Udhëheqja parlamentare



E enjte, 23 dhjetor 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME RASTIN E SHËNIMIT TË NJËMIJENJËQIND VJETORIT TË PREHJES SË SHËN NAUMIT MREKULLIBËRËSIT

I nderuar kryetar i Republikës së Maqedonisë zotëri Gjorgje Ivanov,
I nderuar kryetar i mëhershëm i Republikës së Maqedonisë zotëri Kiro Gligorov,
Të nderuar koleg deputet,
I nderuar Kryepeshkop zotëri zotëri Stefan, peshkop i Kishës Ortodokse Maqedonase- Peshkopatës së Ohrit.
Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare,
Anëtar të respektuar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë,
Ekselencë,
Zonja dhe zotërinj,

Mbledhja e sotme solemne e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mënyrë të vetme e përmbyll shënimin e njëmijenjëqind vjetorit të prehjes së Shën Naumit Mrekullibërësit , i cili së bashku me Shën Klimentin e Ohrit janë mësuesit me të afërt dhe trashëgimtar të vëllezërve Cirill dhe Metodij. Shënimi i cili ishte përcjellë me takime të ndryshme shkencore dhe kulturore në të cilën u shqyrtuan, para së gjithash, jeta dhe vepra e Shën Naumit Mrekullibërësit. Në të gjitha manifestimet, përveç Kishës Ortodokse Maqedonase - Peshkopatës së Ohrit, pastaj Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, në mënyrë aktive ishte përfshirë edhe shteti, përkatësisht institucionet e ndryshme shtetërore.

Këtë e theksoj nga shkaku se në themelet e Republikës së sotme të pavarur bashkëkohore të Maqedonisë, në identitetin, nacional, gjuhësor dhe kulturor të popullit maqedonas është ndërtuar dhe vepra e vëllezërve Cirili dhe Metodij, të nxënësve tët tyre Shën Kliment i Ohrit dhe Shën Naumit Mrekullibërësit, si dhe personalitete të tjera të rëndësishëm nga historia më e largët dhe më e afërt.

Po aq i rëndësishëm është edhe fakti se në kujtimet historike të popullit maqedonas si dhe bashkëqytetarëve tanë, përfaqësuesve të pakicave tjera etnike, sot e kësaj dite ende është i gjallë, do të thosha jeta dhe vepra e Shën Naumit, siç janë të gjalla jeta dhe vepra e shumë personaliteteve tjera nga rajoni ynë, ta përmendi  vetëm Nënë Terezën humanisten e shekullit të njëzetë.

E gjithë kjo tregon çiltërsinë e të gjithë neve sot ku jetojmë në Republikën e Maqedonisë, ku ishin paraardhësit tonë të hapur dhe solidar të përgatitur gjithmonë t'ua japin dorën çdo njeriu të mirë, pa dallim të përkatësisë së tij nacionale, kulturore ose fetare, ndërsa me atë rast çdoherë ta ruajnë dhe mbrojnë dinjitetin tyre, identitetin e tyre kulturor dhe gjuhësor.

Zonja dhe zotërinj,

Sot u ktheva nga Izraeli ku kisha takim dhe bisedime me kolegun tim, kryetarin  e Knesetit, njashtu edhe me përfaqësuesit tjerë më të lartë të shtetit të Izraelit. Me siguri, kur do të përmendet Izraeli mendimi i parë është Jerusalemi, qyteti i tre religjioneve dhe djep  i besimit tonë. Qyteti i cili energjinë e vet fetare, me vlera të veta civilizuese le përshtypje të paharruara.

Maqedonia para njëmbëdhjetë shekuj nuk ka qenë provincë evropiane, por njëra nga qendrat e rralla religjioze evropiane. Vallë misioni i vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodij dhe nxënësit e tyre, Shën Klimenti dhe Shën Naumi, ndërmjet popujve slloven e zgjerojnë shkrimin e gjuhës së tyre amtare a nuk janë vlera civilizuese, të cilat sot janë të gjalla dhe aktuale.  Përkatësisht , në vend të ekskluzivitetit vetanak, këto të mëdhenj shpirtëror, në emër të Mësimit të Krishtit së bashku me shkrimin e zgjerojnë solidaritetin dhe dashurin si vlera themelore civilizuese. Shën Naumi së bashku me Shën Klimentin pas kthimit në Ohër e vazhdon misionin e tij dhe këto vlera. Shën Klimenti e ndërton universitetin e parë, përderisa Shën Naumi, në pjesën më të madhe të bregut të Ohrit e ndërton Manastirin, përkatësisht kompleksin e manastirit dedikuar Shën Arhangelit. Në manastir sipas gojëdhënave,  ai zhvilloi literaturë religjioze dhe aktivitet arsimor. Para njëmbëdhjetë  shekujve ai i vendosi themelet e monarkisë në kotë hapësira, merret me përkthimin e librave shpirtëror, ndërsa sipas disa hulumtimeve ai ka krijuar vet vepra letrave.

Sigurisht është  njohur edhe sipas praktikumit të mjekësisë humane, duke shëruar të sëmurë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa sipas disa gojëdhënave dhe sëmundje  lidhur me sëmundjet psikologjike.

Është interesant fakti se menjëherë pas prehjes së tij, populli jo vetëm nga rrethi i Ohrit, por shumë më gjerë, fillon të krijoj tradita dhe gojëdhëna për fuqinë mrekullibërëse të Shën Naumit, për drejtësinë tij, ndërsa e gjithë ajo del nga besimi i tij i fort në zot dhe mësimin Krishterë dhe dashurisë drejt të afërmve.

Në këtë mënyrë krijohet dhe kulti për Shën Naumin i cili zgjerohet deri në Korçë, ndërsa gjithashtu gjendet dhe në shtetet tjera fqinje, deri në Rumani dhe Hungari. Është interesant fakti se Ky kult për Shën Naumin, gjatë këtyre njëmbëdhjetë shekujve, në vazhdimësi zhvillohet dhe atë e pranojnë dhe e respektojnë përfaqësuesit e besimeve të tjera.

Zonja dhe zotërinj,

Për Shën Naumin Mrekullibërësit, siç e quan populli, sot kemi literaturë shumë të çmuar pas të cilës qëndrojnë emra të shkencëtarëve dhe akademikëve, jo vetëm nga Republika e Maqedonisë, por edhe nga Ballkani, por edhe shumë shtete tjera evropiane.
Shumë shkencëtar  dhe hulumtues theksojnë se vepra dhe jeta e Shën Naumit ende është sfidë për shumë hulumtime serioze shkencore. Besoj  se edhe ky shënim i  njëmbëdhjetë shekujve nga prehja e tyre, do të  jetë motiv plotësues, para së gjithash, për hulumtuesit e tjerë të vazhdojnë ta hulumtojnë veprën e tyre dhe të krijojnë vepra të reja shkencore.

Gjithashtu, shumë shkencëtar dhe hulumtues shprehin se vepra dhe jeta e Shën Naumit ende është sfidë për shumë hulumtime serioze shkencore. Besoj se  edhe ky shënim të11 shekujve nga prehja e tij, kjo do të jetë motiv plotësues, para së gjithash, për të rinjtë, të vazhdojnë ta hulumtojnë veprën e tij dhe të krijojnë vepra tjera shkencore.

Gjithashtu,Shën Naumi dhe vepra e tij kanë qenë inspirim dhe motiv për shumë vepra  letrare, para së gjithash të shkrimtarëve maqedonas. Fama e tij, mrekullia e tij, sot janë futur në veprat e Sllavko Janevskit, Bllazhe Konevskit, Bogomil Gjuzel, Petre Bakevski.

Siç përmenda në fillim, kjo e pasqyron madhështinë e tij historike, por unë mendoj se  dhe aktualitet i gjithë asaj që ai e ka bërë dhe na ka  lënë  si trashëgim kulturor dhe shpirtëror. Mu mbi veprën e vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodij , Universiteti i parë i Shën Klimentit, si dhe veprimi dhe praktika shpirtërore e Shën Naumit  është formuar identiteti jonë nacional dhe kulturor, i cili është zhvilluar ditë e më sot, dhe me të drejtë numërohemi si pjesë e civilizimit evropian, pjesë e familjes së popujve evropian. Në atë zhvillim historik si popull kemi mbijetuar vështirësive të ndryshme, sulmeve të ashpra dhe mohimit, okupimeve, luftërave dhe shkatërrimeve.

Dhe ja sot, në zhvillimin e vet historik jemi këtu, si shtet i pavarur,sovran i mëvetësishëm i popullit maqedonas dhe i gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Veprën e këtyre të Mëdhenjve jemi të detyruar si popull, si shtet dhe si qytetar edhe më tutje ta kultivojmë dhe ta ndajmë. Për ne, si njerëz që jemi në politik, pa dallim se a jemi në pushtet ose në opozitë, përgjegjësia është edhe më e madhe, meqenëse ne jemi ato që krijojmë politika, që sjellim ligje, vendime dhe akte tjera, si dhe në atë ose ketë mënyrë ndikojnë në përditshmërinë e të gjithë neve si qytetar.

