Udhëheqja parlamentare

E premte, 4 dhjetor 2015

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E DHOMËS SË DEPUTETËVE TË PARLAMENTIT TË ÇEKISË, Z.  JAN HAMAÇEK 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Veljanoski sot u takua me kryetarin e Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë, z.  Jan Hamaçek. Në fillim kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi nga takimi dhe njëkohësisht theksoi se takimet e tilla paraqesin vërtetim për marrëdhëniet e mira bilaterale që i kultivojnë Republika e Maqedonisë dhe Republika e Çekisë. Kryetari Veljanoski e theksoi bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyeshëm parlamentar ndërmjet të dyja vendeve ku punohet vazhdimisht, si dhe bashkëpunimin e suksesshëm të cilin e ka me Ambasadën e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë. 

Kryetari Veljanoski u falënderua për politikën principiele për mbështetjen e fuqishme të cilën e zhvillon Republika e Çekisë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai edhe njëherë theksoi se, sa i përket eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë, ka konsensus të plotë politik dhe përqindje të madhe të qytetarëve e mbështesin këtë përcaktim strategjik. 

Kryetari i Dhomës së deputetëve të Republikës së Çekisë, z. Hamaçek duke u falënderuar për mirëpritjen, theksoi se kjo vizitë zyrtare e Republikës së Maqedonisë paraqet mundësi të shkëlqyeshme për përforcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve.  Kryetari Hamaçek e vërtetoi mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë në lidhje me integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Gjithashtu, kryetari Hamaçek theksoi se kjo vizitë paraqet mundësi për të diskutuar për krizën e migrimit dhe shprehu gatishmëri që Republika e Çekisë të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë. 

Në kontekst të krizës migruese aktuale, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë bën përpjekje të mëdha, mjete materiale dhe resurse njerëzore për të siguruar trajtim humanitar të refugjatëve, njëkohësisht duke i respektuar standardet dhe principet ndërkombëtare. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se kriza e refugjatëve paraqet krizë humanitare, por njëkohësisht edhe çështje e sigurisë që mund të zgjidhet vetëm me angazhimin e plotë, si dhe të BE-së dhe institucionet e saj, ashtu edhe të çdo anëtare të veçantë. 

Në takimin u diskutua edhe për ngjarjet aktuale në të dyja vendet, puna dhe aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe u shpreh transparencë dhe gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet bashkërisht të punojnë edhe në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve. 

Kryetari i Dhomës së deputetëve të Republikës së Çekisë, z. Jan Hamaçek sot është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë në shoqërim të nënkryetarit të Dhomës së deputetëve të parlamentit të Republikës së Çekisë, z. Jan Bartoshek dhe deputetët: z. Lladisllav Velebni, z. Zdenek Soukup, z. Pavel Kovaçik, z. Rom Kostrica, z. Marek Benda dhe z. Marek Çernok.  
Click