Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E Mërkur, 12 tetor 2011, Budimpeshtë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E PESTË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR 

Kolegë të nderuar,
Zonja dhe zotëri,
Shkëlqesitë tuaja,

Republika e Maqedonisë dhe vendet fqinje ndajnë përcaktime identike për politikë të jashtme strategjike që paraqet bazë për bashkëpunim bilateral konstruktiv, produktiv dhe gjithëpërfshirës, si dhe bashkëpunim në procesin e integrimit në BE dhe NATO, pa marrë parasysh shkallën e ndryshme të integrimit të tyre në këto organizime.  Bashkëpunimi i ndërsjellë i vendeve nga rajoni paraqet ide vizionare. Ky ofron bazë për optimizëm për një ardhmëri më të mirë të popujve tanë, ndërsa njëkohësisht paraqet një cikël të ri të zhvillimit tonë që kërkon energji, entuziazëm dhe angazhim të ri.

Nga ana e tij, në forumet e fundit të cilat u mbajtën këtë vit edhe Komisari Evropian për Zgjerim Shtefan File dhe Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së Ketrin Eshton, deklaruan se është krijuar atmosferë pozitive për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane, duke potencuar në shtojcë progresin të cilin e arritëm vitin e fundit ne si vende të Ballkanit Perëndimor. 

Këtij progresi të përbashkët pozitiv të cilin e arritëm në periudhën që kalon do të kishte qenë mirë bile që prej sot, kur publikohet raporti për progresin tonë, t'i bashkëngjitet një rekomandim proaktiv pozitiv dhe një politikë të Brukselit. Ky rekomandim do të bazohet në një lloj të të kuptuarit strategjik dhe solidaritetit faktik dhe ndaj kandidatëve për anëtarësim nëpërmjet përshpejtimit praktik të ritmit integrues dhe fillimit të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian. 

Maqedonia dhe Bashkimi Evropian kanë histori të bashkëpunimit të thelluar dhe intensiv të bazuar në qëllimin strategjik të Maqedonisë për integrim në Familjen Evropiane. Ky bashkëpunim zhvillohet në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociacion. Siç është e njohur, pas arritjes së statusit të kandidatit në vitin 2005 reformat e realizuara dhe shkalla e harmonizimit të legjislacionit nacional me legjislacionin evropian rezultoi me rekomandimin e Komisionit Evropian për realizimin e negociatave për anëtarësim në tetor 2009, i cili u ripërtëri edhe në vitin 2010. Në këshillin e Bashkimit Evropian nuk ka konsensus për miratimin e vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë për shkak të kundërshtimit të Greqisë, të cilën pëlqimin e tij e kushtëzon me gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit. Në këtë drejtim është i rëndësishëm propozimi i Komisionit për miratimin e vendimit nga ana e Këshillit të BE-së për kalim në të a.q. faza e dytë e implementimit të Marrëveshjes nga muaji tetor të vitit 2009, miratimi i të cilit prolongohet për shkaqe politike. Në fillim të vitit 2011 u krijua asociacion tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes.  

 Nga ana tjetër, Republika e Maqedonisë i maksimizoi përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, me pjesëmarrje aktive dhe konstruktive në diskutimet nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe nëpërmjet kontakteve të shpeshta bilaterale me palën greke, dhe kjo çështje mbetet plotësisht e dedikuar për t'u zgjidhur sa më shpejt, pa u prekur identiteti kombëtar, kulturor, gjuhësor i popullit maqedonas. 

Anëtarësimi në BE imponon realizim të shumë reformave themelore. Në Republikën e Maqedonisë, ky proces i reformave dhe harmonizimit me të drejtën evropiane shihet si nevojë për arritjen e standardeve evropiane dhe ngritjen e fuqisë konkurruese të ekonomisë sonë.  Kuvendi, si përfaqësues i vërtetë i qytetarëve, ka rol veçanërisht të rëndësishëm për futjen e principeve, standardeve dhe vlerave nga korpusi evropian në jetën e përditshme. Dua të theksoj se në shumë rajone kemi bërë një hap shumë të madh në miratimin dhe implementimin e standardeve evropiane dhe se jemi të përgatitur që përvojat tona t'i ndajmë me të gjitha shtetet në rajon. Me fjalë tjera, Republika e Maqedonisë në mënyrë të vazhdueshme rekomandon rezultate konkrete dhe të dukshme në sferat kryesore të reformave, veçanërisht në reformat e:  administratës shtetërore, jurisprudencës, luftës kundër korrupsionit, implementimit të marrëveshjes kornizë të Ohrit, harmonizimit me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe përmirësimit të implementimit të ligjeve dhe reformave ekonomike. Komisioni Evropian sot për herë të tretë do të konfirmojë se tek ne principet evropiane, standardet dhe direktivat bëhen të rëndomta dhe inkorporohen në sistemin tonë juridik. Unë besoj se në parimet burimore mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian dhe pres që tani edhe Këshilli Ministror i BE-së t'i respektojë ato principe dhe Republika e Maqedonisë të fitojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. 