Zonja dhe zotërinj,

Si vëllezërit e shenjtë Cirili dhe Metodi me nxënësit e tij, duke përfshirë edhe Shën Naumin ishin të qëdrueshëm  dhe shkuan në Evropë për të përhapur shkrim-leximin, përcaktimi ynë është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian. Përcaktimi i cili është konstant në të gjitha këto njëzet vjet të pavarësisë dhe prapa të cilëve  qëndrojnë  jo vetëm partitë politike, por mbi të gjitha, qytetarët.

Ne të gjithë e dimë se për t'u bërë anëtare e integrimeve euro-atlantike është e nevojshme që të përmbushen disa kushte, të harmonizohet legjislacioni jonë me BE-në,  të bëhen më shumë reforma, dhe të gjithë këtë ne bëjmë jo sepse dikush këtë e kërkon prej nesh, por nga njohuria se ajo siguron një cilësi më të mirë të jetës për qytetarët e Maqedonisë.

Në atë rrugë të integrimit tonë euro-atlantik me  të drejtë  presim edhe solidaritet nga bashkëqytetarë  tonë evropianë, meqë ai  solidaritetit si princip është njëra nga shtyllat e Evropës së bashkuar.

Për fat të keq, në fillimin e pavarësisë tonë u ballafaquam me bllokada në vend të solidaritetit, dhe ajo bllokadë prek në atë më të  shenjtë, jo vetëm për ne, por për çdo komb dhe ajo është emri i tij, identiteti i tij kombëtar, gjuhësor dhe kulturor.

As e drejta ndërkombëtare, as të drejta zakonore nuk njeh absurditet të tillë, por për fat të keq tani më në realitet e jetojmë njëzet vjet.

Megjithatë, fakti që tani më vitin e dytë kemi marrim rekomandim nga Komisioni Evropian marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë na  i inkurajon ose me mirë na konfirmon se shkojmë në rrugë të mirë. Dhe  nuk ka nevojë të kujtojmë atë që ndodhi në Bukuresht dhe pse sot ne nuk jemi zyrtarisht anëtare e NATO-së, edhe pse si një vend në mënyrë aktive merr pjesë në misionet paqeruajtëse në mbarë botën, përkatësisht  japim një kontribut të njohur për ruajtjen e paqes në botë.

 Jam i vetëdijshëm se në qoftë se  tërhiqen paralele me kohën në të cilën ka jetuar dhe vepruar Shën Naum të futemi në  patetizëm që do ta devalvonte madhështinë e tij dhe veprën e tij. Megjithatë, Shën Naumi ka besuar fort  besonte se atë çka ishte duke e bërë,  e bën për një moment historik, por më shumë për të ardhmen e të gjithë atyre brezave që vijnë pas tij.

Prandaj, sot, kur shënojmë dhe njëmijenjëqind  vjetorin nga prehja e Shën Naumit Mrrekullibërësit është e nevojshme që të pyetemi se sa në secilin prej nesh është e pranishme ndjenja për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne si qytetarë, si një shoqëri, si një shtet, dhe jo vetëm për mirëqenien e vet  personale ditore , të shprehur përmes përfitimit material, ose nëse doni të thoni,  përmes fuqisë politike.

Sot, njëmbëdhjetë shekuj nga prehja e Shën Naumit jetojmë në procesin e globalizimit botëror, në botën e internetit dhe teknologjive moderne të komunikimit, por vlerat që na kanë lënë  këto të Mëdhenj janë po aq të gjalla dhe të domosdoshme. Prandaj unë do të doja që në fund të apeloj për të gjithë, vazhdimisht të kthehemi, t’i zhvillojmë dhe mbindërtojmë  këto vlera dhe parimeve morale me të cilën  jetoi dhe veproi Shën Naumi, dhe gjigantët e tjerë të historisë sonë.

Festimet janë të nevojshme dhe sigurisht e shprehin respektin tonë për këto personalitete, por edhe më shumë është e nevojshme në jetën tonë të përditshme, në punën tonë dhe veprimet tona të jenë vazhdimisht para syve  këto vlera. Nëse  mbetet vetëm një ceremoni, jo vetëm që i prishim ato vlera dhe vepra morale, por  vëmë në pikëpyetje sotmen dhe të ardhmen.

Vetëm kështu me të vërtetë mund të themi me krenari se ne jemi trashëgimtarët e veprës së Shën Naumit, Shën Klementit, të Ilindenit të parë dhe të  Ilindenit të Dytë, Nënë Terezën dhe shumë burra të tjerë të mëdhenj të cilët e kanë origjinën nga këtu, dhe veprat e të cilëve ngelen pjesë përbërëse e qytetërimit Maqedonas, Evropian dhe Botëror.

Së fundi më lejoni në emrin tim dhe në emër të Kuvendit që edhe një herë të shpreh respektin tim të thellë për personalitetin dhe veprën e Shën Naumit Mrekullibërësit.

Faleminderit për vëmendjen tuaj.

Click