Udhëheqja parlamentare

E martë, 7 qershor 2016 

Takim i kryetarit Veljanoski me ambasadoren e sapoemëruar të Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, SH.S. Sibil Zuter Tehada 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim të parë me ambasadoren e sapoemëruar të Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, SH.S. Sibil Zuter Tehada.

Kryetari Veljanoski i uroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme znj. Zuter Tehada gjatë kohës së mandatit të saj në Republikën e Maqedonisë. 

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit biseduan për mbështetjen e Zvicrës ndaj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përmes projektit "Mbështetja për themelimin dhe zhvillimin e Institutit Parlamentar", funksionimi i të cilit kontribuon në zhvillimin e kapaciteteve parlamentare. 

Kryetari Veljanoski e theksoi bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm me ambasadën zvicerane dhe shprehi gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve tjera që janë me interes për zhvillimin e punës parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadorja e sapoemëruar iu falënderua për pranimin dhe transparencën e shprehur për thellimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
Click