Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E Mërkur, 12 tetor 2011, Budimpeshte

FAJLIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME TEMË "PËRMASAT E SIGURIMIT TË BASHKËPUNIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR"

I nderuari kryesues,
Zonja dhe zotërinj,
Shkëlqesitë tuaja,

Republika e Maqedonisë është përkrahës aktiv i iniciativave dhe proceseve rajonale dhe nëpërmjet tyre në mënyrë konkrete e manifeston angazhimin e saj politik për bashkëpunim dhe përkrahje të fortë rajonale të vendeve në Rajonin.   Ne jemi të bindur se me postulatet kryesore të politikës sonë të jashtme, zgjidhja e çështjeve të hapura me anë të dialogut dhe gatishmërisë për bashkëpunim me vendet fqinje kontribuojmë për stabilitet në rajonin, Kontinentin e Evropës dhe në botë në tërësi.

Sfidat me të cilat ballafaqohet bota:  terrorizmi ndërkombëtar, krimi i organizuar, kontrabanda me njerëz, me drogë dhe kështu me radhë, janë sfida të cilat na tangojnë të gjithëve, të vegjël dhe të rritur, të pasur dhe më pak të pasur.  Prandaj, çdo shtet dhe pushtet përgjegjës, duhet patjetër të jep maksimumin për tejkalimin e këtyre dukurive negative globale.  Pikërisht për atë, integrimet euroatlantike janë të rëndësishme për çdo shtet, por edhe për NATO-n, Bashkimin Evropian dhe për stabilitetin në përgjithësi.

Republika e Maqedonisë që nga pavarësia e saj, si prioritet shtetëror e përcakton anëtarësinë në NATO dhe BE.  Rruga jonë drejt NATO-s formalisht fillon në muajin dhjetor 1993, kur pikërisht në Kuvend u miratua Rezoluta për anëtarësim në NATO-aleancën.  Në këtë rrugë, Republika e Maqedonisë nga shteti konsument i sigurisë transferohet në shtet kontribuues i sigurisë, si në rajon ashtu edhe më gjerë.  Nga ana tjetër, në vazhdimësi hulumtimet e opinionit publik, tregojnë se përqindje e madhe e qytetarëve, 85 %, e përkrahin anëtarësimin tonë në NATO.  Kjo tregon qartë se në Republikën e Maqedonisë të gjitha subjektet politike, si dhe shoqëria civile, ardhmërinë në këtë shtet, si dhe në gjithë rajonin e shohin në integrimet euroatlantike. 

Nëpërmjet kontributit konstruktiv në bashkëpunimin rajonal, Republika e Maqedonisë në periudhën e deritanishme demonstroi kapacitete dhe demokratike dhe qëndrime principiele.  Iniciativa për bashkëpunim në kuadër të SHBA-së - Harta e Adriatikut, dhe zgjerimi i saj gjatë kohës së kryesimit me grupin e dy vendeve të reja, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, e vërtetojmë me pjesëmarrje aktive dhe konstruktive dhe kontribut nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.  Me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, jemi krenar që kontributi dhe investimi ynë personal ishte i frytshëm, të cilët i konsiderojmë si sukses i ynë i përbashkët. 

Për fat të keq, në Samitin në Bukuresht, Republika e Maqedonisë nuk mori ftesë për anëtarësim.  Shkaqet për këtë të gjithë mirë i dini, kontesti absurd dhe i kompozuar nga ana e Republikës së Greqisë në lidhje me emrin tonë kushtetues.  Edhe krahas asaj që në Bukuresht nuk morën ftesë, Republika e Maqedonisë edhe më tutje luajti rol konstruktiv në të gjitha sferat - nga pjesëmarrja aktive në procesin e negociatave të cilat zhvillohen nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e imponuar, dhe deri në zhvillimin intenziv të bashkëpunimit me NATO-n.

Pjesëmarrja e vazhdueshme e Republikës së Maqedonisë në misionet dhe operacionet ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja, e thekson përcaktimin e vendit për kontribut aktiv si partner të barabartë të Aleancës, i përgatitur t'i ndajë përgjegjësitë e përbashkëta dhe vlerat e përbashkëta me Aleancën dhe bashkësinë ndërkombëtare, në realizimin e paqes dhe sigurisë.  Në atë drejtim Republika e Maqedonisë vazhdon me pjesëmarrjen e saj në misionin ISAF të NATO-s në Afganistan; në misionin BE-së "ALTEA" në Bih; në misionin e OON "UNIFIL" në Liban, si dhe me dhënien e përkrahjes logjistike të forcave të KFOR-it në Kosovë. 

Për realizimin e të gjitha këtyre aktiviteteve Maqedonia qëndron në përcaktimin për financim stabil të mbrojtjes dhe veçanërisht të trajnimit dhe pajisjes së armatës, në pajtim me mundësitë e parapara dhe NATO standardet në kushte të krizës ekonomike botërore e cila është reflektuar drejtpërdrejtë edhe mbi ekonominë tonë.  Momentalisht për nevojat e mbrojtjes ndahen rreth 1,30% nga PBV-ja, me plan për rritje të vazhdueshme deri në 2% nga PBV deri në vitin 2020.

Kolege të nderuar,
Zonja dhe zotëri,  

Republika e Maqedonisë merr pjese ne Politiken e përbashkët të jashtme dhe të sigurt në BE në bazë të përcaktimit të tij politik t'i ndajë qëllimet dhe prioritetet e kësaj politike të rëndësishme dhe të përbashkët para anëtarësimit në BE, duke dëshiruar të kontribuojë edhe ne promovimin e paqes dhe stabilitetit ne plan global dhe në ndërtimin e paqes dhe stabilizimit te pas konfliktit në rajonet e krizës.  Në këtë kuptim, Republika e Maqedonisë e vazhdoi pjesëmarrjen e saj në operacionin BE ALLTEA në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe pjesëmarrjen tonë në Grupin Luftarak P/2012. 

Në lidhje me pjesëmarrjen tonë në operacionet në BE për menaxhim me kriza, Këshilli për marrëdhënie të jashtme i BE-së miratoi vendim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë për lidhjen e marrëveshjes kornizë, e cila do ta rregullojë pjesëmarrjen e ardhshme të Maqedonisë në operacionet e krizës.  Negociatat janë në fazë progresive dhe pritet që deri në fund të vitit të nënshkruhet marrëveshja.  

Në kuadër të bashkëpunimit të Politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Maqedonia vazhdon me bashkëngjitjen ndaj deklaratave dhe pozicioneve të përbashkëta të BE-së.  Gjysmë vjetori i parë i këtij viti ishte shumë intensiv në kontekst të bashkëngjitjes ndaj vendimeve të Këshillit të BE-së për zbatimin e masave restriktive të vendeve të treta në aspekt të ngjarjeve të fundit në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Afërt.

Duke u nisur nga përcaktimet për dhënien e kontributit në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit, Republika e Maqedonisë edhe më tutje merr pjesë në iniciativat ekzistuese për bashkëpunim rajonal dhe njëkohësisht e intensifikon rolin e saj në kuadër të aktivitetit të përforcuar në gjithë rajonin e EJL për integrimin e saj të plotë evropian dhe euroatlantik.   Në takimet të cilat mbahen në kuadër të iniciativave, RM-ja me propozime konkrete angazhohet për implementimin e prioriteteve të parashtruara në kuadër të iniciativave.  Kontributi ynë në procesin e definimit të konceptit të ri të bashkëpunimit rajonal mund të vlerësohet si i rëndësishëm.  Faza e re e bashkëpunimit rajonal nënkupton rol proaktiv dhe përgjegjësi më të madhe të vetë rajonit, si dhe të çdo vendi në veçanti, veçanërisht në iniciativat e lidhur funksional, siç është qendra MARRI dje RACVIAC.

Dedikimin dhe qasjen aktive Republika e Maqedonisë e demonstroi edhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në US-Adriativ Charter, South-East Defense Ministerial.  Republika e Maqedonisë, si iniciator i SHBA-së -Harta e Adriatikut në mënyrë të vazhdueshme merr pjesë në aktivitetet e grupit, duke pasur parasysh se ato e përforcojnë stabilitetin rajonal dhe kapacitetin për integrim euroatlantik të vendeve-anëtare.  Me pjesëmarrje të përbashkët në ISAF të vendeve nga rajoni, kontribuon në përforcimin e paqes ndërkombëtare dhe bashkëpunimit rajonal.  I promovon vlerat dhe principet e NATO-s, por edhe kapacitetin dhe interoperabilitetin e Armatës dhe ushtarëve.  Në atë drejtim ofron edhe kapacitete trajnuese për përgatitjen e forcave të sigurisë të partnerëve. E përkrah përfshirjen për zgjerim të mëtutjeshëm të Grupit të Adriatikut me vendet tjera nga Rajoni dhe për përfshirje më të përforcuar të sektorit joqeveritar në aktivitetet. 
Kah mesi i vitit 2012 Republika e Maqedonisë do ta fillojë kryesimin me Procesin për bashkëpunim në EJL, me çka do t'i koordinojë aktivitetet të orientuara në bashkëpunimin rajonal në frymën e Konventës të miratuar nga vendet anëtare të kësaj iniciative të gjerë në rajon. 

Parlamenti i Maqedonisë në disa vitet e kaluara bëri reforma të rëndësishme me të cilat u ngrit kapaciteti i përgjithshëm parlamentar. Këto përpjekje tona, të cilat janë të përbashkëta, në kontinuitet vlerësohen si pozitive. Kjo u konstatua në dy raportet e fundit të BE-së, ndërsa kjo sigurisht do të jetë vlerësim edhe në raportin e këtij vit, i cili sot, ndoshta pikërisht në këtë çast, prezantohet në Bruksel. 

Dimensioni tjetër të cilin dëshiroj ta theksoj është aktiviteti ndërkombëtar përkatësisht diplomacia parlamentare, si mjet i rëndësishëm i cili mund të na ndihmojë të arrijmë qëndrueshmëri dhe avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë. Në planin bilateral kemi marrëdhënie shumë të zhvilluara me të gjitha shtetet në rajon, përveç me fqinjin tonë jugor, por shpresoj se edhe kjo do të tejkalohet.  Nga bashkëpunimi i mirë bilateral kemi benefit të dyfishtë:  i thellojmë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale dhe punojmë në mënyrë të përbashkët për përcaktim dhe ardhmëri euroatlantike.

Kolegë të nderuar,

Kemi besim të fortë se të gjithë ne, vende të Ballkanit, kemi kapacitet të ndërtojmë Ballkan të ri, i lirë nga ndodhitë e kaluara.  Kemi qëllim të njëjtë, interesa të njëjta, ardhmëri të përbashkët. Nevojiten përpjekje të mëtejshme që progresi i arritur të bëhet i sigurt dhe i pakthyeshëm. Politika ynë duhet doemos të jetë proaktive në mënyrë që rajoni të integrohet më shpejtë në strukturat euroatlantike. Besoj se kjo konferencë e pestë jep kontribut për avancimin e bashkëpunimit tonë për realizimin e vizionit tonë të përbashkët - Evropë të bashkuar dhe të sigurt. 

Ju faleminderit për vëmendjen. 

 
a

Na ndiqni në: