Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E shtunë, 11 qershor 2016, Sofje 

Takime bilaterale të kryetarit Veljanoski gjatë kohës së Sesionit të Tretë të AP-së së PBEJL-së

Në kornizat e Sesionit të Tretë Plenar të Asamblesë Parlamentare të PBEJL-së, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takime bilaterale me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe me kryetarin e Kuvendit Nacional të Sllovenisë, z. Millan Bërglezh. 

Në takimin me kryetarin e Kuvendit Nacional të Sllovenisë, kryetari Veljanoski e njoftoi kolegun e tij me gjendjen aktuale në vend dhe e falënderoi për mbështetjen që Sllovenia ia jep Republikës së Maqedonisë në lidhje me integrimin euroatlantik të vendit. 

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, e theksoi ballafaqimin e suksesshëm të Republikës së Maqedonisë me krizën e refugjatëve dhe ndalimin e valës së refugjatëve nga ana e Maqedonisë, që është ndihmë e madhe për Slloveninë.

Në fund të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e ftoi kryetarin Bërglezh ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.

Në margjinat e sesionit plenar, kryetari Veljanoski, gjithashtu, realizoi takim bilateral me z. Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale në të dyja vendet, si dhe për mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës rrugore që i lidh të dyja vendet dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. 

Kryetari Veljanoski theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë qëndron në dispozicion në lidhje me ndarjen e përvojave në procesin eurointegrues. 

 
a

Na ndiqni në: