Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E premte, 16 tetor 2015 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NE KONFERENCËN E 7-TË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot në Budapest mori pjesë në Konferencën e shtatë të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të kryetarit të Asamblesë nacionale të Hungarisë, z. Llasllo Kover. 

Në kuadër të Konferencës, kryetari Veljanoski mbajti fjalim në sesionin e parë me temë:  Evropa juglindore në rrugën drejt BE-së", e në sesionin e dytë ishte bashkëkryesues bashkë me nikoqirin e Konferencës, z. Llasllo Kover mbajti fjalim me temë: "Sfidat aktuale të sigurisë në Evropën juglindore - zgjidhjet e mundshme" 

Gjatë konferencës kryetari Veljanoski realizoi takim bilateral me z. Llasllo Kover, ku bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe qëndrime në lidhje me krizën aktuale të migrimit, e cila përbën një problem të madh për të dyja shtetet. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se kjo krizë në të ardhmen mund të eskalojë në përmasa më të mëdha, se ajo është problem i përbashkët dhe përbën rrezik për BE-në në tërësi dhe se zgjidhja për ballafaqim me këtë problem duhet të gjendet në bashkërisht dhe sa më shpejtë. 

Në takim u potencua edhe mbështetja e Hungarisë për fillimin sa më të shpejtë të negociatave të RM-së me BE-në, si dhe anëtarësimi i merituar në NATO. 

Pas përfundimit të Konferencës, të pranishmit patën rastin të këmbejnë mendime për ngjarjet aktuale në shtetet si dhe për rëndësinë e llojit të tillë të ngjarjeve me të cilat avancohet bashkëpunimi rajonal. 

Gjithashtu, u diskutua edhe për rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe mënyrat e mundshme për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve nga rajoni në të gjitha nivelet. 

Takimet e tilla janë mundësi për nxitje plotësuese për ndihmën dhe mbështetjen e ndërsjellë, veçanërisht në lidhje me anëtarësinë në BE dhe NATO, me këmbim reciprok të përvojave në lidhje me harmonizimin me legjislacionin evropian dhe arritjen e standardeve të Aleancës. 

Në Konferencën e sotme të shtatë të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Budapest, morën pjesë edhe delegacionet nga Republika e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë. 

 
a

Na ndiqni në: