Udhëheqja parlamentare



E enjte, 8 korrik 2010

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Velanoski, mori masa në lidhje me ngjarjet që ndodhën më 1 korrik të vitit 2010

Në bazë të nenit 43, paragrafi (4) nga Ligji për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, konsultimit të realizuar me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, të mbajtur më 6 dhe 8 korrik 2010, kontrollimit të video-incizimeve nga sistemi për monitorim para dhe në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe në bazë të kërkesës së grupit të deputetëve, si dhe në bazë të informatave të përmbledhura të marra nga Sigurimi i brendshëm i Kuvendit, në lidhje me ngjarjet që ndodhën më 1 korrik 2010, vendosa që të marr masat si vijon:

1. Në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 1 korrik 2010, shqiptoj masën – vërejtje publike për deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilët morën pjesë në këtë ngjarje, si dhe për të gjithë personat e jashtëm përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët ishin të ndërlidhur me ngjarjen që ta respektojnë dinjitetin dhe pasqyrën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

2. Njëkohësisht, pa mëdyshje kërkoj dhe urdhëroj që pa kundërshtim të respektohet integriteti i deputetëve, si personalitete dhe si përfaqësues të qytetarëve, por njëkohësisht edhe integriteti i të gjithë personave tjerë të cilët punojnë në Kuvend ose personave të jashtëm të cilët kanë aktivitete zyrtare të ndërlidhura me punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.      

3. Të saktësohet Rregullorja për rendin e brendshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Udhëzimi për zbatimin e  Rregullores për rendin e brendshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë posaçërisht për:

a) Procedurën  dhe  formularët e shkruar të cilët duhet të përgatiten për mbajtjen pa pengesa dhe të harmonizuar të rendit në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kur para Kuvendit  mbahen protesta;

b) Procedurën dhe formularët e shkruar të nevojshëm për pranimin e palëve nga ana e koordinatorëve të grupeve të deputetëve dhe deputetët nga radha e personave që protestojnë dhe procedurën për sigurimin e rendit në ndërtesën e Kuvendit për kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në ndërtesën e Kuvendit;

v) Procedurën dhe formularët e shkruar të nevojshëm për marrjen e lejes nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për hyrjen e personave të autorizuar zyrtar në organet e administratës shtetërore në ndërtesën e Kuvendit gjatë protestës para Kuvendit dhe në rastet tjera të parapara në nenin 43, paragrafin (2) nga Ligji për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa e ndërlidhur me ngjarjen paraprake.

g) Procedurën për informimin e opinionit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme  në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në ndërtesën e Kuvendit, në kuptimin e verifikimit të procedurës për informimin paraprak të Kryetarit të Kuvendit;

d) Dorëzimin e informatës së veçantë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme për kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për nevojën e sigurimit të përforcuar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe procedurës së shkurtuar për situata urgjente;  

gj) Parashikimin e shenjave speciale për pjesëmarrësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët janë të ftuar nga ana e Kryetarit të Kuvendit për mbajtjen e përforcuar të rendit në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në kuptimin e dukshmërisë optimale dhe nevojës së ndryshueshmërisë së shenjave nga ato të Sigurimit të Brendshëm të Kuvendit;

e) Vendosjen e procedurës dhe metodës së komunikimit të shpejtë ndërmjet  deputetëve dhe Kryetarit të Kuvendit për vërejtjen e ngjarjeve jokonsekuente në respektimin e rregullave të caktuara në Rregullore dhe Udhëzimin për zbatimin e saj.  

Zh) E obligoj Shërbimin Profesional të Kuvendit që së bashku me organet relevante të administratës shtetërore të përgatisë studime fizibile për themelimin e Shërbimit për sigurim të brendshëm të Kuvendit i cili do të jetë në kornizat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe nën kompetencën e tij në pajtim me modelet, praktikat dhe përvojat në vendet e zhvilluara demokratike;

z) E obligoj Shërbimin Profesional të Kuvendit që të më dorëzojë projekt-tekst, me përvojë krahasuese, për përgatitjen e Kodeksit Etik për deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;

x) Nëse është e nevojshme, duke marrë parasysh rrethanat se po zhvillohet procesi i mbindërtimit dhe rikonstruktimit të ndërtesës së Kuvendit, të plotësohen procedurat dhe masat e ndërlidhura me sigurimin e lëvizjes para dhe në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

4. I ftoj koordinatorët e grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që t'i drejtohen opinionit dhe t'i afirmojnë vlerat e dinjitetit dhe integritetit të institucionit të Kuvendi të Republikës së Maqedonisë dhe me këtë edhe një herë t'i riafirmojnë dhe angazhimet edhe angazhimet e përbashkëta  euroatlantike.

5. Me qëllim që të vërtetohen të gjitha rrethanat në lidhje me ngjarjet nga 1 korriku 2010 dhe të mundësohet që të gjitha grupet e deputetëve dhe deputetët të shprehin mendimin  dhe vlerësimin e vet për ngjarjet që ndodhën më 1 korrik 2010, është e nevojshme që me konsensus të formohet Komisioni Anketues  sipas modelit të komisioneve tashmë të formuara anketuese të cilat u votuan  me konsensus ( siç është p.sh. Komisioni Anketues në vitin 2007).
 

Click