Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E premte, 10 qershor 2016, Sofje 

Takim i kryetari Veljanoski me kryetaren e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, znj. Cecka Caçeva 

Në kornizat e Sesionit të Tretë Plenar të Asamblesë Parlamentare të PBEJL-së, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim bilateral me kryetaren e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, znj. Cecka Caçeva.  

Në fillim, kryetarja e Kuvendit Nacional e falënderoi për ftesën e pranuar për pjesëmarrje në sesionin e Asamblesë Parlamentare të PBEJL-së, që paraqet një mundësi për shkëmbimin e mendimeve në lidhje me stabilitetin, procesin e integrimeve evropiane dhe krizën e refugjatëve në rajon. 

Gjatë takimit, znj. Caçeva e njoftoi kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, për punën e Kuvendit dhe për ngjarjet aktuale në Bullgari. 

Kryetari Veljanoski falënderoi për ftesën për pjesëmarrje dhe theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë me rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe integrimin e shpejtë të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin

Evropian, që është me interes të ndërsjellë për të dyja vendet. Gjithashtu, kryetari Veljanoski e njoftoi znj. Caçeva me ngjarjet aktuale në vend, si në planin politik, ashtu edhe në planin ekonomik dhe social. 

Në lidhje me ngjarjet politike në Republikën e Maqedonisë, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mospajtimet duhet palët t'i zgjidhin në mënyrë të përbashkët dhe me ndihmën e dialogut konstruktiv.

Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë shpreson se Republika e Maqedonisë sa më shpejtë do ta tejkalojë krizën politike duke e realizuar Marrëveshjen Politike të Përzhinos. 

Në fund të takimit, kryetari Veljanoski i bëri ftesë të hapur kryetares së Kuvendit Nacional të Bullgarisë që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. 

 
a

Na ndiqni në: