Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E martë, 29 nëntor 2011, Londër

TAKIMI I KRYETARIT TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E DHOMËS SË POSHTME TË PARLAMENTIT TË MBRETËRIVE TË BASHKUARA, XHON BERKOU

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në Londër, u takua me spikerin e Dhomës së poshtme dhe Parlamentit Britanik Xhon Berkou. 

Në takimin spikeri Berkou shprehu përkrahjen e fuqishme nga ana e Britanisë së Madhe për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Britania e Madhe kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim në shumë sfera, siç është edhe bashkëpunimi në misionet ndërkombëtare.

Kryetari Veljanoski pret dhe shpreson se me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, në Hagë, rreth kontestit të imponuar për emrin, do të krijohen kushte të volitshme për synimet dhe qëllimet e vendit. Gjithashtu, theksoi se të gjitha reformat që ndërmerren me kërkesë të BE-së dhe NATO-s, i nevojiten edhe Republikës së Maqedonisë. Nga dy palët u shpreh kënaqësi e përbashkët nga bashkëpunimi i deritanishëm parlamentar. 

Në takimin u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik me shpresë se më shumë kompani britanikë do të investojnë në Maqedoni. Spikeri britanik Berkou, në takimin u interesua për punën e Kuvendit të Maqedonisë, veçanërisht në pjesën rreth pyetjeve të deputetëve dhe debatit ku mori pjesë kryeministri. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski i bëri ftesë spikerit britanik Xhon Berkou që ta vizitojë Maqedoninë. 

Pas takimit, kryetari i Kuvendit, si dhe anëtarët e gjithë delegacionit maqedonas, morën pjesë në punën e grupit për bashkëpunim të Parlamentit Britanik me Maqedoninë, të cilin e kryeson deputetja Karen Llampi.

 

 

 

 
a

Na ndiqni në: