Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E premte, 21 shtator 2012, Strazburg

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË SESIONIN E DYTË:  VALLË DEMOKRACIA PËRFAQËSUESE ËSHTË NË KRIZË: SFIDAT E PARLAMENTEVE NACIONALE

Edhe pse demokracia është një nga mënyrat më optimale dhe gjithëpërfshirëse të organizimit të komunitetit politik, padyshim se është një proces dinamik i cili kërkon zhvillim të vazhdueshëm. Njëkohësisht, demokracia ka dobësitë dhe absurditetet e saj që krijojnë mundësi dhe hapësirë për t'u paraqitur disa dilema, dyshime, të ushqyerit e teorive të konspiracionit dhe forcave dhe qëllimeve antidemokratike, gjë që janë evidente në shtetet evropiane dhe në botë.  

Nga të gjithë rregullimet politike, demokracia është ajo që mund t'i besohet më pak, meqë të gjithë rregullimet tjera e ndalojnë dhe dënojnë shprehjen e mosbesimit politik. Esenca e demokracisë fshihet në pjesëmarrjen, kompetencën dhe konkurrencën gjatë zgjedhjes së përfaqësuesve politikë, por gjithashtu edhe në përgjegjësinë e tyre para elektoratit. Një nga dëshmitë kryesore është fakti që sot, individë, grupe, organizata dhe shtete insistojnë të paraqiten së më demokratike.

Nëse përkujtojmë definicionin e Abraham Lincolnit për demokracinë, i cili thotë: sundimi i popullit, nga populli dhe për popullin", që në kushte të demokracisë parlamentare do të thotë "sundimi i përfaqësuesve kombëtarë", por në përputhje me dëshirën e popullit, vijmë deri te ideja themelore e demokracisë, qytetarët të kenë të drejtë të vendosin kush do të sundojë me ato. Në këtë kontekst, qytetarët besojnë në demokracinë dhe presin që përfaqësuesit e tyre t'i realizojnë premtimet e tyre. 

Megjithatë, sado që të insistohet për të zgjedhur një qasje më të volitshme, të veprohet pozitivisht dhe nga të praktikuarit e demokracisë parlamentare të thithen vetëm benefitet, ajo si edhe çdo proces tjetër të ngjashëm, ka dobësitë e saj dhe nevojë për t'u përmirësuar. Në këtë insistim për benefit optimal, u paraqitën çaste dhe çështje diskutabile dhe kontestuese, për të cilat, në kushte të demokracisë, normalisht ekzistojnë pikëpamje të ndryshme. Paraqiten kritikues, të cilët nuk e kontestojnë primatin e demokracisë si sistem më i mirë politik i jetës bashkëkohore, por të cilët e përcaktojnë dhe e definojnë krizën në procesin e praktikimit të saj, ndër të tjerash, këto kritikues këtë krizë e përcaktojë si krizë ekonomike dhe sociale, si dhe mbrojtje të interesave partiake. 

Në këtë kontekst ne të gjithë duhet të dëgjojmë çdo sugjerim që është në drejtim të ruajtjes së përparësive nga praktimi i kësaj mënyre të organizimit të komuniteteve politike, Përkushtimi i tillë është më se i nevojshëm për të arritur sukses në realizimin e pritjeve dhe interesave të qytetarëve.

Duhet patjetër të ruhet niveli respektabil në të cilin do të zhvillohet dialog i frytshëm politik, të insistohet për të ndërtuar debat të mirëfilltë, dhe jo debat artificial.  

Shekullin e kaluar e shënoi brengosja për rënien e funksioneve parlamentare e cila ndodhi për shkak të përforcimit të pushtetit ekzekutiv dhe burokracisë. Koncepti i kundërt i parlamentit tepër të dimensionuar i cili mund të shpjerë në një rrugë politike pa dalje, nuk u tregua si alternativë e shëndoshë. Sidoqoftë, funksioni zvogëlues i parlamenteve, i fuqisë dhe statusit të tyre, u bë evident, veçanërisht me funksionin e zmadhuar të interesave partiake dhe të grupeve të ndryshme të interesit, përfshirë edhe dobësitë organizuese të parlamenteve.

Në çdo rast, parlamenti funksional nënkupton selektivitet esencial, përkatësisht vëmendje adekuate t'u përkushtojmë temave të cilat me të vërtetë e meritojnë këtë dhe të mos ndrydhen çështjet e rëndësishme, siç janë çështjet e margjinalizuara, imagjinare dhe populiste. Interesi i qytetarëve duhet të jetë motiv kryesor në çdo debat. Në atë mënyrë do të arrihet qëllimi dhe do të shmangen ose të paktën do të minimizohen pasojat nga kriza. Ndërsa kriza paraqitet në lloje të ndryshme, dhe atë si dëshpërim, i përmbajtur, bojkot dhe të shprehurit e pakënaqësisë dhe mosinteresimit për proceset shoqërore.  Këto gjendje, të kushtëzuara nga presioni i mungesës së perspektivës, mospasjes së besimit në institucionet, kanë si pasojë mospranimin e institucioneve, thellimin e ndikimeve të krizës dhe përfundimisht mosfunksionim dhe çintegrim social.

Momenti ekzistencial i qytetarëve, përkatësisht interesi ekonomik dhe social i çdo individi në shoqëri, duhet doemos të jetë dhe të mbetet primat i agjendës së konflikteve parlamentare kundruall atyre ndërpartiake dhe interesave të ndryshme.

Ju faleminderit.

 
a

Na ndiqni në: