Udhëheqja parlamentare



E premte, 16 dhjetor 2011

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRJAKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E SERBISË, Z. BORIS TADIQ

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski në takimin e sotëm i theksoi marrëdhëniet e zhvilluara ndërmjet të dy shteteve dhe popujve, të cilat zhvillohen dhe mbindërtohen vazhdimisht, ndërsa në veçanti theksoi ardhmërinë e përbashkët në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Ne si parlament jemi të përgatitur që me kolegët tanë serbë t'i ndajmë të gjitha përvojat që kanë të bëjnë me procesin e integrimit, theksoi Veljanoski. 

"Duhet të kihet parasysh se bashkëpunimi ynë bilateral jo vetëm që është në interesin tonë të përbashkët, por edhe në interes të të gjithë rajonit dhe perspektivës së tij euroatlantik. 

Njëkohësisht, Brukseli bashkëpunimin rajonal e vlerëson si një prej principeve themelore mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian. 

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në sferën e bashkëpunimit ekonomik dhe në projektet e përbashkëta të cilat do të jenë të dobishme si për shtetet tona, ashtu edhe për rajonin, por edhe për Evropën në tërësi", theksoi kryetari, z. Trajko Veljanoski, duke e marrë si shembull përfundimin e Korridorit 10. 

"Shpresoj se Serbia në muajin mars do të fitojë status të shtetit-kandidat, me çka gjithë rajoni do të fitojë impuls plotësues për realizimin e ardhmërisë evropiane", shtoi kryetari, z. Trajko Veljanoski.

Kryetari i Serbisë, z.  Boris Tadiq, duke shprehur personalisht kënaqësi për vizitën e Republikës së Maqedonisë nënvizoi se për Serbinë është me rëndësi të madhe zhvillimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve të mira fqinjësore. 

Në këto korniza ai theksoi rolin dhe kontributet e të dy parlamenteve, si dhe bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje. 

Kryetari, z. Boris Tadiq theksoi se bashkëpunimi ekonomik në infrastrukturën, energjetikën, bujqësinë, si dhe paraqitja e përbashkët në tregjet e treta, është shumë i rëndësishëm dhe se të dy shtetet kanë potencial që këtë bashkëpunim ta zhvillojnë.    

Duke folur për integrimet euroatlantike, kryetari serb Tadiq theksoi se çdo përparim i Maqedonisë në atë drejtim është e dobishme edhe për Serbinë por edhe për rajonin në tërësi. 

Në diskutimet të dy palët vlerësuan si shumë të mirë pozitën e bashkësive etnike, Serbët në Maqedoni dhe Bashkësinë maqedonase në Serbi duke potencuar që si shtete vazhdimisht të angazhohen për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, gjuhës dhe identitetit të tyre nacional.    


 

Click