Udhëheqja parlamentare



E martë, 28 shtator 2010

Delegacioni  i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari z. Trajko Velanovski, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, z. Mehmet Ali Shahin

 

 

 

 

 

 

 

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari, z. Trakjo Veljanovski, në përbërje të së cilës janë deputetët z. Qenan Hasipi, z. Cvetko Grozdanov, z. Nazif Bushi dhe z. Andrej Zhernovski, sot mbajti takim me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, z. Mehmet Ali Shahin.

Në takimin, i cili kaloi në atmosferë miqësore, kryetari Shahin me kënaqësi konstatoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve vazhdimisht thellohen dhe duke i faleminderuar vlerave të cilat janë të përbashkëta për të dyja shtetet, si demokracia, e drejta për sundim, respektimi i drejtave dhe lirive të njeriut, marrëdhënia mund të shërbej si shembull.

Ai shprehu edhe kënaqësinë që Republika e Turqisë njëra nga shtetet e para që e pranuan Republikën e Maqedonisë me emrin e tyre kushtetuese dhe kënaqësinë lidhur me përkrahjen të cilën Republika e Turqisë ia jep Republikës së Maqedonisë në të gjitha nivelet ndërkombëtare. Konsideron se përfshirja euroatlantike e Republikës së Maqedonisë nënkupton prosperitet dhe qëndrueshmëri në Ballkan dhe njëherit shpreson se pengesa e vetme e Republikës së Maqedonisë në rrugën  drejt Unionit Evropian, kontesti me emrin, së shpejti do të tejkalohet dhe se në atë rrugë Republika e Maqedonisë mund të llogarit në marrëdhënie pozitive nga Republika e Turqisë.

Kryetari Shahin iu kthye edhe interesit të cilin  biznes sektori- turk e paralajmëron për investim në Republikën e Maqedonisë, si dhe në rikonstruimin e objekteve të osmanëve  në Republikën e Maqedonisë, për të cilët ai konsideron se janë pasuri e përbashkët.

Kryetari Veljanovski, duke shprehur faleminderim për përkrahjen e gjertanishme të marrë nga Republika e Turqisë, potencoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tani më janë miqësore dhe kanë rol të konsiderueshëm në stabilitetin gjithëpërfshirës në rajon dhe më gjerë. Ai shprehu bindjen se pa marr parasysh problemeve të cilat e ngadalësojnë integrimin, të njëjtat do të tejkalohen dhe të dy shtetet do të bëhen pjesë e Unionit Evropian.

Kryetari Veljanovski theksoi se subjekt i rëndësishëm në marrëdhëniet e përgjithshme dhe urë e llojit të vet ndërmjet dy shteteve janë bashkësia turke në Republikën e Maqedonisë dhe e mërgimtarëve nga Maqedonia në Republikën e Turqisë, me atë rast duke përmendur lojalitetin, pranin aktive dhe kontributin e përgjithshëm të cilën mu kjo shoqëri e jep për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe demokratik të Republikës së Maqedonisë.

Click