Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 14 tetor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN NGA BUNDESTAGU GJERMAN, TË UDHËHEQUR NGA DEPUTETI Z. SHTEFAN KLLAUDIO LEME

Kryetari Veljanoski, si përkrahës i Programit - Bursa parlamentare ndërkombëtare (BPN) e Bundestagut gjerman, sot e pranoi Delegacionin e Bundestagut gjerman të udhëhequr nga deputeti, z. Shtefan Klaudio Leme, delegacion i cili njëkohësisht është Delegacion zgjedhor për përzgjedhjen e tre bursistëve nga Republika e Maqedonisë që do të qëndrojnë pesë muaj në Bundestagun gjerman dhe do të angazhohen në zyrat e deputetëve gjermanë.

Përndryshe, Bursa parlamentare ndërkombëtare (BPN) është aktivitet tradicional i Bundestagut gjerman, përkatësisht Parlamenti gjerman i cili bashkë me Universitetin teknik, Universitetin e lirë dhe Universitetin Humbolt nga Berlini, u jep mundësi të rinjve me arsim të kryer universitar nga vendet e Evropës Juglindore të informohen për sistemin parlamentar të Gjermanisë.

Kryetari Veljanoski dhe mysafiri nga Bundestagu këmbyen mendime për ngjarjet politike aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe në Republikën Federative Gjermane, por para se gjithash u përqendrua në rëndësinë e Programit përkrahës i të cilit është kryetari Veljanoski, si dhe në mundësinë nga zgjerimi dhe mbindërtimi i tij, me qëllim implementimin dhe shfrytëzimin e përvojave dhe njohurive të cilat i fitojnë bursistët gjatë qëndrimit në Bundestag. Në takimin u diskutua edhe për gatishmërinë dhe mundësinë për avancimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet dhe për këmbimin e përvojave për funksionimin e dhomës legjislative.

 
a

Na ndiqni në: