KRYETARI VELJANOSKI NE VIZITE ZYRTARE NE REPUBLIKEN E SERBI...



E hënë, 1 prill 2013, Beograd

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E SERBISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, në kuadër të së cilës, sot u takua me kolegun e tij, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, z.Nebojsha Stefanoviq, me kryetarin e Grupit parlamentar për bashkëpunim, z.Zoran Ostoiq dhe me anëtarët e Grupit, si dhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Ivica Daçiq

Lexo më shumë

DELEGACIONI I DUMES SHTETERORE TE FEDERATES RUSE NE VIZITE ...



E mërkurë, 27 mars 2013

DELEGACIONI I DUMËS SHTETËRORE TË FEDERATËS RUSE NË VIZITË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës ruse realizoi takim me Delegacionin e Dumës shtetërore të Federatës ruse, të kryesuar nga z.Aleksandar Balberov, koordinator i Grupit parlamentar për marrëdhënie me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI E MIREPRITI DELEGACIONIN E DUMES SHTETE...



E martë, 26 mars 2013

KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI DELEGACIONIN E DUMËS SHTETËRORE TË FEDERATËS RUSE

Në fillim të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, e theksoi vazhdimësinë dhe tendencën zhvillimore pozitive të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse.   Ai theksoi se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ekziston grup parlamentar për miqësi dhe bashkëpunim, kryetar i të cilit është Ivan Stoilkoviq dhe shprehu bindje se nga takimi i sotëm bashkëpunimi parlamentar do të fillojë të thellohet dhe të zhvillohet në mënyrë më dinamike. 

Lexo më shumë

KOMITETI PER PUNE TE JASHTME I EUROPARLAMENTIT E MIRATOI RE...



E martë, 9 prill 2013

KOMITETI PËR PUNË TË JASHTME I EUROPARLAMENTIT E MIRATOI REZOLUTËN PËR MAQEDONINË

Me 38 vota "për" dhe 13 vota "kundër", Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian e miratoi Rezolutën për Progresin e Republikës së Maqedonisë, në seancën e djeshme të rregullt në Europarlamentin në Bruksel

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.MOHAMAD HAMID ANSARI DHE...



E martë, 5 mars 2013, Indi

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.MOHAMAD HAMID ANSARI DHE ZNJ.PRINIT KOR

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski shprehu falënderim të veçantë që e udhëheq delegacionin e parë zyrtar të nivelit të lartë në Indi dhe që mikpritja e nikoqirit është e nivelit të lartë. Ai potencoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Indisë shënojnë progres të vazhdueshëm, zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NE HAPJEN E MEMORIALIT TE 5...



E premte, 1 mars 2013, Mavrovë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË HAPJEN E MEMORIALIT TË 50-TË MAVROVËS NË SPORTIN E SKIVE NORDIKE

Kam nderin dhe kënaqësinë që këtë vit në shtigjet e Mavrovës së bukur do të mbahet Memorial tradicional jubilar 50 vjeçar, duke realizuar dëshirat dhe ëndrrat e gjeneratave të vitit 1957, të cilat e organizuan memorialin e parë - gara në sportin e skive nordike. Gara mbahet për nder të 38 ndërtimtarëve të vdekur të sistemit elektronik të hidrocentralit të Mavrovës dhe 14 kufitarëve të guximshëm që e humbën jetën nga orteku i borës në vitin 1956, e të cilët janë strumbullar i vërtetë i cili e zbukuron të tanishmen tonë. T'i rikujtojmë ndërtimtarët tanë të cilët në aksionin "Mavrova-48" thanë: "nuk kemi makina të mjaftueshme, por kemi diçka tjetër, kemi zemër dhe dëshirë të fortë për ta ndërtuar atdheun tonë, e kjo është më e fuqishme se çdo makinë".

Lexo më shumë

VOTOHET REZOLUTA PER MAQEDONINE 8.4.13...



E hënë, 8 prill 2013

VOTOHET REZOLUTA PËR MAQEDONINË

Sot pasdite, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në mbledhjen e tij të rregullt në Parlamentin Evropian në Bruksel, do të votojë Rezolutën për Republikën e Maqedonisë

Lexo më shumë

NJEZET VJET NGA ANETARESIMI I MAQEDONISE NE KB 8.4.13...



E hënë, 8 prill 2013

NJËZET VJET NGA ANËTARËSIMI I MAQEDONISË NË KB

Më 8 prill 1993 Republika e Maqedonisë u bë anëtare e 181 e Kombeve të Bashkuara. Sot kjo organizatë botërore, me seli në Njujork, numëron 193 vende-anëtare.

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME PRESIDENTIN E SERBISE TOMI...



E martë, 2 prill 2013, Beograd

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME PRESIDENTIN E SERBISË TOMISLLAV NIKOLIQ

Edhe njëherë u vërtetuan marrëdhëniet miqësore dhe përkrahja e ndërsjellë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë në takimin e sotëm ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe Presidenti i Serbisë, z.Tomisllav Nikoliq. Të dy palët diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet në vigjilje të datës së pritur për fillimin e negociatave me BE-në, për çështjen e emrit, por edhe për kontestin e kishës ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë dhe mundësitë për tejkalimin e tyre. 

Lexo më shumë

ROLI I KOMISIONEVE PER CESHTJE EVROPIANE LIDHUR ME REALIZIM...



E hënë, 25 mars 2013, Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina

ROLI I KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE LIDHUR ME REALIZIMIN E KRITEREVE PËR ANËTARËSIMIN NË BASHKIMIN EVROPIAN

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Hajrulla Misini mori pjesë në Konferencën e shtatë të komisioneve parlamentare për çështje evropiane të vendeve të cilat marrin pjesë në Procesin për Stabilizim dhe Asociim të Evropës Juglindore (KOSAP), që u mbajt në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lexo më shumë

TAKIMI I DEPUTETIT HAJRULLA MISINI ME SH.T. SAID SADEG MUHA...



E enjte, 7 mars 2013

TAKIMI I DEPUTETIT HAJRULLA MISINI ME SH.T. SAID SADEG MUHAMADI

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Islamike të Iranit, z.Hajrulla Misini, realizoi takim me SH.T. Said Sadeg Mohamadi, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë

Lexo më shumë

DITA E DYTE E VIZITES ZYRTARE TE Z.TRAJKO VELJANOSKI NE IND...



E mërkurë, 6 mars 2013, Indi

DITA E DYTË E VIZITËS ZYRTARE TË DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TË UDHËHEQUR NGA KRYETARI, Z.TRAJKO VELJANOSKI, NË INDI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në kuadër të vizitës zyrtare në Indi, u takua me kryetaren e Dhomës së ulët të Parlamentit të Indisë, znj.Mira Kumar. Në fillim të këtij takimi të përzemërt dhe miqësor të dyja palët potencuan rëndësinë e madhe historike të vizitës së delegacionit maqedonas në Indi

Lexo më shumë

SEANCE PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN 11.3.13...



E hënë, 11 mars 2013

SEANCË PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian prej 11 deri më 14 mars do të mbajë seancë plenare në Strasburg, në të cilën me rastin e 8 marsit të kaluar – Dita ndërkombëtare e gruas, do të bëhet fjalë për investim në trajnime të vendeve të punës dhe sipërmarrje të grave, për stereotipat gjinorë në Bashkimin Evropian dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në Afrikën Veriore

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI SOLEMNISHT DO TA HAPE MEMORIALIN E 50-T...



E enjte, 28 shkurt 2013

KRYETARI VELJANOSKI SOLEMNISHT DO TA HAPË MEMORIALIN E 50-TË TË MAVROVËS NË SPORTIN E SKIVE NORDIKE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, më 1 mars 2013, si organizues i manifestimit, solemnisht do ta hapë  Memorialin e 50-të jubilar të Mavrovës në sportin e skive nordike.

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZNJ.KORIN VORTMAN KOOL 13....



E mërkurë, 13 shkurt 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E EURODEPUTETËVE, PËRFAQËSUES TË PARTISË POPULLORE EVROPIANE, NË KRYE ME NËNKRYETAREN ZNJ.KORIN VORTMAN KOOL

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve të Partisë Popullore Evropiane dhe i informoi për gjendjen e përgjithshme politike në Republikën e Maqedonisë. 

Lexo më shumë
1...151617...19                    
Click