Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 12 shtator 2013

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHËNIMIT TË 20 VJETORIT TË VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE NDËRMJET REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS

Shkëlqesia juaj, ambasador i Republikës Popullore të Kinës, Cui Xhivei, 
Të nderuar deputetë, 
Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin dhe kënaqësinë të marrë fjalë për një rast të rëndësishëm, siç është shënimi i sotëm i 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Menjëherë dua të potencoj se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve shënojnë vazhdimisht trend rritës, që i karakterizon atmosfera e respektimit të ndërsjellë dhe dëshira e përhershme për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e mundshme. 

Para disa vitesh, kur isha në Kinë, në panairin e famshëm dhe prestigjioz "Shangaj Ekspo" pata mundësinë që të bindem drejtpërdrejtë në hapat e mëdha të cilat shoqëria kineze i bën çdo ditë. Atmosfera mbresëlënëse e biznesit të cilën e hasa gjatë vizitës sime, do të më mbetet përgjithmonë në kujtim. Me të vërtetë Kina është një shtet i madh me potencial të madh. Por, përkushtimin ditor ndaj ritmit të lartë zhvillimor, ndërsa bëhet fjalë për një komb me numër më të madh në botë, ia atribuoj angazhimeve të jashtëzakonshme aktuale të udhëheqësisë kineze, por edhe traditës së gjatë kineze dhe urtësisë së thellë që buron nga shteti shumëshekullor kinez. 

Një fjalë e urtë kineze thotë se çdo kohë ka heronjtë e saj. Unë lirisht mund të them se koha e Kinës në skenën ekonomike botërore, krah për krah me kolosët tjerë botëror, ka ardhur. Hapat prej shtatë miljesh të cilat ekonomia kineze tashmë një kohë të gjatë i bën në skenën globale, e bënë faktor dhe partner serioz në krijimin e tendencave globale në botë. Këto rezultate zhvillimore mbresëlënëse e bëjnë miqësinë dhe bashkëpunimin tonë ende më të nevojshëm dhe më të mirëseardhur! 

Kuptohet se në jetët tona është më së miri kur i ndajmë gjërat e bukura dhe kur mësojmë njëri prej tjetrit nga evenimente, shembuj dhe situata të mira. Por, në jetë ndodhin edhe gjëra tragjike dhe të dhimbshme, ndërsa edhe Kina edhe Maqedonia ishin të goditur nga fatkeqësi elementare, veçanërisht nga tërmete të fuqishme në Shkup dhe në Siçuan. Shumë viktima dhe rrënime të pronave u shkaktuan nga kjo katastrofë natyrore, por ato ishin dhe ende janë stimul për zhvillimin e përbashkët dhe praktikimin e solidaritetit, ndihmës dhe rehabilitimit të përgjithshëm të atyre që kanë pësuar. Ato janë stimul për zhvillimin e shkathtësive të ndërtimit dhe të bashkëpunimit më të drejtpërdrejtë në atë plan.

Sot, në këtë ngjarje jubilare në të cilën e shënojmë 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet të dy popujve miqësore, kemi mundësi të shkëlqyeshme të njihemi edhe me eksponatet e bukura të punëdoreve të vajzave nga minoriteti Çiang në rajonin Vençuan. Kjo krijimtari unike është shumë e afërt me krijimtarinë tonë popullore, me rrënjë që qëndrojnë thellë në histori dhe të cilat në vetvete inkorporojnë gjurmë dhe shtresa nga epokat dhe kulturat e ndryshme të kaluara.  Formimi i krijimtarisë së qëndisjes në një art të veçantë popullor, gjithsesi, më së shumti ka të bëjë me potencialet artistike kolektive të mjedisit në të cilën është krijuar. Ndërsa në atë aspekt, edhe qëndisja maqedonase dhe qëndisja e bukur që rrjedh nga minoriteti Çiang, qartë dëshmojnë për veçantinë e krijimtarisë dhe përsosurinë e krijuesve të tyre. 

Në fund, para se t'ju dëshiroj ekspozitë të suksesshme, më lejoni që edhe njëherë t'ju dëshiroj edhe shumë vite bashkëpunim të frytshëm dhe miqësi ndërmjet të dy kombeve, ndërmjet të dy shteteve, Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës.

Ju faleminderit për vëmendjen.

 
a

Na ndiqni në: