragjykimet kundër stereotipave  nuk mund të luftohen vetëm me ligje, por duke ndërtuar një kulturë politike që fillon në familje dhe në sistemit arsimor. Kjo do të thotë krijimin e një sistemi vlerash që është i bazuar në faktin se ne të gjithë jemi njësoj, sepse të gjithë jemi njerëz ,sistem vlerash  që do të rezultojë me respektimin reciprok pa kushte.

Faleminderit

 
a

Na ndiqni në: