Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hëne, 21 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË POLONISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH.T PZHEMISLAV ÇIZH         

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në veçanti theksoi marrëdhëniet shumë të zhvilluara bilaterale me Poloninë, si dhe përkrahjen e saj ndaj Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit tonë në NATO dhe UE.    

"Duke pasur parasysh se para pak kohësh edhe në Poloni kishte zgjedhje, shpresoj se tani do të mund që edhe më tepër ta intensifikojmë bashkëpunimin në nivel të parlamenteve. Gjithsesi këtu është edhe bashkëpunimi ekonomik i cili do të zhvillohet në shumë forma të larta të shkëmbimit klasik tregtar", theksoi kryetari Veljanoski.

Duke shprehur falënderim për takimin, ambasadori i Republikës së Polonisë, shkëlqesia e tij Pzhemisllav Çizh, edhe njëherë theksoi se për shtetin e tij, Maqedonia është vend mik, me të cilin Polonia dëshiron edhe më tutje t'i zhvillojë marrëdhëniet bilaterale në të gjitha sferat. 

"Prandaj ne në strukturat euroatlantike gjithmonë në mënyrë aktive e përkrahim Republikën e Maqedonisë, e respektojmë emrin tuaj kushtetues dhe e shfrytëzojmë në komunikimin tonë bilateral, ja edhe unë personalisht me kënaqësi të madhe e mësoj gjuhën maqedonase.  Gjithsesi në ato korniza janë edhe marrëdhëniet parlamentare dhe bashkëpunimi dhe e vlerësoj gatishmërinë tuaj si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ky bashkëpunim edhe më tutje të zhvillohet", theksoi ambasadori i Republikës së Polonisë, z. Pzhemisllav Çizh, në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski.

 
a

Na ndiqni në: