Udhëheqja parlamentare



Е hënë, 7 mars 2011

KRYETARI VELJANOSKI I DËSHIROI PUNË TË SUKSESSHME SHEFIT TË SAPOEMËRUAR TË DELEGACIONIT TË BE-SË, E.T.  PITER SORENSEN

Kryetari i Kuvendit të Republikës se Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e pranoi shefin e sapoemëruar të Delegacionit të Bashkimit Evropian, E.T.  Piter Sorensen. Duke i dëshiruar sukses në realizimin e funksionit, Kryetari Veljanoski shprehu se janë plotësisht të gatshëm dhe  të hapur për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me z.  Sorensen për gjetje të  zgjidhjes për çdo çështje të rëndësishme për progresin tonë eurointegrues.  

Me ç’rast, Kryetari Veljanoski u përqendrua në zhvillimin e Kuvendit dhe kapacitetet e tij në disa vite të kaluara, e posaçërisht në  Ligjin e miratuar për Kuvendin dhe Rregulloren e re për punën e Kuvendit.

Në takim u bisedua edhe për më shumë çështje aktuale parlamentare.  Në këtë drejtim, Kryetari Veljanoski informoi për rrjedhën e procedurës për ndryshimet e Kodit zgjedhor (në përputhshmëri me OSBE-ODIHR), për themelimin e Komisionit parlamentar për konstatimin e gjendjes me listën zgjedhore, si dhe për procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. 

ga ana e tij, z.  Sorensen shprehu inkurajim nga zhvillimi i Kuvendit në vitet e kaluara, ndërsa në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm dhe çështjet aktuale ai shprehu gatishmëri për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Kryetarin e Kuvendit dhe me të dy kabinetet, në drejtim të përmbushjes së suksesshme të kritereve politike për progresin tonë eurointegrues.
 
Kryetari i Kuvendit, z.  Veljanoski, duke pasur parasysh kapacitetin profesional dhe përvojën e pasur në rajonin e z.  Sorensen, shprehu bindje se së bashku do te kontribuojnë që Republika e Maqedonisë për herë të tretë të marrë raport pozitiv dhe ti fillojë bisedimet, si dhe bindje se në mandatin e z.  Sorensen, Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian.

Click