Udhëheqja parlamentare



E hënë, 5 dhjetor 2011

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI PAS AKTGJYKIMIT TË MIRATUAR TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË

Sot, pas tre vitesh të fillimit të procesit të Republikës së Maqedonisë kundër Republikës së Greqisë për shkeljen e Marrëveshjes Kohore, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e miratoi aktgjykimin përfundimtar, me të cilin u vërtetua fuqishëm realiteti i dukshëm se fqinji ynë jugor me vetëdije e shkeli Marrëveshjen kohore nga viti 1995.

Me këtë vendim historik, Gjykata i hodhi poshtë argumentet e Republikës së Greqisë, me çka vërtetoi fuqishëm politikën e bashkëjetesës paqedashëse dhe pranoi standardet demokratike të cilat tashmë që dy dekada janë qëllim kryesor politik i shtetit maqedonas

Më lejoni që në veçanti të potencoj se e vlerësojmë veçanërisht shumë vërtetimin e Gjykatës ndërkombëtare se Republika e Maqedonisë është paraqitur në negociatat me VULLNET TË MIRË me çka u refuzuan në tërësi argumentet e Greqisë PËR TË KUNDËRTËN.

Kjo zgjidhje gjithashtu është verifikim më i fuqishëm edhe për aspirimet dhe prioritetet maqedonase, por edhe përgjigje e qartë për të gjithë ato të cilët në mënyrë më të ndryshme vitet e kaluara e fajësuan Republikën e Maqedonisë për dedikimin kinse të pamjaftueshëm në integrimet euroatlantike.

Republika e Maqedonisë vazhdon edhe më tutje me vullnet të tillë dhe me angazhime të tilla të qëndrueshme.

Qytetarët maqedonas duhet të jenë krenarë për atë që kanë fituar verifikimin më të lartë ndërkombëtar për të gjitha bindjet legjitime për të cilat në periudhën e kaluar u angazhuam të gjithë bashkërisht.

Më lejoni që ta shpreh edhe bindjen time të thellë për vazhdimin e krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore duke respektuar dhe njëkohësisht duke bashkëpunuar me Republikën e Greqisë në frymën e miqësisë dhe stabilitetit rajonal.

Gjithashtu, kam besim të fortë se rezultati i tillë do të kontribuojë në nxitjen e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, të cilat paraqesin interes nacional, përkatësisht interes shtetëror për Republikën e Maqedonisë.

Në emrin tim personal dhe në emër të dhomës legjislative maqedonase, më lejoni që t'i uroj qytetarët për arritjen e pikës më të lartë që e ngriti atdheun tonë.

Ju faleminderit.


 

Click