Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E enjte, 4 janar 2016 

Takimet e kryetarit Veljanoski në Uashington 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në Uashington u takua me kryetarin e NDI-së, z. Kenet Vollak dhe kryetarin e IRI-t, z. Mark Grin. 

Në takimin me kryetarin e NDI-së, z. Kenet Vollak u shpreh kënaqësi nga të dy bashkëbiseduesit për bashkëpunim të suksesshëm shumëvjeçar që e kanë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe NDI-ja. 

Kryetari Veljanski ia falënderua IND-së për pjesëmarrjen aktive në avancimin e bashkëpunimit parlamentar përmes inicimit dhe realizimit të projekteve të shumta në Kuvend, ndër të cilat është edhe hapja e Institutit parlamentar. 

Kryetari i NDI-së, z. Vollak, shprehu kënaqësi që Instituti Parlamentar është pranuar pozitivisht nga ana e strukturave politike në Kuvend dhe suksesshëm e kryen punën e vet.  Ai, gjithashtu, theksoi se NDI-ja do të mbetet e hapur për projekte dhe bashkëpunim të ardhshëm me Kuvendin. 

Në takimin u bisedua edhe për gjendjen momentale në shtet, me ç'rast kryetari Veljanoski theksoi se është veçanërisht e rëndësishme të realizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me çka do të zbatohet marrëveshja politike e arritur ndërmjet partive politike. 

Kryetari Vlejanoski theksoi se për ballafaqim me krizën e imigrantëve me të cilën përballet Republika e Maqedonisë, por edhe gjithë Evropa, nevojitet të kemi qeveri stabile e cila do të mund t'i përgjigjet sfidës. Për ato shkaqe duhet të realizohen zgjedhjet në afatet e parakohshme, sepse pritet rritje e numrit të refugjatëve në periudhën e ardhshme. 

Z. Vollak potencoi se e ndjekin situatën në Republikën e Maqedonisë dhe se konsiderojnë se Kuvendi duhet të ketë rol të rëndësishëm në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura politike dhe zgjidhjen e problemeve, sepse debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se përmes Parlamentit pasqyrohet situata politike në një shtet.  

Kryetari Veljanoski shprehu bindje se edhe kësaj here, si shumë herë gjer më tani, partitë politike në Republikën e Maqedonisë do të gjejnë mënyrë dhe durim për ta tejkaluar dhe edhe këtë situatë. 

Kryetari Veljanoski në takimin me kryetarin e IRI, z. Mark Grin, e informoi bashkëbiseduesin për interesat dhe prioritetet e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme dhe punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Bashkëbiseduesit e theksuan bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm. Kryetari Veljanoski theksoi se anketat të cilat i realizon IRI në Maqedoni respektohen dhe konsiderohen si burim relevant i të dhënave për mendimin publik. 

Kryetari i IRI-t, z. Grin, theksoi se IRI është i interesuar për bashkëpunim të ardhshëm dhe është i hapur për këmbim të ideve për projekte të reja të fuqishme në Republikën e Maqedonisë. Ai theksoi se IRI gjithmonë e inkurajon Qeverinë e SHBA-së për të ndihmuar vendet të cilat kanë probleme siç është problemi me krizën e refugjatëve në Maqedoni. Z. Grin theksoi se problemi më i madh me këtë krizë të imigrantëve është se askush nuk e priste këtë krizë dhe prandaj është vështirë të gjendet zgjidhje shpejt. 

Në kuadër të aktiviteteve të cilat kryetari Veljanoski i ka gjatë vizitës në SHBA, ishte edhe takimi me kryetarin e Diasporës së bashkuar maqedonase, z. Meto Kolloski, ku ishin të pranishëm edhe nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Renata Deskoska dhe deputeti, z. Pavle Sazdov. 

Bashkëbiseduesit e shfrytëzuan këtë rast për t'i këmbyer mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje në interes të mërgimtarëve tanë. 

 
a

Na ndiqni në: