Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 6 korrik 2013

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË HAPJEN E SHFAQJES SË 52-TË TË FESTIVALIT BALLKANIK TË VALLEVE DHE KËNGËVE POPULLORE

Të nderuar deputetë,
Ekselencë, 
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar pjesëmarrës në festivalin,
Të nderuar miq,

Me kënaqësi të madhe jam i pranishëm sonte në hapjen e shfaqjes së 52-të të Festivalit Ballkanik të valleve dhe këngëve popullore, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë dhe vazhdimësinë që janë karakteristikë e këtij festivali.

Më gëzon fakti që intensiteti i realizimit dhe interesi për këtë manifestim është duke u shtuar dhe nga viti në vit festivalit i kushtohet vëmendje gjithnjë më të madhe në vend, por edhe nga shtetet e rrethinës më të gjerë.
Gëzon edhe fakti që rëndësia e folklorit dhe e traditës njihet në kontinuitet dhe se pikërisht ato ruhen dhe kultivohen.

Populli maqedonas, pa marrë parasysh rrethanat në të cilat ka mbijetuar në periudha të ndryshme kohore, gjithmonë ka qenë konsekuent në qëllimin për t'i ruajtur tiparet dhe vlerat që e karakterizojnë si popull. Ka qenë konsekuent edhe në qëllimin për t'i bartur ato nga brezi në brez me amanet që brezi i ardhshëm ta bëjë të njëjtën gjë, gjegjësisht t'i ruajë vlerat dhe tiparet e popullit. 
 
 
 

Click