Udhëheqja parlamentare



E premte, 16 nëntor 2012

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E AMSHA ME RASTIN E 16 NËNTORIT - DITA NDËRKOMBËTARE E TOLERANCËS

I nderuar kryetar dhe anëtarë të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, 
Të nderuar Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj, 

Në kohën e ndryshimeve intensive, kur ndryshohen matricat tradicionale të botës së vjetër, ndodhin lëvizje të cilët shpijnë në përforcimin e paradigmave të reja, modeleve të reja të vlefshme në shoqëri. Këto paradigma të reja e nënkuptojnë tolerancën si qëndrim aktiv, i cili nënkupton respektimin e diversitetit dhe pranimin dhe nderimin e shumëllojshmërisë në një shoqëri dhe në botë. 

Kjo kohë e sfidave dhe zgjidhjeve të reja, kohë e ndërtimit të etikës së vërtetë të tolerancës. Toleranca nuk mund të praktikohet në mënyrë gjysmake, nuk mund të jetë vetëm akt pasiv ose pasojë, derivat nga diçka tjetër. Ajo nuk mund të jetë kategori e shkallës së dytë e cila aktivizohet vetëm në rast kur është e nevojshme, ndërsa në ndërkohë indiferenca të jetë gjendja e cila mbizotëron! 

Standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare kërkojnë që institucionet publike sistematikisht të luftojnë kundër fjalimit të urrejtjes, por njëkohësisht edhe të promovojnë respektimin e tolerancës. Jetojmë në kohë kur pranohen principet e demokracisë sipas modelit të ashtuquajtur "model i jetesës së përbashkët të komuniteteve të ndryshme me emërues të ndryshëm në aspekt të kulturës dhe religjionit. 

Çelësi dhe sfida e tolerancës është ndërtimi i shoqërisë cilësore e cila mundëson pjesëmarrje në debate me informata, t'i dëgjojmë të tjerët dhe t'i integrojmë qëndrimet e ndryshme. 

Prapëseprapë në shoqëritë e ndryshme, siç është shoqëria jonë, porositë me përmbajtje urrejtëse mund të bëhen shumë më të fuqishme në konotacion negativ të domethënies së tyre, se sa më shumë porosi të thënë në frymën e tolerancës. Prandaj duhet të dekurajohen të gjithë ato të cilët kalkulojnë me efekt të tyre negativ me qëllim që të tërheqin vëmendje dhe fokus të rrejshëm te publiku. 

Gjithashtu, duhet të zhduket stereotipi patriarkal, recidiv nga e kaluara i cili kohë pas kohe tenton të sundojë te të rinjtë, se toleranca është njëfarë butësie ose pavendosmër.  Në kulturën tonë e të menduarit dhe sjelljes duhet të apostrofohet qartë se toleranca në asnjë rast nuk shënon tërheqje ose lëshim në kuptimin negativ të fjalës. 

Në këtë drejtim, shkollat, universitetet, vendet e punës janë ekskluzivisht vende të rëndësishme për avancimin e tolerancës dhe për zhdukjen e stereotipave dhe paragjykimeve të trashëguara. Nevojiten përpjekje plotësuese, veçanërisht për mësimin e fëmijëve për tolerancë dhe për të drejtat e njeriut, për shumëllojshmërinë dhe kulturat tjera dhe për mënyrat tjera të jetës.  

Bota në tërësi dhe Republika e Maqedonisë si pjesë përbërëse në të, duhet të perceptohet si një arkitekturë e re e gërshetuar socio-kultuorore, tërësi e religjioneve, kulturave dhe sistemeve të ndryshme, si dhe si ndërtim i ri i cili për bazë e ka formimin e sjelljes dhe kulturës ndaj të ndryshmes si pasuri e botës dhe asaj që në të është përvojë dhe rëndësi njerëzore universale. 

Nevoja për krijimin e kulturës për respektim, dialog dhe inkluzivitet është imperative për shoqërinë bashkëkohore maqedonase, e cila historikisht e ka atë cilësi të nevojshme, të brendshme natyrore të bashkekzistimit dhe tolerancës. Mosbesimi, mbylltësia dhe izolacionizmi, asnjëherë nuk kanë qenë karakteristikë e komunitetit tonë, shoqërisë dhe shtetit tonë maqedonas, i cili për dallim nga të tjerët, arriti që pavarësinë e tij ta arrijë në mënyrë paqësore. 

Në valën e kësaj tradite pozitive mbetet edhe më tuje obligimi për promovimin dhe nxitjen e vazhdueshme të tolerancës si segment i rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë bashkëkohore demokratike dhe multietnike.  

Në vend që të orientohemi në ndarjet, të orientohemi në ndërtimin e sintezave dhe përforcimin e kohezionit, si obligim dhe qëllim i yni permament. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë merr pjesë në krijimin e kornizës juridike e cila në mënyrë bashkëkohore e rregullon këtë sferë,  Kuvendi e miratoi Ligjin për përgjegjësi civile për sharje dhe ofendim, si dhe Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi me çka sigurohet mbrojtja e sferave më të ndjeshme të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, si dhe më shumë segmente tjera të shoqërisë, filloi procedurë për përpilimin dhe harmonizimin e tekstit të Kodit Etik për deputetët me qëllim që të sigurohet kornizë e përbashkët e pranueshme etike të sjelljes së tyre.  Në dispozitat e këtij akti vetërregullues, ndër të tjerash, është paraparë se deputetët nuk guxojnë të shfrytëzojnë shprehje dhe fjalë dhe të përdorin gjeste me të cilat e ofendojnë ose nënçmojnë tjetrin ose të ndryshmin, shprehje ose sinonime të cilat e ofendojnë denjësinë e njeriut dhe e prishin dinjitetin e Kuvendit, dhe nxisin urrejtje dhe dhunë. 

Gjithashtu, në vazhdimin e këtij dokumenti është paraparë se deputetët duhet t'u përmbahen principeve të të drejtave të njeriut dhe në arsyetimin e argumenteve të tyre nuk udhëhiqen nga dallimet (diskriminimi) në aspekt të racës, gjinisë, ngjyrës së lëkurës, gjuhës, bindjes fetare, prejardhjes nacionale dhe sociale, gjendjes shëndetësore dhe pozitës pronësore dhe shoqërore. 
Me zvogëlimin e koordinatave të fshatit të a.q fshati global në të cilin jetojmë, gjithnjë e më tepër të adresuar ndaj atyre me të cilët jetojmë, ndaj të tjerëve, pavarësisht nga dallimi i tyre. 
Bota është më e lidhur se kurdo qoftë më pare. 
Në këtë botë të ndërlikuar kultura e tolerancës është kyçe për ardhmërinë e popujve. 
Përgjithësisht e thënë, ajo është vlerë civilizuese e cila e bën të mundshme paqen ndërmjet njerëzve dhe popujve. 
Republika e Maqedonisë është fortë e vendosur për t'u integruar në botën moderne, në integrimet euroatlantike. 

Maqedonia para do kohe e mori raportin pozitiv në të cilin Komisioni Evropian jep rekomandim që Republika e Maqedonisë të merr datë për fillimin e negociatave. Të gjithë së bashku, presim që Maqedonia përfundimisht ta bëjë hapin e ardhshëm, të shkojmë përpara në integrimin dhe në dhjetor, Këshilli Evropian i BE-së të caktojë datë për fillimin e negociatave.
Gjithë kjo për të mirën tonë, për frymën, vrullin dhe entuziazmin tonë të ri në realizimin e reformave dhe afrimit të vlerave demokratike. Gjithë kjo është edhe për të mirën e rajonit dhe perspektivave evropiane, për përhapjen e frymës së tolerancës dhe fqinjësisë së mirë, si dhe për të mirën e Bashkimit Evropian. 

Të nderuar,

Të gjithë kemi përgjegjësi, t'i mbrojmë ato të cilët diskriminohen, pa marrë parasysh nëse është në bazë racore, fetare, nacionale, në bazë të gjuhës ose faktorëve tjerë. 

Të praktikuarit e tolerancës mund të shërbejë si kundërhelm i paragjykimeve dhe urrejtjes.  Lufta kundër fjalimit urrejtës është e mundshme përmes ndërtimit të aftësisë për njohjen e problemit, shënimin e të njëjtit, delegjitimin dhe procedimin, si dhe përmes ngritjes së kulturës së dialogut. 

Duke shënuar Ditën ndërkombëtare të tolerancës, më lejoni, që përsëri të theksoj imperativin moral se toleranca fillon nga çdokush prej nesh, me çdo ditë të re. 
Toleranca e bën të mundshme diversitetin, diversiteti e bën të domosdoshme tolerancën.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Click