Republika e Maqedonisë merr pjesë në Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurt në BE në bazë të përcaktimit të tij politik t'i ndajë qëllimet dhe prioritetet e kësaj politike të rëndësishme dhe të përbashkët para anëtarësimit në BE, duke dëshiruar të kontribuojë edhe në promovimin e paqes dhe stabilitetit në plan global dhe në ndërtimin e paqes dhe stabilizimit të pas konfliktit në rajonet e krizës.

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i Republikës së Maqedonisë me vendet fqinje (Shqipëria, Bulgaria, Greqia, Serbia dhe Kosova) janë një prej shtyllave themelore të politikës së saj të jashtme.  Fqinjësia e mirë dhe miqësia, të bazuara në principet e respektimit të integritetit dhe sovranitetit territorial të të gjitha vendeve anëtare në Rajon, me gatishmëri të shprehur për bashkëpunim në më shumë sfera të interesit të ndërsjellë, pasqyrë të tyre kanë në kontaktet intensive në planin bilateral, rajonal dhe multilateral në të gjitha nivelet, marrëdhëniet kontraktuese, iniciativat dhe krijimin e supozimeve për prosperitet të përgjithshëm të qytetarëve në këto vende.  

Bashkëpunimi ekonomik, i cili edhe pse prej viti në vit gjithnjë e më shumë intensifikohet me të gjitha vendet e përmendura është nën mundësitë dhe interesat reale, për të cilin kontribuoi edhe kriza botërore ekonomike dhe financiare. Interesi i veçantë dhe iniciativat janë të orientuar në projektet infrastrukturore dhe energjetike.  

Republika e Maqedonisë mbetet në përcaktimin e saj principiele - dialogu konstruktiv, mirëbesimi, mirëkuptimi dhe respekti të jenë mjet themelor për gjetjen e zgjidhjes për të gjitha çështjet në lidhje me fqinjët e tyre, në funksion të arritjes së stabilitetit dhe sigurisë së përhershme të Rajonit.

 Paqja dhe stabiliteti i këtyre hapësirave janë vlera të dëshiruara gjatë kohë.  Ato janë baza për shoqëri të qëndrueshme dhe të shëndosha. Keqkuptimet, paragjykimet dhe mostoleranca duhet të konsiderohen si gjëra të kaluara dhe të papërsëritshme.  Në bashkëpunimin tonë duhet të nisim nga fakti se ka shumë punë të cilat më shumë na bashkojnë se sa që na ndajnë.  Sot ka më shumë gjëra që duhet të ndahen si trashëgimi dhe përfitim të përbashkët civilizues, se sa gjëra të cilat na ndajnë.  Pikërisht ato gjëra që na ndajnë, duhet të bëhen themel të lidhjeve të mira ndërmjet kulturave, kombeve dhe religjioneve të ndryshme. Zgjidhja e suksesshme e kësaj detyre të ndërlikuar ka rëndësi të veçantë për vendet ballkanike, si dhe për Evropën në tërësi. Jemi të bindur se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha vendet nga rajoni posedojnë kapacitet për ta realizuar këtë.  Ndërsa kjo është rruga e vetme që t'u bashkëngjitmi vendeve tona fqinje tanë të cilat tashmë janë anëtarë të BE-së përkatësisht edhe në aspekt institucional të bëhemi pjesë e familjes evropiane. Ne, i përkasim Evropës edhe në aspekt gjeografik, civilizues dhe kulturor.

Republika e Maqedonisë është anëtare e përgjegjshme dhe e dedikuar e bashkësisë ndërkombëtare.  Si shtet i pavarur dhe sovran, nga vetë fillimi u kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Bashkëpunimi rajonal multilateral paraqet trend të përgjithshëm në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, si pjesë e procesit të globalizimit.  Rajoni ynë në këtë hyri me vonesë të caktuar, por sot kjo është kompensuar me një numër të madh të iniciative, proceseve dhe takimeve të reja.  Bashkëpunimi parlamentar duhet të kontribuojë shumë për krijimin e një atmosfere të re në marrëdhëniet e ndërsjella, gjithsesi e përkrahur nga opinioni më i gjerë, bashkësia e biznesit dhe shoqëria civile. 

Pres sot që për së treti herë të hapet rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim.  Nisja e negociatave me BE-në për anëtarësim edhe më tutje do të mbetet si prioritet i ynë kryesor.

Nëse sumblimohen të gjitha ftesat që vijnë, mund të vlerësohet se nuk ekziston ndonjë apati për zgjerim, por sipas deklaratave që vijnë nga Brukseli mund të konkludohet se përfundimi i negociatave për anëtarësimin e Kroacisë në BE e kthen kredibilitetin e procesit për zgjerim, ndërsa Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi u vërehen hapat progresive për nisjen e negociatave për anëtarësim. Sot, pres që komisari evropian për zgjerim File  t'i përsëritë këto vlerësime dhe të jep nxitje të re për të bërë një hap të rëndësishëm në procesin integrues.

Ju faleminderit për vëmendjen.

 
a

Na ndiqni në: