Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 14 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOSKI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË LITUANISË, Z. VALDIS ZATLERS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Velanoski u takua me presidentin e Republikës së Lituanisë z. Valdis Zatlers në kornizat e vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Në takim, kryetari Velanoski shprehu kënaqësinë e tij nga kjo vizitë e kryetarit të Lituanisë duke shpresuar se ky do të jetë rast për përshpejtimin dhe përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha nivelet dhe e potencoi rëndësinë e mbështetjes së deritanishme nga Republika e Lituanisë ka aktivitetet tona për integrim në UE dhe në NATO.

Kryetari Velanoski në mënyrë të veçantë e theksoi aktivitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në pikëpamje të harmonizimit të legjislaturës së UE-së, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe rajonal dhe e potencoi shpresën e tij se Republika e Maqedonisë për një periudhë të shkurtër do të bëhet anëtare e NATOS dhe do t'i fillojë bisedimet me UE-në dhe në këtë drejtim e përshëndeti faktin që Republika e Lituanisë përpiqet që mosmarrëveshjet bilaterale, siç është mosmarrëveshja jonë me Republikën e Greqisë të mos jetë kusht direkt për qasjen në proceset eurointegruese.

Presidenti i Republikës së Lituanisë Valdis Zatlers shprehu kënaqësinë dhe falënderoi kryetarin Velanoski për këtë vizitë të tij të parë në Parlamentin e  Maqedonisë, përgjithësisht vizita e parë në Republikën e Maqedonisë dhe në mënyrë të veçantë e potencoi përcaktimin e Lituanisë që ta mbështesë plotësisht integrimin tonë Evropian. Presidenti Zatlers vuri theks të veçantë në përfitimet e vendit të tij nga anëtarësimi në UE si dhe në përfitimet që do t'i kenë të gjitha vendet anëtare të ardhshme të UE nga Tregu Evropian i Përbashkët, dhe siç theksoi “ Sinqerisht dua që Republika e Maqedonisë ta arrijë suksesin e njëjtë të cilin Republika e Lituanisë e pati para gjashtë vjetësh me hyrjen në UE dhe jemi të gatshëm ta paraqesim përvojën dhe ndihmën tonë në këtë plan, theksoi presidenti Lituan.
 
 

Click