Udhëheqja parlamentare



E hënë, 12 dhjetor 2011

TAKIMI PROTOKOLLAR I KRYETARIT TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, Z. TOMAS MIHAELL BAJER

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e pranoi ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë për Republikën e Maqedonisë, z. Tomas Mihaell Bajer. 

Kryetari Veljanoski, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm ambasadorit Bajer theksoi se edhe me këtë ambasador do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet ambasadës së Austrisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në takimin u konstatua se në periudhën e kaluar u zhvillua një bashkëpunim i frytshëm në nivel më të lartë ndërmjet të dy vendeve, me ç'rast me qëllim të thellimit të bashkëpunimit parlamentar kryetari Veljanoski organizoi takim me kryetaren e Parlamentit të Austrisë, znj. Barbara Pramer që do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm. Ambasadori Bajer, duke i përcjellë përshëndetjet nga kryetarja e Parlamenti të Austrisë, znj. Pramer, bëri përpjekje që takimi të realizohet sa më shpejtë.

Ambasadori Bajer theksoi se mandati në Republikën e Maqedonisë për atë do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për njohjen e sistemit për rregullimin e shtetit dhe shprehu interesim për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe për punën e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Etnike, për ngjashmëritë dhe dallimet e Kushtetutës së të dy vendeve, zgjedhjen e Kryetarit të shtetit, funksionimin e punës parlamentare, si dhe për aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë.  Në pikëpamje të aktgjykimit kryetari Veljanoski theksoi se ky nënkuptohet si konstatim i fakteve dhe i asaj që me të vërtetë ka ndodhur.

Në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian, z. Bajer e potencoi qëndrimin e Austrisë i cili është për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe i cili do të paraqet dobi edhe për rajonin, mirëpo edhe për Evropën në tërësi. Madje, negociatat për anëtarësim në institucionet euroatlantike për Republikën e Maqedonisë duhet të zhvillohen paralelisht me negociatat për çështjen e emrit.  

Njëra prej temave që u hap në takimin ishte edhe tema lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili momentalisht zhvillohet në drejtim pozitiv. Në atë kuptim u përmend edhe Forumi në Vjenë, i organizuar nga ana e Dhomës ekonomike në Austri, i cili është indikator se Maqedonia krijon klimë pozitive për investime, por edhe ekzistojnë sinjale pozitive dhe vullnet për investim në Maqedoni nga ana e kompanive austriake.  

Në këtë kontekst, kryetari Veljanoski përmendi se në vend bëhen vazhdimisht reforma pa të cilat dhe pa klimë të mirë të biznesit nuk do të ishte e mundshme të bëhen investime të huaja.

Click