Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 20 dhjetor 2011

PRES-KONFERENCA E KRYETARIT VELJANOSKI DHE AMBASADORIT STEFANO LLAZARO ME RASTIN E INSTITUTIT PARLAMENTAR 

Ekselenca juaj, ambasador Llazaroto, 
Koordinatorë të nderuar të grupeve të deputetëve, 
Deputetë,  
Përfaqësues të Shërbimit, 
Përfaqësues të bashkësive ndërkombëtare, 
Të nderuar mysafirë dhe përfaqësues të mediumeve.

Kam nderin që t'ju përshëndes të gjithëve në një ngjarje kaq të rëndësishme me të cilën e informojmë opinionin për fillimin e punësimeve të 25 profesionistëve të cilët do të punojnë në Institutin parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.   Themelimin e Institutit parlamentar e theksuam në Ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa arritja e funksionalitetit të tij njëkohësisht paraqet edhe përcaktim në Raportin e Bashkimit të Evropës për progresin tonë.

Si kryetar i Kuvendit, e prisja këtë çast - fillimin e procesit të hapur, të drejtë, transparent, konkurrues dhe rigoroz të punësimit të kuadrove me shkallë të lartë të profesionalitetit, të nevojshme për t'i siguruar Kuvendit shërbim të specializuar për analiza dhe hulumtime krahasimtare.  

Jam i kënaqur që në këtë rast jemi bashkë me partnerin tonë Agjencia zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim (SDD) si dhe shpreh kënaqësi për bashkëpunimin në përforcimin e kapacitetit parlamentar. 

Instituti parlamentar do të jetë profesional, shërbim i pavarur, për hulumtime dhe analiza komparative, e cila për Kuvendin, deputetët dhe të punësuarit në Kuvend do të sigurojë analiza të përgjithshme objektive dhe autoritare; analiza evropiane komparative dhe analiza të ligjeve dhe qasje në sistemin arkivor legjislativ modern dhe në bibliotekën hulumtuese. Segmenti edukativ i Institutit do të ofrojë trajnime dhe seminare për deputetët dhe të punësuarit në Kuvend.

Fillimi i procesit të rrethit të parë të punësimeve për të tre pozitat udhëheqëse në Institutin parlamentar do të fillojë më 26 dhjetor dhe afati për paraqitjen e kandidatëve do të zgjatë deri në 13 janar 2012. Ndërsa paraqitja e ekipit prej 22 analistëve, hulumtuesve dhe trajnuesve me kualifikim të lartë, të cilët do të punësohen në rrethin e dytë, do të fillojë më 30 dhjetor me ç'rast paraqitja e kandidatëve do të zgjatë deri më 24 janar 2012. Ky ekip do të përfshijë juristë, ekonomistë, edukatorë, historianë, bibliotekistë dhe specialistë për Teknikën komunikuese informative. 

Shërbimet do t'u ofrohen deputetëve maqedonas dhe shqiptarë, ndërsa nga personeli  pritet që ta njohin mirë gjuhën angleze ose frënge, me qëllim që në mënyrë adekuate të mund të realizojnë hulumtime komparative dhe të marrin pjesë në shkëmbimet e mendimeve dhe ideve me kolegët e tyre evropianë.

Të nderuar mysafirë, shumica parlamentin e shohin si institucion në të cilin ka shumë mospajtime. Në këtë rast të veçantë, dua të potencoj se formimi i Institutit parlamentar është përkrahur gjerësisht nga të gjitha partitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe do të kisha dashur që sot publikisht t'u jap mirënjohje dhe t'u falënderohem të gjithë grupeve parlamentare dhe koordinatorëve të tyre për përkushtimin e tyre për këtë iniciativë.

Gjithashtu dëshiroj që ta theksoj angazhimin e Kuvendit në këtë projekt me sigurimin e zyrës për Institutin parlamentar. Renovimi i kësaj zyre, e financuar nga pala frënge, do të fillojë më 31 janar 2012. 

Më lejoni që të përfundoj duke shprehur falënderim për Ambasadën e Zvicrës, Parlamentet e Republikës së Çekisë dhe Republikës së Sllovakisë për përkrahjen e tyre të vazhdueshme dhe për sigurimin e modeleve të praktikës së mirë, për Iniciativën për partneritet demokratik të Kongresit të SHBA-së dhe partnerëve implementues.

Por, pavarësisht sfidave që paraprijnë, unë e di, dhe jam i sigurt se do të ballafaqohemi me këto sfida dhe bashkërisht do të zhvillojmë dhe sigurojmë Institut parlamentar me standarde evropiane të shekullit 21. 

Ju faleminderit.     

 
a

Na ndiqni në: