Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 25 shtator 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME LORD SPIKEREN E DHOMËS SË LARTË TË PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS VERIORE, BARONESHA D'SOUZA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Veljanoski u takua me lord spikeren e Dhomës së lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, baronesha D'Souza, e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. 

Kryetari Veljanoski potencoi se takimi i sotëm është një vërtetim për marrëdhëniet miqësore të cilat Republika e Maqedonisë i ndërton me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, si dhe vërtetim për gatishmërinë e të dyja palëve për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë dhe shprehu kënaqësi për mundësinë për të kontribuar bashkë në avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, marrëdhënie të cilat tradicionalisht janë të mira dhe shënojnë zhvillim të vazhdueshëm.

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim ndaj Mbretërisë së Bashkuar e cila që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në dhjetor të vitit 1993 vazhdimisht e përkrah Republikën e Maqedonisë në procesin e anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe NATO, gjithashtu shprehu falënderim edhe për përdorimin e emrit maqedonas kushtetues në komunikimin bilateral.

Kryetari Veljanoski u përqendrua në marrëdhëniet mirë të ndërtuara të të dyja shteteve, për të cilat tregojnë edhe projektet të cilat Mbretëria e Bashkuar i përkrah përmes ambasadës së saj dhe Fondacionit Vestministër, me të cilën Kuvendi ka bashkëpunim shumëvjeçar dhe me ndihmën e të cilave u avancuan kualifikimet profesionale dhe u përforcua kapaciteti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Baronesha D'Souza shprehu kënaqësi të madhe për mundësinë për ta vizituar Republikën e Maqedonisë dhe Kuvendin, veçanërisht shprehu kënaqësi që kjo vizitë përkon me 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar me Republikën e Maqedonisë dhe njëkohësisht potencoi se kjo vizitë e përforcon dhe e thekson miqësinë e të dyja shteteve.

Lord spikerja D'Souze theksoi se Mbretëria e Bashkuar veçanërisht vlerëson që eurointegrimi është i vendosur lartë në prioritetet e Republikës së Maqedonisë dhe se Mbretëria e Bashkuar pandërprerë angazhohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe është koha që Republika e Maqedonisë të bëhet pjesë e saj.

Baronesha D'Souze potencoi se nuk ka demokraci të përsosur, se demokracia është proces, e jo prodhim dhe se ajo për zbatimin e saj kërkon punë dhe angazhim të vazhdueshëm. 

Në takimin të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për bashkëpunimin parlamentar, për intensifikimin e tij në nivel të grupeve të formuara për bashkëpunim dhe në nivel të trupave punues, si dhe për avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe mundësive investuese, dhe për çështje tjera të rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve.  

Click