Udhëheqja parlamentare



E martë, 5 prill 2011

DITA E DYTË E KONFERENCËS SË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË SHTETEVE ANËTARE DHE SHTETEVE KANDIDATE PËR ANËTARËSIM NË BE

Dita e dytë e Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të shteteve anëtare dhe shteteve kandidate për anëtarësim në BE në Bruksel i kushtohet pasojave nga kriza botërore ekonomike, stabilitetit të Euro-s dhe rolit të parlamenteve në sferën e menaxhimit dhe rimëkëmbjes evropiane.

Lidhur me këtë temë falim të tij pati edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Z.  Trajko Veljanoski, i cili u përqendrua në modelin dhe masat me të cilat Republika e Maqedonisë ballafaqohet me pasojat e krizës botërore ekonomike.

Kryetari Veljanoski, në kornizat e Konferencës realizoi disa takime të shkurtra bilaterale me kolegët e tij, Kryetarin e Parlamentit të Maltës, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë, Turqisë, Austrisë dhe Holandës. Nga ana e Kryetarit Veljanoski u iniciua takim për bashkëpunim parlamentar edhe me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Z.  Fillipos Petsallnikos, por ana greke nuk shprehu interesim për takimin dhe largoi bashkëpunimin fillestar parlamentar.

Përndryshe në fund të ditës së parë të Konferencës, pritje për kryetarët e parlamenteve organizoi Lartmadhëria e Tij Mbreti Alberti  II-të. 

Click