Udhëheqja parlamentare

E martë, 16 janar 2016 

Takimi i kryetarit Veljanoski me referuesit e Komisionit për Respektimin e Obligimeve dhe Angazhimeve të Vendeve Anëtare të Këshillit të Evropës 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. u takua me referuesit e Komisionit për Respektimin e Obligimeve dhe Angazhimeve të Vendeve Anëtare të Këshillit të Evropës. 

Në takimi ishin të pranishëm deputetët, znj. Lise Kristofersen dhe z.  Valeriu Gileçi, si përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe z.  Aleksandar Nikolloski, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës.   

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski u dëshiroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme gjatë qëndrimit të tyre.  Ai e shprehu respektin e tij ndaj punës së Këshillit të Evropës dhe theksoi se i jep mbështetje të madhe delegacionit parlamentar në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale në vend, kryetari Veljanoski i informoi përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për vendimin e miratuar për shpërndarjen e Parlamentit, që është si rezultat i Marrëveshjes politike për dalje nga kriza politike.  Kryetari Veljanoski informoi se vendimi për shpërndarjen është miratuar me shumicë votash nga ana e Kuvendit dhe do të zbatohet nga 24 shkurti. 

Raportuesit treguan interes për atë se çfarë ndikimi do të ketë vlerësimi i BE-së i cili pritet të publikohet së shpejti dhe çfarë hapa do të ndërmerren nëse ai vlerësim është negativ në lidhje me gatishmërinë e shtetit për mbajtjen e zgjedhjeve të drejtave dhe demokratike dhe e njëjta tregon prolongim të datës së mbajtjes së zgjedhjeve. 

Kryetari Veljanoski shprehu bindje se vlerësimi i BE-së do të zbatohet në mënyrë adekuate nga ana e katër liderëve të partive më të mëdha politike dhe pritet përmbushja e marrëveshjes së liderëve politikë, e me atë edhe mbajtja e zgjedhjeve në datën për të cilën kanë rënë në ujdi.  Ai theksoi se qëllimi kryesor është mbajtja e zgjedhjeve të rregullta dhe të drejta me pjesëmarrje të të gjitha subjekteve politike në vend.  

Gjithashtu, theksoi rëndësinë e dhomës legjislative në proceset demokratike dhe konsideron se mospërfshirja e tij në negociatat për dalje nga kriza u tregua si mungesë. Gjithashtu, ato u interesuan për realizimin e marrëveshjes së Përzhinos nga ana e Kuvendit, njëkohësisht duke potencuar kritikat e opozitës për realizim të pjesshëm të saj. 

Kryetari Veljanoski arsyetoi se obligimet e dalë nga marrëveshja, e që kanë të bëjnë me Kuvendin, janë realizuar edhe krahas lëshimeve të caktuara në lidhje me afatet. 

Kryteari Veljanoski theksoi se sfidë plotësuese për vendin dhe për Evropën është kriza e refugjatëve, për të cilën besohet se me përpjekje të përbashkëta me BE-në, do të arrijmë të ballafaqohemi. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë, e cila synon në integrim të plotë në institucionet evropiane, do ta respektojë çdo vendim të Komisionit Evropian, i cili nuk është në dëm të shtetit.  

Click