Udhëheqja parlamentare



E enjte, 5 shtator 2013

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. IVO JOSIPOVIQ

Në fillim të takimit të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë nuk ka çështje të hapura, ndërsa marrëdhëniet bilaterale në të gjitha sferat në periudhën e kaluar janë në rritje të vazhdueshme. Në takimin, kryetari Veljanoski theksoi se me pranimin e Kroacisë, Republika e Maqedonisë fitoi edhe një mik në familjen evropiane, dhe njëkohësisht përkujtoi se integrimet euroatlantike ishin përcaktim dhe konstant e të dyja shteteve.  Kryetari Veljanoski plotësoi se të dyja shtetet bashkë e kaluan këtë rrugë, por për shkaqe të njohura, Republika e Maqedonisë u bllokua nga fqinji ynë jugor. 

Në takimin u diskutua për avancimin e bashkëpunimit parlamentar, për të cilin kryetari Veljanoski theksoi se është i suksesshëm dhe se është instrument i rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve të plota bilaterale. Gjithashtu, në takimin u diskutua edhe për ngjarjet politike aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe Kroacisë.

Kryetari i Republikës së Kroacisë në takimin theksoi se, si edhe deri më tani edhe në të ardhmen, Kroacia në tërësi do t'i përkrahë integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe në bartjen e përvojës konkrete në sferën politike dhe teknike për integrim të shpejtë në Bashkimin Evropian. Ai u fokusua edhe në pozitën e minoriteteve kroate te ne dhe në pozitën e minoriteteve maqedonase në Kroaci, duke theksuar se edhe të dyja shtetet ndërmarrin masa për ruajtjen dhe zhvillimin e pozitës së tyre në vetë shtetet. Në lidhje me sportin me fqinjin tonë jugor, Republika e Kroacisë do ta përkrahë çdo zgjidhje që është e pranueshme për ne.

Në takimin kryetari Veljanoski dhe kryetari i Kroacisë këmbyen mendime, për ekonominë, mbrojtjen, transportin, bujqësinë dhe turizmin në të dyja shtetet, për të cilat pajtohen se duhet të avancohen ende më shumë në planin ndërkombëtar. 
 
 

Click