Udhëheqja parlamentare



E enjte, 17 nëntor 2011

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 20-VJETORIT TË MIRATIMIT TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË MËVETËSISHME, SOVRANE DHE TË PAVARUR

I nderuari kryetar i Republikës së Maqedonisë, z. Gjorgje Ivanov,
I nderuari kryetar i Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Gruevski,
I nderuari kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, z. Branko Naumovski,
I nderuari ish kryetar i Republikës së Maqedonisë, z. Branko Crvenkovski,
I nderuari ish kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.
I nderuari ish kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,
Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, bashkësive fetare, shkëlqesi, të nderuar të ftuar, kolegë deputetë,

Maqedonia këtë vit feston! Maqedonia këtë vit kujton!
Më 8 shtator të këtij viti populli në sheshet festoi pavarësinë;
Më 8 shtator, qytetarët qëndruar bashkërisht nën diellin e njëjtë për qëllimin e njëjtë.
Përfundimisht, këtë ditë, Zoti na tregoi se të gjithë ne jemi fëmijët e tij, se Maqedonia është vendi ynë, dhe se ardhmëria jonë është sfida jonë e përbashkët! Bërtitëm me krenari, por vazhdojmë të bërtasim edhe sot me tonin e njëjtë të lartë. LE TË JETË I PËRJETSHËM DHE I PËRHERSHËM ATDHEU YNË MAQEDONIA!
Ky rast është jubileu ynë i ri i madh!
20-vjetori i miratimit të Kushtetutës.
20-vjetori i dokumentit me të cilin i vendosëm themelet shtetërore-juridike, të cilët janë të fortë si granit,
20 vjet pavarësi dhe sovranitet
.

Zonja dhe zotëri,

Shtetari i madh amerikan, Endru Xhonskon, do të theksojë: "BINDJA IME MË E SINQERTË ËSHTË GUXIMI IM, NDËRSA KUSHTETUTA ËSHTË UDHËZUESJA IME".

Prandaj, sot, të gjithë ne pavarësisht nga dallimet tona partikulare, bashkërisht të porosisim se ZHVILLIMI I MAQEDONISË NUK KA ALTERNATIVË. VËRTETIMI PËR ATË ËSHTË NË GUXIMIN DHE VENDOSMËRINË TONË, NDËRSA KUSHTETUA E KËTIJ VENDI ËSHTË UDHËZUESJA E VETME E JONA!

"KUSHTETUTA JONË FUNKSIONON", do të deklarojë shtetari tjetër i madh amerikan.

EDHE KUSHTETUTA MAQEDONASE E KALOI TESTIN E KOHËS, do të dëshmojmë të gjithë sot.

REPUBLIKA JONË BAZOHET NË PUSHTETIN E LIGJEVE, DHE JO NË PUSHTETIN E NJERËZVE, do të vazhdojë ai,

EDHE REPUBLIKA E MAQEDONISË 20 VJET ËSHTË SHTET I LIGJEVE DHE I TË DREJTËS, sot do të deklarojmë me krenari.

Të nderuar miq,

Pavarësia e Maqedonisë ishte proces që filloi me zgjedhjet e para shumëpartiake. Prej tyre doli Deklarata për pavarësi, të cilën e miratuan deputetët e përbërjes së parë të kësaj dhomë legjislative. Kjo ishte udhëzuesja jonë në miratimin e kushtetutës së parë demokratike të shtetit. Këtij qëllimi të madh iu ndërlidh edhe referendumi i 8 shtatorit, ku qytetarët ua dhanë politikanëve legjitimitetin e duhur për ndjekjen e rrugës drejt pavarësisë. Përfundimisht, më 17 nëntor 1991, kolegët tanë deputetë u shënuan në historinë maqedonase duke miratuar aktin më të lartë juridik, me çka vepra e tyre mbeti përjetësisht e skalitur në memorien tonë kolektive.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë që atëherë e definoi funksionin e tij të strumbullarit shtetëror, më saktësisht e vërtetoi rolin e tij të dhomës në të cilën nëpërmjet procedurës demokratike, do të definohen interesat kryesore shtetërore dhe do të përcaktohen dhe miratohen vendime ligjore thelbësore dhe vendime tjera për themelimin dhe vlerësimin bashkëkohor politik, të sigurt dhe kulturor të Republikës së Maqedonisë.

Më 17 nëntor 1991 u realizua ëndrra e gjeneratave maqedonas për shtet sovran dhe të mëvetësishëm, në të cilën si gjë e shenjtë është vetëm një vlerë, njeriu si individ dhe të drejtat dhe liritë e tij, përkatësisht dimensioni qytetar që nënkupton pluralizëm politik, ekonomi tregtare që bazohet në pronën private.

Në ato kohëra të trazuara kur në ish Jugosllavinë, zëri i racionalitetit u zëvendësua nga fuqia e armës, kryetari i parë i Maqedonisë së pavarur - citoj: "SOT KUR ME KUSHTETUTËN E RE VENDOSËM PËR THEMELET JURIDIKE TË MAQEDONISË, PËRSËRI JAM PLOTË ME KRENARI DHE SHPRESË SE NUK KANË QENË TË KOTA VIKTIMAT QË E FLIJUAN JETËN NË TË GJITHA KRYENGRITJET TONA. PËR NE MBETËN DITËT E SKLLAVËRISË, NDARJA DHE PERSEKUTIMI, SHPËRNGULJA DHE TË PASTREHËT, PËR TË CILAT FLET HISTORIA, POR EDHE DËSHMON PËR FUQINË E LASHTË TË POPULLIT TONË PËR TË QËNDRUAR, MBIJETUAR DHE RUAJTUR FJALËN KËNGËN, TREGIMIN MAQEDONAS".

Në atë kuptim, sot, të nderuar miq, më lejoni, që në emrin tim personal dhe në emrin e kolegëve deputetë nga kjo përbërje e kuvendit, të falënderoj përzemërsisht:

- Kryetarin e kuvendit të Maqedonisë së pavarur, z. Kiro Gligorov;
- Kryeministrin e parë të atdheut tonë, z. Nikolla Kljusev;
- Kryetarin e parë të Kuvendit shumëpartiak dhe kryetar i Komisionit Kushtetues, z. Stojan Andov dhe të gjithë anëtarët tjerë të Komisionit Kushtetues të Kuvendit, si dhe anëtarët e grupit ekspert,
- si dhe të gjithë deputetët, partitë dhe personalitetet të cilat dhanë kontribut të tyre në realizimin e këtij qëllimi fisnik shtetëror.

Rezultati i këtyre angazhimeve është kushtetuta jonë:

- që i përcjell përfitimet demokratike bashkëkohore;
- që pasqyron vazhdimësinë historike dhe synimin për liri të popullit maqedonas;
- dhe që ofron garanci më të larta për realizimin e lirive dhe të drejtave të bashkëqytetarëve tanë, të cilët si pjesë e popullit shqiptar, turq, vllahë, serbë dhe romë, jetojnë në Maqedoni.

Kushtetuta paraqet akt përfundimtar të një procesi të dhimbshëm dhe të vështirë, që filloi me Manifestin e Republikës së Krushevës, si dhe me vendimet e KAÇKM-it.

Si akt juridik themelor shtetëror, Kushtetuta buron nga qytetari.

Me Kushtetutën, Republika e Maqedonisë definohet si shtet juridik në të cilën kemi ndarje dhe mëvetësi të të tre degëve të pushtetit dhe në të cilën plotësisht respektohet pronësia private dhe ligjshmëria tregtare.

Pikërisht për atë, Kushtetuta në bashkësinë ndërkombëtare u vlerësua dhe u pranua si akt shtetëror bashkëkohor në të cilin janë inkorporuar të gjitha principet të cilat shtetin e definojnë si demokratik.

Edhe diçka!

Atëherë u definuan qartë edhe prioritetet tona strategjike me inkuadrimin në integrimet euroatlantike. Republika e Maqedonisë, në sajë të politikës së mençur të kulmit shtetëror arriti sukses që ta rrumbullakojë procesin e pavarësisë, ndërsa në të njëjtën kohë t'i mbajë marrëdhëniet e mira me të gjitha ish republikat e Jugosllavisë. Për fat të keq nga fqinji ynë jugor u imponua kontesti i emrit kushtetues, të cilin me shekuj e kemi shfrytëzuar si identifikim tonë nacional gjuhësor dhe kulturor dhe si të tillë jemi pranuar nga civilizimi evropian dhe botëror.

Të nderuar miq,

Me miratimin e Kushtetutës filloi edhe njëra prej sfidave më të mëdha me të cilat ballafaqohemi edhe ne. Kjo është miratimi i ligjeve me të cilat rrumbullakohet sistemi juridik i shtetit. Me nënshkrimin e Paktit për stabilitet, ndërsa më vonë edhe me fitimin e statusit si kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian, ky proces morri dimension tjetër. Harmonizimi i legjislacionit tonë me atë të Evropës është prioriteti ynë më i rëndësishëm. Me të drejtë mund të them se atë e bëjmë shumë mirë, që shihet edhe nëpërmjet faktit se tre vjet me radhë nga Komisioni Evropian marrim rekomandim për marrjen e datës për fillimin e negociatave.

Zonja dhe zotëri,

Kushtetuta si akt më i lartë juridiko-shtetëror është kategori dinamike, e cila në varësi nga zhvillimi i gjendjeve të plota shoqërore dhe ekonomike, plotësohet me amendamente kushtetuese. Në këto 20 vjet këto procese janë të pranishëm edhe te ne. Kështu që, deri më sot janë miratuar 32 amendamente kushtetuese - nga intervenimet kushtetuese të cilat kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor, amendamente të cilat kanë të bëjnë me të drejtën dhe lirinë e qytetarëve, si dhe ndryshimet që i bëmë si rezultat i Marrëveshjes Kornizë. Për të gjithë ato është karakteristike se vetë procesi ishte transparent, me pjesëmarrje, si të subjekteve politike, ashtu edhe të publikut profesional, ndërsa vetë akti i miratimit ishte konsenzual. Gjithashtu, aq i rëndësishëm është edhe fakti që me të gjithë këto amendamente nuk është ndryshuar karakteri themelor i rregullimit shtetëror.

Republika e Maqedonisë edhe sot është shtet unitar i popullit maqedonas dhe i të gjithë bashkësive etnikë.
Maqedonia edhe sot është demokraci parlamentare në të cilën subjekt themelor është qytetari.
Republika e Maqedonisë edhe sot është shtet juridik në të cilin askush nuk është mbi ligjin dhe në të cilin sundojnë ligjshmëritë tregtare

Të nderuar miq,

Historia na mëson se gjithmonë kur miratohen vendime të prera për një popull, nevojitet shkallë e lartë të konsensusit politik dhe përkrahje e madhe nga qytetarët.

Periudha e kaluar 20 vjeçare nuk mund të thuhet se ishte e lehtë dhe e thjeshtë për Republikën e Maqedonisë. Përkundrazi. Kaluam nëpër shumë vështirësi dhe sfida, hasëm shumë sprova dhe situata kur duhej të tërhiqeshin lëvizje të vendosura dhe të rëndësishme për ardhmërinë dhe mbijetesën e Republikës së pavarur dhe të mëvetësishme.

Para 20 vitesh, kur vendosëm për Maqedoni të pavarur dhe të mëvetësishme, kishim shkallë shumë të lartë të konsensusit politik dhe përkrahjes nga qytetarët, që u shpreh në mënyrë shumë të fuqishme në referendumin e 8 shtatorit. Këtë bashkim rreth çështjeve më të rëndësishme për ardhmërinë e atdheut tonë e manifestuam edhe më vonë. Jam i bindur se ky rast është edhe sot, kur jemi të bllokuar në realizimin e përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim në NATO dhe në Unionin Evropian.

Nëse sinqerisht dëshirojmë t'i realizojmë idealet e Ilindenasve nga viti 1903 dhe 1944, të luftëtarëve nga Lufta nacionalçlirimtare, si dhe të qytetarëve të cilët në 8 shtator qartë thanë se çka dëshirojnë - ATËHETË DUHET DOEMOS TA KEMI VAZHDIMISHT PARA NESH VETËDIJEN PËR RËNDËSINË E PËRGJEGJËSISË QË E KEMI SI POLITIKANË PA DALLIM NË CILËN ANË QËNDROJMË NË SALLËN E KUVENDIT!

Për çështjet lidhur me mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe emrit kushtetues, si dhe sfidat tjera lidhur me integrimet evropiane dhe euroatlantike - NUK GUXOJMË TË LEJOJMË QË POLITIKAT TONA DHE DALLIMET TJERA TË NA NDAJNË.

Përkundrazi.

FJALA UNIFIKIM ËSHTË ÇELËSI YNË!
FJALA UNITET ËSHTË MOTIVI YNË!
FJALA BASHKËPUNIM ËSHTË ALEATI YNË MË I MADH!

...ose duke shfrytëzuar tekstin e urtësisë botërore, edhe ne, si dhe udhëheqësit e kombeve të mëdha, duhet doemos të bërtasim fuqishëm: NJË SHTET, NJË KUSHTETUTË, NJË FAT!

LE TË JETË I PËRJETSHËM, ATDHEU YNË, REPUBLIKA E MAQEDONISË!

Ju faleminderit.

Click