Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E premte, 7 shtator 2012

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 8 SHTATORIT - DITA E PAVARËSISË

I nderuari kryetar i Republikës së Maqedonisë,
I nderuari kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,
Të nderuar deputetë të përbërjes së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,
Të nderuar kolegë deputetë, ministra, përfaqësues të bashkësive fetare,
Ekselenca juaj,
Zonja dhe zotërinj,

Referendumi i 8 shtatorit të vitit 1991, kur mbi 95 % të qytetarëve u prononcuan për Maqedoni të pavarur, është fitimi ynë më i madh bashkëkohor. Referendumi vërtetoi idenë, synimet dhe përcaktimet e të gjithë gjeneratave të mëparshme të bazuara në të dy Ilindenët, dhe kjo është Republika e pavarur e Maqedonisë, si shtet i popullit maqedonas dhe i të gjithë qytetarëve të tij. 

Duke hyrë në dekadën e tretë të referendumit historik, mund të vlerësojmë se trazirat ballkanikë përfunduan. Rajoni përfundimisht ndryshoi. Ndryshoi mënyra e të menduarit, matricat e vjetra shkuan në histori dhe dalë nga dalë formohet paradigmë e re e mirëbesimit dhe bashkëpunimit. Frustrimet ballkanike zëvendësohen me politika të reja, praktikisht garë e konkurrencës më të mirë, cilësisë më të mirë të jetës, integrimit më të mirë dhe vendosjes më të mirë në kornizat evropiane dhe më gjerë.  Do të tejkalohen edhe krizat ekonomike globale që ndikojnë mbi rajonin dhe mbi ne.   Dhe do të vijë dita kur do të dalin në sipërfaqe përpjekjet dhe bindshëm do të fitojnë në ato vende të cilat kanë dhënë dhe ende japin mund të madh dhe përkushtim në reformat dhe progresin e popullit të tij.

Të nderuar miq,

Fitoret më të rëndësishme janë ato të cilat rezultojnë me mirëkuptim dhe respekt më të madh ndërmjet njerëzve, fitore të cilat ndodhin në paqe, fitore në ekonomi, në shkencë, në arsim, në kulturë, në sport. Fitore janë ndërtimet, materiale dhe shpirtërore, që i krijojnë njerëzit kreativ. Fitore është kur vendosim standarde më të larta, kur bëjmë reforma, para se gjithash për ne. Fitore e madhe është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. 

Prapëseprapë, baza e çdo fitoreje qëndron në unitet, dhe kur bëhet fjalë për interesat nacionale, për qëllimet strategjike, ekziston vetëm një parti e cila nuk njeh ndarje dhe interesa egoiste. Kjo është MAQEDONIA!

Gjatë gjithë këtyre viteve tejkaluam shumë sfida dhe duhet të krenohemi me gjithë këtë që e arritëm dhe atë që e përfaqësojmë. Si shoqëri multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale krijuam kushte për barazi të plotë të të gjithë komuniteteve për ruajtjen e identitetit të tyre nacional, kulturor dhe gjuhësor. Besoj se sot, pa marrë parasysh se a jemi Maqedonas, Shqiptarë, Romë, Turq, Vlleh, Serbë, Boshnjakë, Republikën e Maqedonisë e ndjejmë si atdhe i ynë.

Te nderuar miq,

Edhe krahas gjitha bllokadave, Republika e Maqedonisë edhe më tutje në mënyrë aktive vazhdon të jetë faktor i stabilitetit dhe konstruktivitetit në rajon. Vazhdojmë me negociatat që zhvillohen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa gjithashtu, vazhdojmë edhe në tërësi edhe këtu në dhomën legjislative t'i bëjmë reformat e nevojshme dhe harmonizimet me ligjet dhe standardet evropiane.

Zonja dhe zotërinj, 

Me lejoni në fund, të gjithë juve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, t'ua uroj 8 Shtatorin.

Urime 8 Shtatorin!

 
a

Na ndiqni në: