Udhëheqja parlamentare



E hënë, 4 prill 2011

KRYETARI VELJANOSKI NË KONFERENCËN DYDITORE TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA BASHKIMI EVROPIAN

Me ftesë të Kryetarit të Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit të Belgjikës Z. Andre Fllaut dhe Kryetarit të Senatit të Belgjikës, Z. Deni Piters, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z Trajko Veljanoski, merr pjesë në Konferencën dyditore të kryetarëve të parlamenteve nga Bashkimi Evropian.

Në Konferencën, e cila sot dhe nesër mbahet në Bruksel, marrin pjesë 44 spikerë të dhomave të epërme dhe të poshtme të parlamenteve të shteteve evropiane.

Pjesa e parë e Konferencës është e fokusuar në kontrollin parlamentar mbi politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë dhe politikat e përbashkëta të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe marrëdhëniet e Parlamentit, mendimin e opinionit dhe mediumeve, por edhe rolin e parlamenteve në kontrollin e sferës evropiane të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, me vështrim të veçantë në kontrollin parlamentar mbi shërbimet për zbulim dhe monitoring të Evropol-it.

Nesër do të debatohet për pasojat e krizës botërore ekonomike dhe për mënyrat e ballafaqimit me to.

Kryetari Veljanoski, sot foli për marrëdhënien e Parlamentit, mendimin e opinionit dhe mediumet. 

Sipas agjendës së Konferencës, sot, Kryetari Veljanoski dhe shefat e tjerë të delegacioneve do të takohen me Lartmadhërinë e Tij Mbretin Alberti II-të.  

Click