Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E martë, 29 tetor 2013, Republika e Çekisë 

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E ÇEKISË ME FTESË TË KRYETARIT TË SENATIT TË REPUBLIKËS SË ÇEKISË, Z. MILLA SHTEH

Në takimet me nikoqirin, z. Shteh dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Çekisë, z. Rusnok, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për mundësinë për takimin i cili është i pari në nivelin më të lartë parlamentar dhe i cili është impuls plotësues i marrëdhënieve të mira tradicionale dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë.

Kryetari Veljanoski, si të rëndësishëm e potencoi ekzistimin e interesit të shprehur reciprok për bashkëpunim në këtë nivel nga segmenti parlamentar i marrëdhënieve bilaterale, si dhe mundësinë që në këtë mënyrë, me këtë vizitë zyrtare të kontribuohet në avancimin e bashkëpunimit parlamentar.

Ai gjithashtu shprehu falënderim për vendimin e Republikës së Çekisë për zyrtarizimin e përdorimit të emrit kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në komunikimin bilateral, dhe për përkrahjen principiele në rrugën e integrimit të Republikës së Maqedonisë në familjen evropiane.

Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë në Republikën e Çekisë njeh një mik, përfaqësues i drejtë dhe principiel për zgjerimin e aleancës së NATO-s me vendet të cilat i përmbushin kushtet për marrjen e ftesës për anëtarësim të plotfuqishëm, mik i cili jep përkrahje të hapur dhe të vazhdueshme për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Senatit të Republikës së Çekisë, z. Shteh e potencoi rëndësinë e marrëdhënieve mirë të zhvilluara miqësore ndërmjet të dyja shteteve, gatishmërinë e Republikës së Çekisë për përkrahjen e Republikës së Maqedonisë për integrim më të shpejtë në familjen evropiane dhe NATO. Ai shprehu keqardhje që kriza ekonomike bëri që të largohet vëmendja kushtuar zgjerimit të BE-së, megjithatë, ai potencoi se me kolegët e tij e shfrytëzoi çdo mundësi në planin ndërkombëtar që ta aktualizojë këtë çështje, se qytetarët nuk guxojnë të humbin shpresë dhe theksoi se nuk guxon që t'i ndodhë Ballkanit e njëjta gjë që i ka ndodhur vite me radhë.

Senatori i parë, shprehu gatishmëri maksimale për ndarjen e përvojave dhe hapave të bëra në rrugën e negocimit me Bashkimin Evropian, si dhe ndarjen e përvojave lidhur me tërheqjen e investimeve të huaja, të cilave Republika e Çekisë u kushton vëmendje të madhe tashmë 10-15 vite me radhë dhe të cilat sigurojnë prosperitet dhe nivel të ulët të papunësisë. Z. Shteh me ftesë të kryetarit Veljanoski shprehu gatishmëri për ta vizituar Republikën e Maqedonisë vitin e ardhshëm, i shoqëruar nga biznes delegacioni. Z. Shteh e ndau përshtypjen se Republika e Maqedonisë  tashmë është anëtare e NATO-s me pjesëmarrjen dhe kontributin që e jep në kuadër të aleancës.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Çekisë, z. Jirzhi Rusnok potencoi se marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë janë shumë të afërta dhe miqësore, se Republika e Çekisë është e interesuar për integrim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë dhe fqinjësisë në BE dhe NATO dhe shprehu bindje se kjo është rruga dhe mënyra për t'u stabilizuar dhe zgjeruar zona e prosperitetit. Ai tregoi gatishmëri për t'i ndarë të gjitha përvojat pozitive dhe negative lidhur me rrugën drejt BE-së.

Kryeministri Rusnok në takimin potencoi se për Republikën e Çekisë nuk ekziston problemi me emrin kushtetues të RM-së, janë të vetëdijshëm se në plan ndërkombëtar ekzistojnë pengesa për përdorimin e emrit, por për to kjo nuk është kurrfarë pengese. Ai gjithashtu nënvizoi se përkrahja dhe marrëdhëniet e mira me Republikën e Maqedonisë do të mbeten të tilla pa marrë parasysh ndryshimin e faktorëve politikë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet e mira ekonomike janë bazë e mirë për zhvillimin e suksesshëm të marrëdhënieve në të gjitha sferat, se duhet të punohet në intensifikimin dhe avancimin e marrëdhënieve në plan ekonomik, se tregu maqedonas dhe çek kanë mundësi dhe kushte të cilat mund dhe duhet të shfrytëzohen.

Gjithashtu si pjesë e çështjeve në të cilat u fokusuan bashkëfolësit ishin edhe: këmbimi tregtar, kushtet dhe mundësitë për investimin e kompanive çeke në Republikën e Maqedonisë, si dhe ngjarjet politike aktuale në të dyja shtetet dhe sferat me interes të ndërsjellë dhe mundësi për bashkëpunim në sferën e energjetikës, arsimit dhe kulturës, teknikës dhe teknologjisë për mbrojtjen e mjedisit. 

 
a

Na ndiqni në: