Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 3 shkurt 2016 

Takimi i kryetarit Veljanoski në kuadër të vizitës së SHBA-së 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, i cili qëndron në Uashington, ku do të marrë pjesë në Lutjen e 64-të të mëngjesit, realizua takim me disa anëtarë të Kongresit të SHBA-së. 

Në takimin me kongresistin z. Bill Paskrell, u shpreh kënaqësi për miqësinë shumëvjeçare të cilën kongresisti e kultivon me Republikën e Maqedonisë dhe e cila do të vazhdojë në të ardhmen. Kongresisti Paskrell e shprehu përkushtimin e tij dhe mbështetjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim sa më të shpejtë në aleancën e NATO-s. 

Ai shprehu interes për gjendjen politike momentale në Republikën e Maqedonisë.  Kryetari Veljanoski e informoi krizën politike me të cilën ballafaqohet shteti ynë në periudhën e kaluar dhe për marrëveshjen e arritur politike ndërmjet partive. 

Gjithashtu, z. Veljanoski theksoi se për Maqedoninë është veçanërisht e rëndësishme të realizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse populli është gjykatës më i mirë, ndërsa vendimin e tij duhet ta respektojnë të gjithë. 

Një nga temat ishte kriza e migrimit dhe pasojat të cilat dalin nga ajo. Kongresisti Paskrell theksoi se nuk është hera e parë që populli maqedonas të ballafaqohet me problem të tillë në territorin e vet dhe se në të kaluarën, gjatë vizitës në Republikën e Maqedonisë, ka qenë vetë dëshmitarë për vullnetin e mirë të maqedonasve për t'i ndihmuar tjetrit kur i nevojitet më shumë. 

Në fund të takimit, kryetari Veljanoski i bëri ftesë kongresistit Paskrell që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, me ç'rast do të ketë mundësi që më afërsisht të informohet për ngjarjet aktuale në shtet. 

Kryetari Veljanoski u takua edhe me kongresistin, znj. Kendis Miler, e cila është kryesuese e Grupit të Kongresit për miqësi me Republikën e Maqedonisë. 

Ajo në fillim të takimit theksoi se vjen nga sfera ku jetojnë numër i konsiderueshëm i Maqedonasve dhe mund të konstatojë se bëhet fjalë për njerëz shumë shpirtmirë, të integruar mirë dhe të përfshirë në numër më të madh të ngjarjeve bamirëse.

Si mik i madh i Republikës së Maqedonisë, znj. Miler e potencoi angazhimin e vet për t'i ndihmuar shtetit tonë për t'u bërë anëtare e NATO-së. Për atë qëllim, në Kongresin është ngritur iniciativë për miratimin e Rezolutës për aderim të Maqedonisë në NATO dhe tani për tani e mbështesin 35 kongresistë. 

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga SHBA-ja, që është mik i yni i dëshmuar dhe shfaqi shpresë se në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Varshavë këtë vit, SHBA-ja do të ndihmojë përsëri të hapet çështja për zgjerimin e Aleancës. 

Kryetari Veljanoski edhe njëherë potencoi se anëtarësia e Maqedonisë në NATO është prioritet numër një për shtetin, ndërsa do të sigurojë stabilitet në gjithë rajonin, e kjo është me rëndësi për gjithë Evropën. Ai shtoi se Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha obligimeve të nevojshme ndaj NATO-s dhe mbetet e hapur për bisedim dhe zgjidhje të problemit i cili e bllokon integrimin e RM-së, ky është kontesti për emrin tonë kushtetues, të imponuar nga fqinji ynë jugor. 

Në takimin e kryetarit Veljanoski me kryesuesin e Komitetit për Partneritet Demokratik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, z. Piter Roskam, u shpreh kënaqësi nga bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm i Komitetit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Bashkëbiseduesit biseduesin edhe për problemet aktuale me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë, por edhe Evropa, në lidhje me krizën e imigrantëve.  Kryetari Veljanoski theksoi se pret që këtë pranverë të ketë rritje të valës së refugjatëve. Andaj, BE-ja dëshiron që sa më shpejtë të zgjidhet kriza politike në Republikën e Maqedonisë me realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e me atë të fitohet qeveri e cila do të mund të punojë me përkushtim në ballafaqimin me sfidat dhe rreziqet të cilat i sjell kriza e imigrantëve. 

Deri në këtë çast imigrantët e shfrytëzojnë Republikën e Maqedonisë si zonë e transitit për të kaluar në vendet e Evropës Perëndimore, por nëse vjen deri te mbyllja e kufijve të tyre, atëherë Republika e Maqedonisë dhe vendet nga rajoni do të ballafaqohen me problem serioz.  Bashkëbiseduesit konstatuan se ekziston mundësi nga infiltrimi  i terroristëve në grupet e refugjatëve të cilat janë rrezik si për Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe për gjithë Evropën. 

Në takimin e sotëm, kongresisti Roskam e informoi kryetarin Veljanoski se nuk ka interes nga disa kongresistë për ta vizituar Maqedoninë me çka në mënyrë plotësuese do të avancohen raportet ndërmjet Kuvendit të RM-së dhe Kongresit të SHBA-së. 

Kryetari Veljanoski u takua edhe me bashkëkryesuesin e Komitetit për Partnerit Demokratik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, z.  Dejvid Prajs, ku u theksua bashkëpunimi i suksesshëm afatgjatë dhe u shpreh transparencë për avancimin e atij bashkëpunimi në të ardhmen. 

Bashkëbisedimet diskutuan për gjendjen politike momentale në Republikën e Maqedonisë, si dhe për sfidat të cilat me vete i sjell kriza e imigrantëve. 

Në kuadër të aktiviteteve të sotme, kryetari Veljanoski u takua edhe me ish-senatorin Xhim DeMint, i cili është kryetar i Fondacionit Herithixh. 

Në takimin ishin të pranishëm përfaqësuesit e Fondacionit të cilat u interesuan për gjendjet në Republikën e Maqedonisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet. 

Z. DeMint shprehu kënaqësi që Republika e Maqedonisë çdo vit ka indeks më të lartë të lirisë ekonomike. Kryetari Veljanoski theksoi se prosperiteti ekonomik i shtetit është prioritet kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e cila vazhdimisht bën përpjekje për përmirësimin e klimës ekonomike, tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe uljen e papunësisë. Andaj, edhe krahas krizës politike, Republika e Maqedonisë ka progres të mirë ekonomik i cili do të jetë ende më i madh nëse e njëjta tejkalohet më shpejt dhe stabilizohen gjendjet në shtet. 

Të pranishmit e potencuan edhe ndikimin negativ që e ka kriza e imigrimit mbi ekonominë e Republikës së Maqedonisë dhe problemet e mundshme nëse vjen deri te eskalimi i tij. 

Në takimin, kryetari Veljanoski, edhe njëherë, vërtetoi se anëtarësimi në NATO është prioritet më i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, ndërsa z. DeMint potencoi se Fondacioni Heritixh edhe në të ardhmen do ta mbështesë shtetin tonë në realizimin e qëllimeve të saj strategjike. 

Click