Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 31 gusht 2016, Varshavë 

Takime bilaterale të kryetarit Veljanoski gjatë kohës së Mbledhjes Parlamentare të vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore 

Në margjinat e Mbledhjes Parlamentare të vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore që u mbajt në Varshavë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi më tepër takime bilaterale me kryetarët e parlamenteve të cilët morën pjesë në mbledhje. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me kryetarin e Senatit të Republikës së Polonisë, z. Stanisllav Karzhevski. Kryetari Veljanoski falënderoi për ftesën dhe e përshëndeti këtë iniciativë për mbajtjen e mbledhjes në nivel të kryetarëve të parlamenteve të Evropës Lindore dhe Qendrore. Gjatë kohës së takimit, bashkëbiseduesit biseduan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian, por edhe Evropa në tërësi. Nikoqiri, z. Stanisllav Karzhevski, theksoi se duke i vështruar ndryshimet që ndodhin në Bashkimin Evropian, para se gjithash, vendimi i Britanisë së Madhe ta lëshojë Bashkimin Evropian, më tutje kriza e emigrantëve dhe sulmet terroriste, luftërat në Ukrainë dhe Siri, e imponuan nevojën për bisedë ndërmjet vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të cilat pretendojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian. Republika e Polonisë konsideron se Bashkimi Evropian duhet të zhvillohet si organizatë e vendeve sovrane që në mënyrë solidare do të bashkëpunojnë dhe do të mbështeten. Nikoqiri informoi se tema dhe data e mbajtjes së kësaj mbledhjeje është zgjedhur me rastin e 36-vjetorit të formimit të shoqatës Solidariteti, shoqatë e cila e fitoi komunizmin dhe Poloninë e solli në demokraci. 

Kryetari i Senatit të Polonisë shprehi ngushëllime për viktimat nga vërshimet katastrofale që e përfshinë Shkupin më 6 gusht të këtij viti.

Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë e vlerëson qëndrimin parimor të Republikës së Polonisë ndaj politikës së dyerve të hapura për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Qëndrim, të cilin në një zë e flasin edhe shtetet tjera që i takojnë Grupit të Vishegradit.

Përveç me kryetarin e Senatit të Republikës së Polonisë, kryetari Veljanoski realizoi takim edhe me kryetarin e Sejmit të Republikës së Polonisë, z. Marek Kuhçinjski.

Gjatë kohës së takimit me kryetarët e parlamenteve të Evropës Lindore dhe Qendrore, ai theksoi se Bashkimi Evropian kalon nëpër krizën më të madhe deri më tani dhe pastaj zhduket vetëbesimi në ballafaqimin me të.

Nevojitet të gjenden zgjidhjet të cilat do të sjellin rilindje të parimeve mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian, parimeve të cilat në kohë të fundit janë vënë në pikëpyetje. Përveç kësaj, ai sugjeroi konceptin e bashkëpunimit të njëjtëve me të njëjtët, të lirëve me shtetet e lira solidare.

Gjatë kohës së takimit me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Darko Pajoviq, u bisedua për gjendjen aktuale në të dyja vendet. Z. Darko Pajoviq, e njoftoi kryetarin Veljanoski me situatën politike në Mal të Zi, me ç'rast theksoi se në periudhën që vjen do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe modeli i përgatitjes dhe zbatimit të tyre.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ka hapësirë për intensifikimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve në planin parlamentar, ashtu edhe në planin ekonomik. Kryetari Veljanoski e njoftoi kolegun e tij malazias për ngjarjet aktuale në Maqedoni dhe bëri ftesë të hapur për vizitë të delegacionit të lartë parlamentar të Malit të Zi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në margjinat e Mbledhjes, kryetari Veljanoski realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, z. Ismail Karaman. Kryetari i parlamentit turk shprehi ngushëllime për viktimat nga vërshimet që e përfshinë rajonin e Shkupit dhe i uroi shërim nga lëndimet dhe rregullim të dëmeve. Kryetari Veljanoski falënderoi për ndihmën në të gjitha format që Turqia mike ia dhuroi Maqedonisë. Në takim, bashkëbiseduesit biseduan për ngjarjet politike aktuale në të dyja vendet, me ç'rast u theksua se edhe të dyja vendet u japin mbështetje reciproke pushteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike. Kryetari turk i parlamentit bëri ftesë të hapur për kolegun e tij maqedonas për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.     

Click