Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E mërkurë, 23 mars 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. BEXHET PACOLLI

Marrëdhëniet në mes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë shumë të mira dhe kanë trend në rritje-kjo u theksua në takimin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z.  Trajko Veljanoski, me Presidentin e Republikës së Kosovës, Z.  Bexhet Pacolli.  

Duke theksuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë, Kryetari Trajko Veljanoski theksoi se kjo është në dobinë e të dy shteteve, dhe në të njëjtën kohë e përforcon stabilitetin në tërë rajonin dhe ardhmërinë e tij euroatlantike. 

Duke pas parasysh se në proceset e eurointegrimit në BE dhe NATO parlamentet kanë rol shumë të rëndësishëm, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i gatshëm me kolegët e tij të Parlamentit të Kosovës t’i ndajë të gjitha përvojat dhe të ndihmoj në realizimin e agjendës së tyre euroatlantike. 

Në bisedat, Kryetari Veljanoski u përqendrua edhe në statusin e Goranëve, Maqedonasve etnik me besim islam. 

“Pres në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Kosovë, duke i respektuar standardet evropiane, këto njerëz në mënyrë të lirë ta shprehin përkatësinë e tyre etnike", theksoi Kryetari Veljanoski. 

Presidenti i  Republikës së Kosovës, Z.  Bexhet Pacolli, duke shprehur kënaqësinë nga takimi dhe në përgjithësi nga vizita e tij në Republikën e Maqedonisë, theksoi se ai personalisht, por edhe qytetarët e Kosovës, Republikën e Maqedonisë e shohin si mik të sinqertë. 

“Ne asnjëherë nuk do të harrojmë se Republika e Maqedonisë pranoi mbi tre mijë refugjatë, dhe kjo ishte me të vërtetë një akt fisnik.  Ajo që është me rëndësi është fakti se si fqinjë kemi respekt të ndërsjellë dhe bisedojmë për të ardhmen, e kjo është integrimi euroatlantik.   Pikërisht për këtë, e vlerësojmë çdo ndihmë tuajën në realizimin e këtij përcaktimi dhe me të vërtetë jam falënderues për gatishmërinë tuaj që me Parlamentin e Republikës së Kosovës t’i ndani përvojat tuaja, e kjo gjithsesi do të ishte me dobi të madhe për ne”, deklaroi Presidenti Pacolli. 

Ai theksoi se personalisht i njeh dhe i çmon Goranët dhe se regjistrimi i ardhshëm në Kosovë do të zhvillohet rreptësisht sipas standardeve evropiane, përkatësisht të gjithë qytetarët e Kosovës të munden lirisht ta shprehin përkatësinë e tyre nacionale.
 
 

 
a

Na ndiqni në: