Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E martë, 6 shtator 2016

Takim i kryetarit Veljanoski me ambasadorin e sapoemëruar italian, Sh.T. Karlo Romeo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë, Sh.T. Karlo Romeo. Kryetari Veljanoski i uroi mirëseardhje ambasadorit të ri dhe i uroi punë të suksesshme gjatë mandatit të tij.

Ambasadori italian e falënderoi për takimin e sotëm dhe theksoi se ndjehet i nderuar që e përfaqëson vendin e tij në Maqedoni, duke shpresuar në një bashkëpunim të suksesshëm të ardhshëm.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia dhe Italia ndajnë lidhje të rëndësishme të përbashkëta. Në takim u bisedua për gjendjen politike aktuale në Maqedoni, sfidat e rëndësishme me të cilat ballafaqohet dhe aspiratat e ardhshme. Ambasadori italian, z. Romeo, potencoi se vendi i tij është mbështetës i madh i Maqedonisë në rrugën e saj drejt proceseve integruese euroatlantike.

Kryetari Veljanoski e informoi ambasadorin për dy vizitat e tij në Romë që u realizuan gjatë këtij viti, e të cilat ishin me rastin e shënimit të festës së mësuesve mbarësllavë, shenjtorët Kirili dhe Metodi.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen të dyja vendet në aspekt të krizës së emigrantëve. Në takim, gjithashtu, u bisedua për bashkëpunim të mundshëm të ardhshëm në më tepër sfera.   

 

 
a

Na ndiqni në: