Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E mërkurë, 9 mars 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME MINISTRIN SLLOVEN PËR PUNË TË JASHTME, Z. SAMUEL ZHBOGAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot e pranoi ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, z.  Samuel Zhbogar.

Në takim të dy anët marrëdhëniet bilaterale i vlerësuan si shumë të mira në të gjitha sferat e politikës, kulturës dhe ekonomisë, ndërsa janë edhe në interes të të dy shteteve dhe për këtë ato vazhdimisht mbindërtohen dhe zgjerohen. Kryetari Trajko Veljanoski posaçërisht e theksoi bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve edhe atë në të gjitha nivelet, nga grupet për miqësi, komisionet dhe në nivel të takimeve të rregullta të kryetarëve. Duke folur për gjendjet aktuale, Kryetari i Kuvendit Veljanoski theksoi se në praktikën evropiane të demokracisë parlamentare që moti është braktisur bojkoti si metodë e presionit.

“Tek ne duke u nisur prej Rregullores, Ligjit për Kuvendin dhe Kushtetutës, është krijuar kornizë e vërtetë dhe efikase për mbajtjen e dialogut politik sipas principeve që sundojnë në shtetet-anëtare të BE-së.   Kjo ishte cekur  qartë edhe në dy raportet e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë”, theksoi Kryetari Trajko Veljanoski. 

Ministri slloven i Punëve të Jashtme, z.  Samuell Zhbogar, theksoi se marrëdhëniet bilaterale lartë të zhvilluara  ndërmjet dy shteteve janë një ndër prioritetet e politikës së jashtme sllovene.  Sipas vlerësimit të z.  Zhbogar, Republika e Maqedonisë shumë gjatë pret lidhur me  marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.  Megjithatë, edhe pse kontesti bilateral me Greqinë nuk do të duhet të jetë kusht për këtë, duke marrë parasysh mënyrën e vendosjes në BE dhe NATO, z.  Zhbogar rekomandon që ky kontest të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur, sepse kjo është në interes të Republikës së Maqedonisë, por edhe në interes të stabilitetit në rajon dhe në BE. 

Duke përkujtuar se këtë vit të dy shtetet shënojnë njëzet vjetorin e pavarësimit, ministri Zhbogar shprehu besim se në kremtimin  në Lubjanë do të marrë pjesë edhe delegacioni i Kuvendit dhe Kryetari Trajko Veljanoski.  


 
 

 
a

Na ndiqni në: