Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 23 Dhjetor viti 2010, Jerusalem

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË   REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E SHTETIT TË IZRAELIT, Z. SHIMON PEREZ

Në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Izrael, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , z.Trajko Veljanovski realizoi takim me Kryetarin e Shtetit të Izraelit, z. Shimon Perez.  Takim u zhvillua në frymën e promovimit të miqësisë dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy vendeve, gjatë së cilës u shkëmbyen dhe bartur përvoja për çështje me interes të përbashkët.

Kryetari Veljanovski edhe një herë u shpreh i kënaqur me pritjen e ngrohtë dhe të përzemërt, duke theksuar se shteti i Izraelit në Republikën e Maqedonisë ka mik të sinqertë që do të kujdeset për interesat e saja jetike. Republika e Maqedonisë si  anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian do të jetë përkrahës i Izraelit. Duke shprehur kënaqësi  nga niveli i lartë i vizitave të realizuara gjatë këtij viti, kryetari theksoi se kjo është tregues i zhvillimit intensiv të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kryetari Veljanovski e përdori këtë mundësi për të informuar kryetarin Perez për  përpjekjet dhe veprimtaritë e ndërmarra për përfundimin më të shpejtë të Qendrës përkujtimore të Holokaustit në Shkup, ku i dha një ftesë zyrtare nga Kryetari  i Republikës së Maqedonisë, z.Gjorge Ivanov kryetarit Perez për vizitën e tij dhe  pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së Qendrës përkujtimore në mars të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Shtetit të Izraelit, z. Shimon Perez u përqendrua në nevojën e zhvillimit dhe investimit në shkencë dhe teknologji në 10 vitet e ardhshme, të cilat sipas tij, ndjeshëm do të ndryshojnë botën. Në këtë drejtim, kryetari Perez theksoi se nuk ka shtete të mëdha dhe të vogla me hapësirë dhe numër të kilometrazhit, por në bazë të realizimit të vizioneve të zhvillimit të teknologjisë dhe pjesëmarrjes së tyre në zhvillimin e përgjithshëm botëror. Konkretisht, kryetari  Perez potencoi mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndihmë për Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në zhvillimin shkencor dhe teknologjik në bujqësi dhe degët që lidhen në këtë sektor të rëndësishëm ekonomik.

Kryetari Veljanovski nga ana e tij, e informoi  z. Perez  për aktivitetet e ndërmarra nga ana e Republikës së Maqedonisë në sferën e zhvillimit të arsimit dhe mbështetjen informatike, teknologjisë dhe promovimin e njohurive si fuqi dhe forcë lëvizëse e shoqërisë maqedonase.

Duke theksuar rëndësinë e shkencës, z. Peres theksoi gjithashtu se shkenca është neutrale dhe si do të përdoret varet nga individi dhe për fat të keq ka ende një mospërputhje në zhvillimin e teknologjisë dhe hapat në sferën e humanizmit dhe njerëzimit. "Përderisa teknologjia  është duke lëvizur përpjetë me ashensor njerëzimi është duke përdorur shkalle.

Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit  të Republikës së Maqedonisë i prezantoi disa informacione dhe fotografi në lidhje me përfundimin e ndërtimit të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit në Shkup.

 
a

Na ndiqni në: